top of page

PËRKUJTOHET ARTISTI VIRTUOZ SHPËTIM SHËMILI


Miho Gjini


Në ditët e një festivali internaconal që po zhvillohet ndërkohë në qytetin e Elbasanit, në edicionin 23, u përkujtua sot edhe Artisti i Merituar Shpëtim Shëmili, midis krijuesve te skenës shqiptare: Bekim Lumi, Uran Ahmeti e Sllobodan Mihajllovci.Do të ndalesha me njohjen time, te figura e Shëmilit,- si një nga aktorët më jetëshkurtër e më interesant për skenën e këtij qyteti të lashtë. Me vetëm 45 role të interpretuara në Teatër, 12 role në ekranin e kinemasë e me 4 vepra dramatike të shkruara prej tij. Fare pak! Me veçorinë e jashtzakonshme të një artisti origjinal, të tipizuar vetiu, kur talenti të buzëqesh që në krye. Nga ata artistë të rrallë që patëm e na i mori ZOTI padrejtësisht! Lindi më 15 maj të vitit 1941, sa kishte plasur Lufta Botërore dhe iku tinëzist, nga një goditje cerebrale më 17 shtator të vitit 1994, si para tri javësh më parë, pa i mbushur ende të 53 pranverat e tij e 30 vitet në artin e tij më të dashur. Me një profil nga më të rrallët, me trupin e zhdërvjellë, me të folurën elegante dhe me atë shkëlqim të syve, përherë të ndezur....Me aftësinë për të hyrë e dalë prej çdo roli e për ta fiksuar atë në Altarin e Artit. Erdhi ne Teatrin Profesionist "Skampa" të Elbasanit në vitin1964, një vit më mbrapa si më patën emëruar mua , me detyrën e drejtorit e te regjisorit të këtij teatri të sapo krijuar, së bashku edhe me aktorin tjetër virtuoz, Robert Ndrenikën, duke përbër kështu një dyshe fatlume për këtë teatër të ri, që pasurohej vetiu, në trupën e krijuar mbi baza amatore, veç me ca aktorë potencial që i kishte evidentuarr jeta si talente të padiskutueshme, sikundr qenë: Demir Hyska, Hazhi Sejko, Thanas Borodani, Hysen Biza, Bukurie Xhorxhi, Antoneta Kristo,Feride Halimi,Ndoc Çefa Efraim Gashi e disa të tjerë, që formonin me ta një ekip interpretuesish për çdo vepër skenike. Shpëtimi kishte lindur në Tiranë, po shkollën e mesme e kishte kryer po këtu, në Shkollën Pedagogjike. Dhe në vitin 1957 emërohet si mësues në Shtërmen të Cërrikut. Nuk e ndjente mirë veten aty dhe, në 1960-ën, niset të konkuroje në Tiranë në një shkollë të lartë artistike që sapo ishte hapur. Konkuron e padyshim që fitoi, për të ndrruar profilin: nga mësues në aktor, ashtu sikundër ëndrronte gjithheri. Dh artisti i ardhshëm, diplomohet katër vite më mbrapa , duke u emëruar pikërisht në qytetin e tij. Mirëpo në jetën krijuese të kujtdo artisti, shkrimtari, arkitekti a shkencëtari, ka gjithmonë një vepër krijuese që ndritë, ku përfshihet i gjithë talenti i tij, vlera e mbivlera, drita e shkëlqimi , që mbeten të pavdekshme, të përjetshme, sikundër janë meteorët që "qëndisin" qiellin, Dhe , për Shpëtim Shëmilin ky rol ngjiti përfundimisht e përjetësisht te figura e Vagabondit, në komedinë e Viktor Eftimiut "Njeriu që pa vdekjen me sy", të Viktot Eftimiut ,me regji të Lec Shllakurt. Duke përgjithësuar kështu tipin emblematik të njeriut mosmirnjohtës, të ligun e të ligjëve, i cili të vret me mosmirnjohjen e tij, kur ti i ke shpëtuar jetën dhe e mba me bukë e zemër në shtëpinë tënde. Një dramë e madhe, e shndëruar në tragjedi individuale, që kthehet befas në një komedi po aq të madhe! Se është shëmbëlltyra e njeriut të mbrapsht, skandaloz, të cilit i janë tharë fare ndijesitë njerëzore. Mase nga krizat e shoqërisë, nga plagët e vuajtjet pa rrugëdalje, kur njeriu pranon më mirë vdekjen se sa jetën reale të mëtejshme, që mund t'i ndodhte kujtdo njeriu në zgrip. Dhe një personazh fantastik për këdo aktor me bagazh artistik e talent vetiak..Peshqesh për Shpëtim Shëmilin, që e la shtang edhe vetë Viktor Eftimiun, Akademikun Rumun me origjinë Shqiptare kur e pa në skenë të gjallëruar e tipizuar artistikisht personazhin e tij proverbial! Sikur asnjë rol tjetër të mos interpretonte Shëmili,- i barabart këtu edhe me personazhin e Robert Ndrenikës-,Kryetarin e Bashkisë Filimon, që e kishte shpëtuar nga mbytja në lum Vagabondin , tek