top of page

Përtej „fustanit me pika“ dhe „shtatit si selvi“



Përtej „fustanit me pika“ dhe „shtatit si selvi“

(Tradita gojore dhe tekstet e këngëve që sollën formë komunikimi kulturor të ndjeshëm në Elbasan)

Prof Dr Fatmir Terziu



Tradita gojore është konsideruar prej kohësh një karakteristikë përcaktuese e këngëve popullore shqiptare dhe në tërësi, po aq dhe këngëe të ardhura nga trevat e Shqipërisë së Mesme, sidomos të Elbasanit. Megjithatë, Elbasani ka qenë një hapësirë e tillë folk-tradicionale e bazuar në tekstin e këngëve që sollën Myzyri, Bodini, Bebeti, Vini e ndonjë tjetër, gjatë gjithë periudhës nga e cila njihen më së shumti këngët popullore (shpesh përmes burimeve të shkruara me dorë e në disa raste të interpretuara me gojë e më vonë të hedhura në letër). Në vend të theksimit të oralitetit, pra, një lloj karakteristik i tekstualitetit, i përshkruar këtu si 'popullor', i paqëndrueshëm ose 'centrifugal', identifikohet në këngët popullore të shkruara nga këta autorë, pavarësisht nëse ato manifestohen në këndim, apo në shkrim. Duhet thënë se tekste individuale të këtij lloji nuk mbajnë në vetvete asnjë autorizim të përcaktuar tekstual, por përkundrazi një referencë të qenësishme nga jashtë drejt të gjitha manifestimeve të tyre të tjera aktuale dhe potenciale, pavarësisht nga formati, duke përfshirë variacionin si dhe tiparin e vazhdimësisë. Ky lloj i tekstualitetit tipologjik elbasanas i këtyre autorëve, sidomos i Myzyrit, siç argumentohet, siguron një vend të rëndësishëm për krijimin e 'traditës' së tillë, por dhe emeton një vëmendje më shumë në inspirimin e brendshëm, ose ndikimin e teksteve dhe këngëve që më së shumti kanë frymëzime dashurie vendase, dhe ndodhin të emetohen pasi në fakt mendohet se kanë ndodhur.

Ndaj këngë të tilla kanë autorë të cilët janë dhe ndjesia e tekstit dhe protagonizmi i vetë asaj që citon dhe emeton teksti i këngës. Shumë pak vetë e dinë se kënga „Fustani me pika“ është e shkruar nga Xhet Bebeti. Por, të gjithë që kanë kënduar njohin dhe perceptojnë mes saj Nepin, fustanin e saj me pika dhe ndjejnë në thelb atë që autori e quan „Gocë e vogël n'Elbasan/je si yll e je si han…/o sa të kam xhan“. Dinë dhe lidhjet e hershme të Xhet Bebetit me Isuf Myzyrin, ku Musa Bebeti ishte muzikanti me Mandol (Mabdoll) gjithnjë në krahë të tij dhe këngëve të tij. Ky ishte Bebeti tjetër, që nuk ishte thjesht një lidhje mbiemërore me Xhet Bebetin, por lidhja e fuqishme e një grupi që zgjonte emocione me tekstet e këngë dashurie. Themi, zgjonte, por që ende mban peshë të njëtë me ato tekste e këngë të trashëguara e të mbajtura gjallë.


Ndaj jo më kot ky djalë i ri, i asaj kohe kur vlonte grupi muzikor i Isuf Myzyrit, pra Xhet Bebeti, ishte protagonisti të hynte në tekstet dhe këngët e mbetura deri më sot. „Dil ke dera moj shtat selvi“ na e jep të qartë dashurinë e Xhet Bebetit me Dilen, gocën shtatselvi dhe me syrin e saj të zi.

Dhe teksti na qartëson këtë dashuri që lidhet fort mes dy të rrinjsh, ku „ky Xhet Bebeti një djalë i ri/nuk e le Dilin të shkojë në shtëpi“. Thuhet „Dilin“ në një formë më përkëdhelesë, më tipike tradicionale, që të përfaqësojë sa më shumë thelbin e një dashurie të tillë, që në fund jep tonin e tillë: „Ky Xhet Bebeti një djalë i ri/Murat Krypa moj nane si jevgu i zi“. Duke mos mbetur tek forma raciste e togfjalëshit, ajo që duhet qartësuar është kontrasti i të resë me të vjetrën, ajo që gjithnjë është në mes të një lufte të pandashme mes progresit dhe rregresit, ku në jo pak raste viktimë është dhe mbetet vetëm dashuria e vërtetë.

Kështu me sa duket kjo dashuri e vërtetë e ngecur në këtë kontrast pikëpamjesh, mes një lufte të ftohtë brezash, duket se është transferuar me lotë në sy që rrjedhin diku tjetër vend, pikërisht në një trup tjetër ku pikat janë në fustanin e trupit të Nepit. Nepi, tashmë është një tekst tjetër dhe „Fustani me pika“ ka mjaft arsye të konvertojë thelbin e ndaluar të dashurisë së një stacioni të dhimbshëm ku vetëm Isuf Myzyri e vërteton me „kur dilte Dilja nga mejtepi/ç'e lente çantën ke Xhet Bebeti“.

