top of page

PËRKUJTIM NGA KOHË E SHKUAR



Kur isha në v. e parë ose të dytë të studimeve /viti 63/4/5/, në Shkup /që shkoja më shpesh/, kisha blerë në një shitore disqesh, mu afër si i thonin maqedonët “Plloshtad” (Sheshi) fare afër NAMA-s /”Naroden Magazin”/ mu pranë Ures së gurtë të Lumit Vardar, diskun me këngë korale në veçanti ate ,,Silent night”/ të interpretuara nga Korri vienez i quajtur ” Djelmoshat e Artë”. Kisha blerë dhe interpretimet e kompozimeve spanjolle dhe të tjera me sollokitarë të Jovo Joviçiqit-një gitarist prijes në përmasa më të gjëra se vetë Jugosllavia. Ishte në të vërtetë një korr fëmijesh i jashtzakonshëm që më ardhi si një ndryshim, si një mrrekulli e papritur nga një botë tjetër sado që tashmë e kisha të dëgjuar Mario Lancen, Enrico Karuson, Benjamino Gjilin, Mario del Monako, Tito Gobi, Luçano Tajoli, Maria Kallas, Tefta Tashko, Marije Kraja e shumë të tjerë që nuk ishin folkmuzikë atëherë shumë e populluarizuar. Nuk do harroj bas-in rus më në zë të kohes Fjodor Shalapin tek e dëgjoja në rolin e vetë në Operat më të njohurta të kohes /”Rigoleto” etj./.Tashmë më kishte mahnitur Rapsodia Hungareze nr.II e Franc Listit, ato rapsoditë hungareze të Johanes Brams, operetat e Emerik Kallman /,,Vejusha e gëzuar"/, Baleti i paharrueshem “Zhizella” i Zhak Ofenbah, Shubertit, Simfonitë e Bitovenit /çfarë disponimi më krijonte “Fur Elise” dhe “Sonata e Mesnates” “Oda e Gëzimit” Rapsodia e famshme nr.IX, etj./, polonezat e Shopenit /në veçanti ajo nr.53/, etj. I këndoja /imitoja/ me kënaqësi kënget e ariet e tenorve të kohes. Kur vajta në Gjërmani tek vajzat /Nora e Flutra/ dhe tek bridhja “Karitasit” në kërkim të rariteteve, se ç’hasa mu në Kompozimin “Natë e Qetë” të kompozitorit Josef Mohr- ndihmësprifti në Krahinën /zhupaninë/ e Shën Nikollës në Oberndorf të Austrisë të shkruar në v.1816. Në lutjen e tij, mësuesi dhe orgulisti Franz Xaver Gruber e komponoj muzikën /notat/ dhe Nata e Qetë në Kërshëndellat herëparë është interpretuar në Kishën e Shënë Nikollës në Oberndorf në v.1818. Sot këndohet në më shumë se 300 gjuhë botërore. Në v.2011 kompozimi ka hyrë në regjistrin e pasurisë jomateriale të Austrisë. E identifikova menjëherë se është mu kompozimi nga disku i blerë në Shkup në v.1962 të cilën, më pare se e bleva, e kisha dëgjuar në oren e artit pamor tek e lëshonte në orë prof. i artit Gollub Shaliq , kur kisha nevojë për relaksim, lëshoja perdet, mbyllja sytë dhe pa numruar herë e lëshoja për dëgjim. Ja teksti: kroatish-shqip /ndjesë për përkëthim!/ Hrvatska inačica: Shqip /përkëthyer nga unë/ Tiha noć, sveta noć - Nat‘ e qetë, nat’ e shenjtë Ponoć je, spava sve - Mesnatë është, e gjitha fle Samo Marija s Josipom bdi- Sall Maria, Josipi zgjuar Divno djetešce pred njima spi- fle në sy të tyre fëmij hyjnor Rajski resi ga mir,- mbushlluar me paqje parrajse Rajski resi ga mir.- mbushlluar me paqje parrajse