ai hidhej për ti dhën fund jetës! Gjëra të rralla, po efikase, thuajse të papërsëritshme, që vën në ballancë jetë-vdekjen, të mirën dhe të keqen, po edhe fatet njerëzore! Qe koha e kthesës në profesionalizmin e këtij teatri,ndërkohë që do t'i besoja me tej, edhe dy role diametralisht të kundërta: nje rol komik ne komedin e Xhon Gollsuorshtu "Kutia prej Argjendi", atë të Rouperit aristokrat që ai e luante me finesë dhe një rol dramatik në veprën psikologjike "Justina" të dramaturges Finlandeze Hella Vuolijoki, pastorin finok, me të cilën mbrojta diplomën si regjisor. Në të dyja rolet që i besova mikut tim Shpëtim, e pashë realisht , se si fërgëllente para syve të mi, mjeshtrinë virtuoze të aktrimit , pa qenë nevoja orjentuese regjisoriale. Nuhatja e tij ndaj figurës qe e vizatuar dhe e mishëruar në trurin e në shpirtin e tij. Ai i jepte mandej figurës: plasticitetin, formën e duhur, me një vërtetësi të lakmueshme edhe për të tjerët që e rrethonin në skenë . Kështu ai do të ishte edhe kur interpretoi në dramën"Linda" të Xhemal Brojës ( Ing, Pirron), në dramën e huaj "Trumbetjeria" (Mikel Stravisnskin), në dramën"Dy krisma në Pari"(Esat Pashë Toptanin), në komedinë e Thanas Borodanit "Udha e Zavalinajve"(Shpendi Miza), në dramën e Sulejman Pitarkës "Familja e Peshkatarit "(Jonuz Brugën), po edhe në nje komedi si "Prefekti " i Besim Levonjës, ku do të lozte shkëlqyeshm figurën e Memecit! Pra, patëm një artist, me një larmi profilesh, me detajime e intimitete të veçanta,-të vizatuara e të portretizuara, gjthë këto figura, me përvojën e një argjendari të përkor, Ai do të interpretonte gjithmonë me përkushtim , me një përgatitje vetiake e me kulturën etike të një profesionisti këmbëngulës deri ne vitin 1994, kur i qe ngarkuar roli i studentit të varfër Kevin, në komedine "Zonja nga Barcelona"të Tomas Brand. Me një interpretinm brilant, shprehës i një gazi të jashtzakonshëm, i cili rridhte, jo vetëm nga një "vis comika" e rrallë, po edhe prej një energjie emocionale të pazakont, kulmore...Që do të mbyllte edhe siparin e krijimeve të tij. Paskëtaja ai ndjeu atë lodhje skenike raskapitëse, që e afroi me shtratin e paspak edhe me vdekjen... I tillë, me një punë krijuese të pakursyer, do të ishte ai edhe nëpër filmat që interpretoi, me aq natyrshmëri, si me Robet Çamçakizin te "Horizontet e Hapura", po edhe në një rol diametralisht të kundërt, sikundër qe Zoti Valter, në filmin Gjeneral Gramafoni"...Sepse ky artist me kulturë interpetuese, e me hiret që ia kërkonte skena, ekrani e publiku i tij,si në teater, ashtu edhe në film,para se ta merrte pjesën e personazhin, shfletonte edhe me dhjetra -qindra faqe literaturë profsionale e njohëse, në frëngjisht , italisht e në rusisht. Ky bagazh i madh vetiak e përgatiti Shpëtim Shëmilin edhe të vine vet në skenë pjesë të reja të repertorit, drama e komedi, po edhe të provonte penën e dramaturgut, me idet e simbolet e veta, me mesazhet e përparuara që kishte akumuluar e formuar..Ku me sukses e ku me dështime ,si me dramen e tij "Fundi i një intrige",që e shkroi dhe e përgatiti me mund e art dhe nuk arriti dot ta kalonte dot barrjerën burokratike e partiake, ndërkohë që simbolet shprehëse (nje darë që shtrëngonte në harkun e vet të hekurt të gjithë personazhet së bashku), do ta shënjonin edhe autorin e guximshem me "vijen e kuqe" të regjimit paradoksal... Per fatin e keq timin, nuk e pata edhe atë mundësi të mëtejshme, që të kisha lexuar e të flisja edhe për dramat që shkroi, po jam i bindur se nga duart e nga shpirti tij i ndjeshëm e universal, prej artisti e intelektuali të mirëfillt, nuk mund të dilte asgjë e dobët, e "tharë" apo e përgjysmuar... Shpëtim Shëmili ishte një Artist i Madh e polidimensional, që u evidentua mbi kohën e vetë, i cili iku nga të parët midis të talentuarve tanë te pavdekshem, që ikën e na la.

Fjalë e mbajtur brenda mureve të Kalasë të SKAMPËS së lashtë. 4.10,2021



16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page