Dy fakte dhe dy tekste. Dy dashuri dhe dy këngë. Dy autorë dhe disa protagonistë. Në thelb është ky djalë i ri, të cilin dashuria e treti, dhe ai ka një emër, është protagonist dashurie, është autor teksti dhe ai quhet Xhet Bebeti. Por ai është dhe nënteksti që Isuf Myzyri e sheh me „dy sy“ në zemrën e tij. Pra dy sy? E këta dys sy janë në zemrën e tij: Dilja dhe Nepi. A thua e dinte Myzyri këtë transfertë dashurie mes dy protagonisteve vajza të bukura elbasanase, në tërësinë agravuese të Xhet Bebetit? Kjo mbetet një pikë në këtë tekst të „Dil ke dera moj shtat selvi“ dhe shtrydhet lotësh mes „Fustani me pika“.

Qasja krahasuese me pemët, në këtë rast me drurët e drejtë dhe tipikë në Elbasan, sikurse janë selvitë, dhe po aq dhe përdorimi i fustanit me pika, si dukuri e veçantë, në një kohë që Elbasani njihej për fanatizmin. Etij dhe mbajtjen e rrobave tradicionale të femrës, kanë një strategji të ndjeshme të autorëve të teksteve, që krahas dashurisë të na shpien në lirinë e kërkuar krasimore dhe trupore të vajzës.

Marrëdhënia midis kësaj forme tekstore dhe elementëve krahasues në tekstet e autorëve të lartcituar ka një të kaluar të gjatë dhe të larmishme në të cilën të dy format kanë ndikuar në njëri-tjetrin në një numër mënyrash. Kur studion historinë e këtyre teksteve të këngëve mjaft popullore, është e qartë se si selvitë dhe fustani me pika janë ndikuar nga dëshira dhe dashuria, ndërsa efektet e kundërta janë çështje të lidhura me kohën që i trajtoi si të tilla. Mund të thuhet se shembulli i tillë është lënë larg syrit të studiuesve, por jep një qartësi civilizimi, në kohëra të ndikuara më së shumti nga format anadollake dhe turkoshake të një pushtimi dhe ndikimi të gjatë kulturor në Elbasan. Gjatë kësaj kohe tekstet dhe këngët duket se ishin i vetmi mjet që lejonte modulin kulturor të komunikimit të tregonte shije të mirë dhe qartësi në atë që synohej. Në të vërtetë, ishte forma e vetme e artit ku gratë u trajtuan si forma të lira që ta shprehin këtë formë komunikimi të dashurisë dhe rezultoi në famën e figurave të tilla të teksteve që bënë zhbirrimin mental në popull mes muzikalitetit, popullaritet që i jepte një anashkalim thlebit të tekstit. Sidoqoftë, si në rastin e „Dil ke dera moj shtat selvi“ dhe tek „Fustani me pika“ qartësia e komunikimit kulturor të thelbit të dashurisë është formati i diktuar, i domosdoshëm i artit gojor që me timbrin e tij, më pas apo në disa raste dhe në zanafillë të këngëve, solli tekste që flasin ende ndjeshëm.

261 views4 comments

4 Comments


Dhurim Kashari

Urime per artikullin, si per vlerat qe na risjell edhe per vlerat qe vete ai permban.

Like

Shefqet Stringa

Respekte për ato që ishin djepi i kulturës elbasanase dhe 1 përshëndetje të veçantë për Xhet bebetin e ri shokun tim të fëmijërisë që sot ndodhet jashtë shtetit. Respekte për familjet e mira elbasanase

Like

Minush Hoxha

Fln. z. Terziu, për begatimin e artit dhe të kultures shqiptare me kaqë përkushtim. E lexova këte me kujdes dhe më flejti analitika dhe interpretimi i këngëve i personave i gjëndjeve kur janë paraqitur. Kjo dhe më ka inspiruar të bëjë një poezui timen fare modeste por që boshtë ka mu emocionin e viteve të herëshme të jetes...Respekt z. Terziu.

Like

Minush Hoxha
Minush Hoxha
May 21, 2021

SA TË PASKA HIJE MOJ FUSTANI ME PIKA

(POSTIM I PERSERITUR PER ARSYE OBJEKTIVE)

(inspiruar nga z. Terziu)

Njëherit, pas pajtimit historik të krerëve familjar-asaj gjysheje uloke

Asaj të sërtes me therrë në gjuhë .,përditë rrugëve-a! Hajt në Shkup, mule në Gjakovë! Si në Mahallë të Poshter-me bicikletë! E paret...!”

E kush dëgjon pleqtë e matufosur, që një macje e zezë shohin buallicë.

Nusen e bukur nga krahu e këmba-këmbes, arritem tek treni.

Vetem në kupe, cigarja si tym zjarri e shikimi Dukagjinit jeshil, pa kufi fushave!

Dhe, pas Elez Hanit ja-Shkupi tek vlonte nga njerëzit!

,,Mos më prish qefin! Do e zgjedhë si ma do zefku!

Ç’mirresh ti vesh në rroba femrash. Ani nuseje!” me flitte rruges.

,,Nuse, mos…



Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page