top of page

Përrallë” Çelësat e lumturisë.”


Përrallë” Çelësat e lumturisë.”


Teuta Sadiku


Jam shumë e mërzitur.Nuk  dua të bëj asgjë sepse edhe kur bëj ndonjë gjë  vetë  nuk ndjej kënaqësi.Ha bukë pa oreks dhe dhe shtrihem në krevat .Po gjumi nuk më zë.Tani edhe oreksi më ka humbur , përveç   gjumit që më është larguar prej kohësh.Të gjithë bëjnë nga një punë dhe ndihmojnë njeri tjetrin në   familjen time. Mua më  thonë që jam e vogël. Po unë nuk jam e vogël ,tani u rrita i mbusha gjashtë vjeç. Do të shkoj në klasë të parë.

Nuk dua të fle,jo,  dua të gjej lumturinë. Do iki, do  iki nga shtëpia, do dal të gjej lumturinë,tha Eni dhe rendi tek mami i saj.

Mami e vendosa, do iki , do dal të kërkoj lumturinë.Nuk dua të jem e mërzitur brenda katër mureve.

E paske vendosur,po mirë shko të gjesh lumturinë, i tha mami dhe të uroj ta takosh lumturinë dhe të jesh gjithmonë e lumtur.Para se të nisesh po të jap këtë çelës magjik. Sa herë të kesh nevojë mund ta përdorësh, ëmbëlsirë e mamit.Kështu i tha dhe e puthi fort në faqe.

Ina  mbeti e shtangur  me çelsin në dorë  .Nuk  i bënin këmbët të ikte nga shtëpia.Pra mami nuk më do,mendoi  ,përderisa nuk më ndalon të iki.

 _ Ua,po si më tha mami të shkoj.Nuk mund t’u besoj veshëve.Mami nuk më linte të dilja as te  shkallët , as para pallatit të luaja me shokët dhe shoqet -Mos dil se është ftohtë, mos dil se është vapë-më thotë gjithmonë.

Më mirë të shkoj t’i them babit .E di unë babi më do shumë .Ai gjithmonë më ngre lart si aeroplan  e më pushton fort mes krahëve të tij të fuqishëm.

-Babi, do shkoj të gjej lumturinë.Nuk dua të rri këtu e mërzitur ,u  llastua Eni e sigurt se babi nuk do ta linte të dilte jashtë .

-Sa mirë do bësh Eni, jam i sigurt se do ta gjesh lumturinë.Po të jap një çelës magjik ,i cili do të ndihmojë kur të kesh nevojë.Eni nuk u besonte veshëve të saj.A nuk ishte babi ai që i thoshte të mos dilte jashtë,se u bë natë.Babi nuk e linte të shkonte vetëm as tek gjyshja e cila banonte në pallatin përballë.Po tani ,si do iki vetëm  të gjej lumturinë,kur unë nuk di të hap as derën e shtëpisë.

Me siguri babi nuk më do.tha Eni dhe me sytë plot me lot shkoi dhe u ul  në prehrin e gjyshes. Sapo gjyshja e përqafoi fort dhe i fshiu lotët Eni tha:

-Nëna unë do iki nga shtëpia, do shkoj të gjej lumturinë dhe pa nga  gjyshja.Por për çudi gjyshja nuk e ndaloi.E pa ëmbël , i buzëqeshi dhe i tha:

-Shko Eni, shko të gjesh lumturinë.Po të jap dhe një çelës magjik, do të duhet kur të kesh nevojë .Uroj  ta gjesh lumturinë para se unë të ngjiten  lart në qiell.Dua të jesh e lumtur Eni. Me këtë çelës magjik mund të hapësh gjithçka .Eni përsëri u shtang para derës me

çelësin në dorë.Pse nuk po më ndalon gjyshja? Sa herë doja të dilja me  vrap gjyshja  më ndalonte:7

-Kthehu, ku do shkosh ,vish xhaketën se është ftohtë. Do të sëmuresh . Do të bëhen bajamet e do kesh temperaturë.

Por gjyshja nuk i tha këto fjalë as nuk e ndaloi .Pra edhe  gjyshja nuk më do ,tha më veten e saj Eni,dhe donte të qante fort nga inati.

