top of page

Përse e zbehin volumin e përkushtimit të Bashës



Nga Gazmend Cufaj,

Kryetar i Grupseksionit PD-së Barking dhe Dagenham BM


Po të shikosh dhe ndjekësh emisionet televizive shqiptare, të dëgjosh opinionistët, pastaj të lexosh shkrimet e mjaft autorëve, kritikë e jo-kritikë, të gjithë e pranojnë se Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është europian, Perëndimor dhe mjaft modern në sfidën politike. E thënë se është i kualifikuar, i gatshëm të ndryshojë sistemin e kalbur poltik në Shqipëri, i denjë për të luftuar dhe bërë Drejtësi, por nuk e thonë më të rrëndësishmen, atë që mbetet tek Volumi i i Përkushtimit dhe Punës, që ai bëri për të rindërtuar e ringritur një parti të zënë nga karieristët dhe njerëzit me dyshime në rrjedhat e Demokracisë.


A bëhet kjo në pak kohë?


Natyrisht që jo. Lulzim Basha ka shumë e mjaft më tepër për të bërë. Prandaj rizgjedhja e tij në krye të PD-së është mjaft efikase, mjaft shpresëdhënëse. Gjithnjë në Grupseksionin tim që unë drejtoj kam mbështetur dhe mbëtes Lulzim Bashën, se e besoj volumin e përkushtimit të tij.

Ndërsa totalitarizmi qeveritar përparon, dhe po bëhet gangrenë e uzurpimit të pushteteve, po bëhet e qartë se çështjet të cilat dikur ishin të kufizuara në politikën kombëtare tani janë çështje me ndikim dhe shqetësim më i madh, edhe pse poltikanët dhe diplomatët e shohin nga një kënd tjetër. Pandemitë, sëmundjet ngjitëse të reja dhe kërcënimet e bioterrorizmit tani kuptohen qartë si kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare dhe globale, ndaj ndoshta syri real ndaj asaj që cituam shkon në një kënd qorr. Rëndësia strategjike e opozitës, dhe Liderit të saj nuk ka ndryshuar, pasi ajo mbetet prioriteti i demokracisë, por ajo është bërë një pjesë integrale e lënë pas dore pos agjendave ekonomike, gjeopolitike, të sigurisë dhe drejtësisë sociale, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe politikën e brendshme-të jashtme, ndër agjendat e tjera në zhvillim. Politikat në zonat jashtë sektorit të Opozitës, të tilla si korrupsioni qeveritar dhe krimi ekonomik, tani ndoshta do të kenë më shumë vëmendje edhe nga ata ndërkombëtarë që ishin dhe mbeten dualë.


Në një kontekst global në ndryshim


Në një kontekst global në ndryshim, rizgjedhja e Bashës, jo më shumë e më pak përfaqëson tashmë një shpresë që mund të konsiderohet një efekt i rëndësishëm për negociata mbi çështjet e politikës globale që formësojnë dhe ndikojnë në mjedisin shqiptar e më gjerë, pasi ai është një nga njohësit më të mirë edhe të kësaj fushe strategjike për shqiptarët. Kjo edhe mjaft të tjera tregojnë dhe flasin mjaft pse kundërshtarë dhe të tjerë kërkojnë të zbehin volumin e përkushtimit të Bashës.

E fundit për nga radha dhe rëndësia është dhe fjalia, „Rikthehet Basha në sulm kundër Qeverisë?!“ Nuk mund të kuptohet ndryshe, vetëm në radhën e gjërave që duan të mos e cekin vlerën thelbësore të liderit demokrat, atë që ai bëri, bën dhe vazhdojë të mbajë një PD në kushtet e sotme, që të gjithë e dinë, si ka përfunduar për arsye që dihen, mbahen të pafolura e që mjaft herë janë dhe debatuese. Por, pyetja qëndron gjithnjë në themelin e duhur: Përse e zbehin volumin e përkushtimit të Bashës?

60 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page