top of page

Pёrrenjasi njё qytet i vogёl


Pёrrenjasi njё qytet i vogёl, por ka njё natyrё tё kёndshme….

…………………………NGA SPASSE THANASI

Kёtu rruga gjarpёron nё luginёn e fushёs dhe nё lartёsitё e maleve shkёmbore….Pamja ka ngjyrёn e dritёs vezulluese dhe ndjenja e thellё e paqes ёshtё e pranishme nё natyrёn e bukur.Doktori Muhamet KADIA, njё mjek i pasionuar dhe shumё praktik, e ndёrtoi SPITALIN rrёzё kodrёs sё qytetit dhe shpesh herё thoshte : -“ Kёtu gjysmёn e sёmundjes e shёrojnё pishat ! ”…

Kёtu u fashitёn rrahjet e zemrave nё minierat e ndjenjave. Vizitorёt e parё “pёrkёdhelin” imagjinatёn e mendjes duke u “zhytur” nё njё masё vetmie brenda vetes . Punёtorёt e dashurisё heshtin me ngadhnjimin e shpirtit Kujtimet janё veshur me njё aurelё shenjtёrie dhe mbi njё faqe mali kapin konture tё fiksuara qartё nё miniaturё. Rituali i Kishёs ёshtё njё mjeshtёri e vecantё e KRISTOS qё i hap qirinjtё e thurur me forma tё ndryshme dhe con tek njerёzit bekim e dashuri shenjtёrore. Vitet nё gjimnaz kanё plot ёndrra dhe nё qiellin e pastёr e tё shёndetshёm, rrezatojnё shkencё, art dhe forcё njerezore… Tё gjitha janё vite, qё s’duhen lenё tё heshtin !...

Kemi njё “pasuri kujtimesh e mbresash” si pasqyrё e dekadave tё lulёzimit tё jetёs intelektuale tё qytetit. Janё 55 vjet tё jetёs sё banorёve qё kanё shumё per tё treguar. Duhet dikush ta marё pёrsipёr kёtё detyrё tё vёshtirё pёr tё dhenё prologun e simbolit “minerar”, qё dallon shumё nga qytetet e Zonat e tjera minerare tё vendit tonё…

DUKE KALUAR FUSHЁS SЁ DOMOSDOVЁS

Nё tё dalё tё QUKЁSIT, pasi kalon disa gryka tё ngushta shpaloset pёrpara FUSHA E DOMOSDOVES, e cila fillon me Pёrrenjasin-Fshat dhe valёzon rrёzё qytetit deri nё lartёsinё e Qafё Thanёs. I entuzizmuar nga pamja dhe shtrirja e kёsaj fushe nё njё nga tregimet e tij tё hershme shkrimtari Dhimitёr S.SHUTERIQI do tё shkruante si njё thirrrje solemne njerёzore se : “ Ata qё s’e kanё parё atё fushё tё mos e lenё pa e parё, se ёshtё njё nga fushat mё tё bukura tё Shqipёrisё. Ёshtё si njё pllajё jo aq e madhe, e rrethuar prej malesh tё larta tё gjelbёruara dhe disa tё pёrhirta dhe shkёmbore…”

E bukura e Fushёs sё Domosdovёs qendron jo vetёm te arat e misrit e tё grurit, por edhe nё ato shelgjishtet nёn tё cilat rrjedhin ose burojnё nё mёnyrё tё padukshme ujёra tё kristalta. Rrёzё maleve zbardhojnё shtёpitё e disa fshatrave po kaq tё populluara e tё bukura si tё fushёs sё argjendtё. Rruga nacionale kombёtare TIRANE – KORCE, qё kalon mes pёr mes regjionit veri - lindor tё qytetit tё Pёrrenjasit, e ndan Fushёn e Domosdovёs nё dy pjesё bujqёsore duke krijuar njё formacion natyror tepёr elegant pёr punёn e fermerёve pёr aktivitetet nё lavazhe, lokale sherbimi dhe ndёrtimet e panumёrta tё banesave tё reja me modele tё kohёs qё popullojnё Zonёn prej rreth 20 mijё banorёsh. Edhe kjo pamje krijon pёr cdo kalimtar njё imazh poetik tepёr relaksues nёn rrezatimin e Fushёs nga ngjyrat humusore tё pllajave aq prodhimtare tё shoqeruara me kёngёt e baladave e tё legjendave tё historisё. Monumenti i Skёnderbeut nё kodrinёn e butё tё kёsaj fushe, si njё simbol i luftёs sё Torviollit (sic ёshtё quajtur kjo pllajё fushore nё kohёn osmane ) ёshtё gjithashtu njё fletё luftarake” e bukur qё vjen prej thellёsisё sё shekujve dhe i jep krejt zonёs sё Domosdovёs, vendin e njё historiku tё vecantё qё meriton vemendje e nderim. “Shkalla e Skёndёrbeut” nё pllajat malore tё fshatit SKЁNDERBE, me simbolin e shkembit tё carё nga shpata luftarake e heroit tonё kombёtar, ёshtё gjithashtu njё emёr dhe njё vend qё e ka zgjedhur vetё natyra bujare e kёsaj Zone….

