Sadullah ZEQIRI
KOSOVA
“…është gjaku im
që nuk falet…”
është gjaku i atyre
nën tokë
që nuk humbet
është gjaku yt
mbi tokë
që nuk shitet
është mirë ta dinë
të mos e harrojnë as ata
që po e qesin në pazar
(s.z.)
PЁLLUMBI I PAQES
… mendueshëm fluturon n’hava
degën e ullirit në sqep e mba’
mision të pamundur ka
të pajtojë vëllain me vëlla…!
Comments