Tani nuk më mbetet tjetër vetëm të largohem ,nga shtëpia dhe nga njerzit e mi të dashur .Kur Eni u bë gati  të largohej nga shtëpia, dëgjoi zërin e motrës:

-Eni  po mua nuk do më takosh  ...

-Motra ime e dashur, tha Eni.Ti me siguri më do më shumë nga të gjithë.Nuk do më lësh të largohem vetëm nga shtëpia.Unë do shkoj të takoj lumturinë.

-Eni ,motra ime e shtrenjtë.Dua të jesh e qeshur, e  lumtur .Shko gjeje  lumturinë.Por para se të ikësh po të jap çelsin magjik .Do të duhet gjatë  udhëtimin tënd. Me të mund të hapësh çdo gjë , sa herë do të kesh nevojë. Mirutakofshim motra ime guximtare , i tha dhe e përqafoi fort.

Eni u kthye për të përshëndetur për herë të fundit nënën,mamin ,babin dhe motrën  ,por ata nuk ishin më aty.

E mbetur vetëm me katër çelësat  Eni nuk dinte ku të shkonte.Ishte natë dhe errësirë e plotë.Ajo  nuk dinte nga të dilte ,as derën nuk e hapte dot. Nuk dua të jem në errësirë, ndaj po provoj çelësat magjike për të dalë që këtej,tha me veten e saj.

Provoi çelësin e parë,e rrotulloi dhe dera trak u hap menjëherë .Përjashta ishte dritë. Si me magji Eni ngrihej lart në qiell dhe shikonte poshtë Tokën .Ja ku ishte pallati i saj , ja dhe shkolla ku do shkoj më shokët e shoqet e klasës. Sa e lumtur që ndjehej, sa shumë e kishte ëndërruar këtë çast.

Por  tani Eni ndodhej lart  shumë lart dhe çdo gjë dukej  shumë e vogël poshtë në Tokë.U ndal mbi një re të bardhë e të butë si pambuk. Sa donte të çlodhej por kureshtja nuk e linte të qetë.Çfarë të ketë  brenda në re vallë? Erdhi rreth e rrotull  resë së bardhë e të butë si pambuk por nuk mundi të futej  brenda.Po si mund të hapet reja, se po vjen nata .Dua të hyj brenda ,nuk mund të rri jasht.

-Pooooo, tani u kujtova,tha Eni . Do ta hap me  çelsin  magjik të gjyshes.E nxori çelsin dhe provoi ta hapte renë. Dera u hap dhe Eni hyri brenda në renë e bardhë e të butë si pambuk.

Uaaaa,çfarë mrekullie po shihte!

 Yjet kishin mbushur qiellin e errët dhe vezullonin plot shkëlqim.Një dy tre katër ,dhjetë, pesëmbëdhjetë. Sa shumë yje .Eni zgjati kokën dhe po kërkonte diçka me sy. Po ku është Hëna? Nuk po e shoh.Çfarë forme ka vallë sot ajo.Hëna merr formën e  tre shkroshkove,O ,D ,C tha Eni.Po ku është fshehur vallë hëna?

Ja ku është! Ja ku është ! Eni pa Hënën në formën C -je dhe tre yje të vegjël  kishin hipur mbi hënë dhe hapnin e mbyllnin sytë plot shkëlqim. Sa e lumtur që ishte Eni.Asnjëherë nuk kish qenë kaq e lumtur. Fluturonte nga gëzimi teksa mundohej të kapte yjet.

Mirëpo një çast era që po vinte që larg fryu  dhe reja u zhduk sa hap e mbyll sytë.Eni e ndjeu se po binte,jo jo   po fluturonte në hapësirë. Nuk ishte zog,nuk kishte krahë  ishte  Eni ,vajza e vogël që po  kërkonte lumturinë.Po tani, sikur të bie dhe të vriten .Sa frikë që kam

Papritur  ra  dhe u gjend mbi kurorën e një peme.Rrëshqiti nëpër degët e pemës  si në rrëshqitësen e oborrit të kopshtit. Sa qef, që është .Kjo pra është lumturia.Të kërkosh, të provosh të guxosh, të përjetosh  çaste e momente lumturinë. Sa e lumtur që jam . eksplorova qiellin, natyrën ,Tokën dhe detin.Nuk kam  frikë të vazhdoj udhëtimin tim për të takuar lumturinë.