OBELISKU “ ODESA” NЁ QAFЁ THANЁ

Udhёtimi pёrmes Fushёs sё Domosdovёs tё ngjit nё majё tё lartёsive tё Qafё Thanёs, bile nё njё vend dominant ku ndihesh si nё njё cardhak ose ballkon me pamje piktoreske….

Vёshtrimi tё bёn kureshtar. Kompleksi i njё godine tё bukur tё bёn tё ndalosh pak, tё clodhesh nё ketё peizazh malor Maja e ndritshme e qafёmalit kёtu shikon bukur syrin e liqenit ?! Apo kaltёrsia e liqenit nuk ngopet dot me freskinё e peizazhit tё malit ?!...

Tё dyja ndjesit formojnё bukurinё !....Si pamje, si kёnaqёsi, si peizazh, si model pёr njё ambjent tё kujdesshёm pёr jetёn.

Cili poet nuk krijoi ketu mes njё hapёsire tё mrekullueshme natyre, kёngёn e diellit qё ndricon, apo edhe hijen poetike tё malit qё freskon !.

Cili shkrimtar nuk solli nё pёrshkrimin e vetё “ Tragjedinё e Nastradinit” kur ngjitej dhe zbriste nёpёr vargmalet e Qafё Thanёs !.

Se tё gjithё jemi nga pak “Nastradina” tё llojit tjetёr, qё nuk e kthejmё hapin kur shkelim nё majё dhe shikimi na “fluturon” rrёmbimthi nё njё hapёsirё tjetёr tё gjerё e tё pёrhumbur deri nё horizontin e ujrave e te maleve tё larta…Tё gjithё cuditё artistike janё mbledhur tek kjo “Qafё” dhe nё kёtё godinё me yje ndjenjash !...

Mes pamjesh tё freskёta mali dhe ambientesh tё bukura ndihesh gjithmonё i ngarkuar me ndjenja dhe emocione, por nё ketё rast ndjeshmёria ime pёrshkruese bёhet edhe mё tunduese , mё e justifikuar se nё 22 Ha tokё tё Qafё Thanёs ka 136 familje tё Zonёs sё Rrajcёs dhe tё Perrenjasit qё kanё tokёn e tyre dhe mund tё bёjnё mrekulli tё tjera ndёrtimore si “ODESA” e bukur qё e pёrfaqёson me dinjitet Kompania “KRISTAL”….Por edhe vargjet kёtu kanё refleksin e dritёs dhe madhёshtinё vezulluese tё yjeve….Vetё pamjet e ndёrtesёs turistike kanё yje pambarim qё ndrisin nёpёr kate !.

NDЁRTESA ME YJE….

Nё qafё tё malit

U lartёsua njё ndёrtesё

Do tё bёj emёr, sipas Tonit

Mrekulli, do tё mbetet nё kujtesё.


Ndёrtesё me yje

Rrezatim ngjyrash lidhur si nyje

Shohim sot nё Qafё Thanё

Qё shpёrndan bukur anemban !


Me ngjyrat e natyrёs

Veshur me ylberet e dritёs

Ngjet sot i madhёrishёm kompleksi

Nё fytyrё tё vjen i gjithё refleksi.



Plot dritё dhe yje

Ёshtё nё natyrё ky pallat

Projekt i berё me dije

E bёn “ODESЁN” me fat !.


Kёtu kalon Evropa

Turistё edhe nga Bota

Do tё flasin heshtur historitё

Me rrёfimet dhe bёmat e Nastradinit.



Brezat rresht do tё thonё

Ky ёshtё vendi perlё - autokton

Ndёr male u ndёrtuan pallate

Me yje qё ndrisin nёpёr kate !....


12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page