QYTETI I PORDHËS
... gjysho, o gjysh më lodhe me këto përrallat e tua. Boll nuk dua të dëgjoj më. Që kur u mbyllëm në shtëpi nga virrusi e deri tani vetëm atë më ke treguar. Në fillim m’u duk shumë e bukur, por kurë nuk pushove së e treguari. Jo vetëm që i ndryshon fjalët sa herë ma tregon por nuk e mbaron njësoj. Dhe duke tundur kokën duke i treguar celularin i thotë se sot e mbarove më shpejt. Mos ma trego më nuk dua ta dëgjoj. Ajo mund të jetë e vërtetë por unë nuk dua ta besoj. Në atë qytet të çuditshëm e vetmja mënyrë për të jetuar ishte vetëm pordha. Ata nuk bënin gjë tjetër. Si mund ta besoj. Ndërkohë duke bërë një lëvizje me dorë për të pritrur në çast shkoi në dhomën e tij. Duke lëshuar rrezatimin e përhershëm të buzëqeshjes së tij u kthye me një fletë vizatimin në duar. Shiko se ç’farë kam vizatuar i thotë ai duke ja lënë në dorë atë. Gjyshi pasi i pëlqente ta dëgjonte shpesh tingullin e ëmbëlt të zërrit të tij i shkoi pranë. Në atë fletë vizatimi ku ai mund ti besonte fantazisë së tij fëmijnore, pa qytetin e përrallës. E përqafoi. U panë në sy. Pas atij shikimi qeshën me të madhe sëbashku, përtej normales. Dhe ai vogëlush, i entusiazmuar filloi ti shpjegonte ato vizat e “hallakatura” të hequra mbi fletën e bardhë. Gjatë gjithë asaj kohe tek po i shpjegonte se ç’ka kishte vizatuar do ta kërkonte shpesh shikimin e gjyshit që të ndjente atë nëse ai po e ndiqte me vëmëndje.
I entusiazmuar nga imagjinata e mrekullueshme ose ndoshta më saktë nga vëmëndja që ai i kishte kushtuar asaj përralle, duke i shtuar edhe elementë të tjerë si gjithmonë kur tregohet një përrallë filloi ti tregonte se si kishte funksionuar ajo fabrikë, ai qytet.
Inxhinjeri që e kishte vendosur në funksion atë fabrikë vërtetoi se mund të kryente veprime dhe punime edhe më të vështira. Tubo metalike të dimensioneve të ndryshme.Të drejta, spirale në lëvizjer horizontale, vertikale, diagonale tek kryqëzoheshin deri në përplasje me njera tjetrën. Kulla të larta ku për atë vogëlush ishin tepër të larta të cilat shkarkonin papastërtinë e asaj që prodhohej prej pordhës.
E gjithë ajo masë hekurash bukuroshi im, e cila nga njerëzit quhej fabrikë nuk e di nëse e kupton pasi e përsërita prapë atë fjalë por do të ta shpjegoj herë tjetër, qe ngritur në një fushë të madhe. Në çastin e kupton apo jo, kur të vjen ajo pordha, edhe ata shkonin ta bënin atje. Edhe burrat edhe gratë kishin vendet e tyre se ku duhej ta vendosnin të pasmen për të lëshuar të shumë kërkuarën, pordhën. E kuptove. Rregjistra të tërë ruheshin në arshivën e fabrikës jo vetëm për të mbajtur llogaritë fitim prurëse por ta lënin të shkruar për brezat e ardhshëm atë histori.
Për një kohë të gjatë pati sukses të madh pasi kishin filluar të venin edhe shumë të tjerë nga qytetet për rreth të cilët u përpoqën ta kopjonin por nuk mundën.Të gjitha pordhët në bazë të aromës u taposën në shishe xhami të cilat ndryshonin në madhësi e ngjyrë. Ndërkohë inxhinjerit i shkoi ndërmend të çonte tubacionet në shtëpitë e qytetarëve por nuk i premtoi koha pasi kishte ardhur fundi i kohës së pordhëve. Dhe ai bukuroshi, sy ëmbëli i gjyshit sërisht qe futur në botën e bukur fëmijnore të tij.
Comentarios