Kënaqësi Që po thyhet çdo kufi Të Kombit të cunguar Coptuar e gjymtuar. Gëzojmë shokun e mikun Nga Jugu në Veri Nga Lindja n' Perëndim Ku pulson Gjaku ynë Shtrojmë sofrën e miqësisë Nderohet Drita e Dturisë.
Lashtësinë dhe urtësinë E rrënjëve kam marrë Dhe zjarrin në damar Të djeshmen e prindërve Të sotmen e fëmijëve Në udhën e gjatë. Të Kombit të lashtë.
Nderimin e parë Kush tokën me gjak E njomi e ndriti Në ballë plumbin priti.
Të dytin nderim Kush me gji i rriti Dëshmorin e Hero Shkelsit: Ndalo! Me gjoks e priti Ballin Shqipes ia ndriti!
Do nderoj Të ndriturat mëndje Që me urtësi E largpamësi Udhëhoqën Kombin Forcuan të dobtin.
Me përultësi Dhe fjalën e zjarrtë Kush hodhi në kartë Sytë ia hapi Dritën përhapi Tek Kombi ynë.
Para djersës me nderim Të popullit tim Jetën dhe në shkëmb Diti dhe e ngriti Lartësitë arriti!
Tetor 2020 Përmbledhje me poezi
"Blerimi i akulliit"
Comments