Sa gjumë që kam ,më duhet të shtrihem ,ooo, sa më flihet,gjumi po më rëndon mbi qepalla.Nuk mund ta kaloj natën përjashta sepse ka kafshë grabitqare. Ja ku është një portë në zgavrën  e pemës.Po si të hyj brenda.Eni u kujtua për çelsin magjik që hap çdo gjë.Ia kishte dhënë babi.E provoi dhe dera u hap.Eni hyri brenda,dhe u shtri. Sa e lumtur që ishte .Gjumi e mori menjëherë dhe kur u zgjua nuk mbante mend sa shumë orë  kishte fjetur.Hapi derën dhe doli jashtë nga trungu i pemës.Cicërimat e zogjve mbushnin gjithë pyllin.Rrezet e diellit e përkëdhelnin  Enin në fytyrë, në kokë në krahë.Një ketrush i vogël po çante lajthi me dhëmbët e tij të mprehtë. Ec e ec në pyll Eni shikonte kafshët, shpendët ,lulet, pemët dhe insektet.Syri i zuri një degë plot me manaferra. Eni ndjeu uri,sa shumë donte të hante një copë ëmbëlsirë.Ajo  donte të bënte vetë, më duart e saj  një ëmbëlsirë me frutat e pyllit.Po pse mos ta bënte.Të gjitha i kishte, frutat e pyllit, lajthitë,vezët e zogjve. Do ta piqte  poshtë rrezeve të diellit që digjte aq shumë.Vërtet  u lodha  por puna më bën akoma më të lumtur.A ka lumturi më të madhe të bësh tortën me  duart e tua.Mami nuk e linte ,edhe pse Eni donte ta ndihmonte në kuzhinë.Mos Eni se do bëhesh pis, mos e prek thikën se do pritesh.

Sa vapë që është,tha Eni dhe fshiu djersët.Edhe torta është gati .Po e ha me shumë kënaqësi ,po më shijon kaq shumë.E kam bërë vetë me duart e mi .Sa shumë i shijoi ëmbëlsira.Tani dua të pi ujë, të ngopem me ujë të freskët burimi. Me siguri  këtu do këtë burim uji.

Ja ku është deti. do shkoj të lahem dhe pastaj do kërkoj burimin .Një peshk i vogël, sapo dëgjoi zërin e Erinës  së vogël  mori frymë thellë dhe e ngriti  kokën mbi sipërfaqen e ujit.

-A ke dëshirë të luajmë bashkë, i tha peshku me luspat e trupit që i shkëlqenin nga dielli. Eni u gëzua që peshku e ftoi të luanin bashkë ndaj dhe u afrua .Donte t’i tregonte gjthçka  për udhëtimin e saj të bukur ,për çelësat magjike.Peshku i vogël e dëgjonte me vëmendje Enin .E ftoi edhe brënda në det ta njihte me krijesat e tjera ujore.Ja kjo është bota jonë nënujore.Familja ime jeton këtu në det.Shokët e mi janë, kandili i detit,

Ylli i detit, gaforja e detit ,oktapodi

-Eja ti takosh nga afër shokët e mi.Edhe ata do gëzohen të takohen më ty Eni.Ti je një vajzë shumë e mirë, e qeshur dhe e lumtur.Sytë e Enit shkëlqenin nga  lumturia që do shihte nga afër botën nënujore.

- Uaaa, një perlë, sa e bukur .Sa e mrekullueshme .Po si mund ta shoh çfarë ka brenda.Poooo do ta hap me  çelësin që më dha motra. Me çelsin magjik të saj.Një perlë kaq të  bukur ,i kishte dhuruar motra për ditëlindje .Plot  kureshtje e hapi perlën me çelsin magjik.Brenda kishte një të freskët, pikëza  uji mbushnin perlën dhe Eni pinte ujë pa u ndalur.Çfarë kënaqësie. Sa e lumtur që jam .Udhëtojë dhe mësova kaq shumë gjëra.Eksplorova Tokën, Natyrën ,Qiellin, botën nënujore .Tani duhet të kthehem në shtëpi, pranë njerzve të mi të dashur.Falë kujdesit të tyre unë takova lumturinë. Do shkoj ti përqafoj fort dhe t’ju them faleminderit.Faleminderit që  më mësuat si të gjej lumturinë.

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page