Tiha noć, sveta noć- Nat‘ e qetë, nat’ e shenjtë Pjesma ta anđeoska- këngë ëngjullore kjo është Miljem otajnim napunja zrak- dashuri e fshehur mbush’llon ajrin Bajna svjetlost rasvjetljuje mrak- dritë përrallore ndritë terrin Kraj pretvara u raj,- këte krah e bënë parrajsë Kraj pretvara u raj. - këte krah e bënë parrajsë

Tiha noć, sveta noć - Nat‘ e qetë, nat’ shenjtëri Pastiri, amo svi barinjë të gjithë këtu veni Pjevat Isusu anđela poj Ëngjëllit të Jezusit t’i këndojmë S majkom poklon prikazat mu svoj Me nënen dhurratë të veten t’ua shfaqim Srce dat mu na dar, Zemren t’i japim dhurratë Srce dat mu na dar. Zemren t’i japim dhurratë

Pra, ato interpretimet e ”Djemve të Artë” me orkestrim simfonik vienez vende-vende me dominim të orgules ose organon dhe më këmbëna kishtare që bënin hyrjen ose përfundimin e kompozimit. Do shtoj se kam një adhurrim në kujtesë nga Kisha e Shënë Katerines e Pejës (e ndërtuar në shek.XVIII nga shqiptaroamerikani Gjon Mazreku) dhe Patrikana e Pejes të cilat, sapo dëgjoja tingujt e këmbanave të tyre /më vite e vite/, më shpienin tek gjëndje paqeje e harmonie në qytet duke ma detyruar adhurrimin e saj dhe duke harruar të keqen e jetes së përditëshme. Ishin këmbanat ato që begatonin jetën tonë shpirtërore dhe ngrinin dashurinë e solidaritetin midis banorëve të qytetit. Dëgjoja më shumë andje këte që dëgjoj dhe tani-në të gjitha gjuhët: “Natë e Qetë” /Stille Nacht” gjermanisht/. Një kompozim nga një prift si refleks i atmosferes që jep Krishtlindja. A thua veç kjo. Kishte diç më shumë në thellësi, në brëndi, të bukur-papërshkrueshem të bukur, misterioze, me gjithate jo frikësuese por relaksuese, lumturuese. Diç që të bënte të ndjeshë se jasht atij çasti ëngjullor të gjitha janë të parënëdishme, triviale, të tepërta për çastin. Një çast që i jep jetës edhe kuptimin edhe vlerën për të cilat ia vlenë t’a jetosh. Ky kompozim që të shpie tek atmosferë ëngjëllore, virgjine, tek një qetësi të patrazuar, të pacenuar, atje dikund në nënbjeshkët alpine, të zbardhuara nga bora pafundsisht bardhë, që reflekton fuqishem driten që hedhin hënë gjusemharku e yjë të gëzuar pa numër, në reliefin madhështor, në ato shtëpiat, hotelet, hangarët, hambarët, torrishtat alpine, të bukura, vreshtat që pushojnë nën borën nga prodhimi i begatë vjeshtor. Në brëndin e një ambienti shtëpior të begatë, me orendi që i përgjigjen konfiguracionit bjeshkor, klimes së sertë, me shtëpiak të qetë, të sjelljshem ëngjullorisht, pranë tryezes së begatë duke falenderuar Zotin për begatinë e sofres tek dëgjon dhe bagëtitë nga ahurat afër shtëpisë. Me fëmij të bukur që me lojen e zërin e tyre ëngjullor trazojnë sa për ta bërë të mahnitshem atë qetësi Kërshëndellore dhe që të gjitha këto në një harmoni magjike të shoqëruara nga ”Natë e Qetë”. A nuk është kjo ndjesi injorim i ftohtë ivdekjes, a nuk është ky një hymn i jetes, më i miri, më i bukuri, më madhështori që është dhënë. Një çast ëngjullor që iu rrëmbye padjallëzisht Zotit dhe me dijen e lejen e tij, si shpërblim për glorifikimin e tij dhe pranimin e tij. Kjo nuk është veç një glorifikim sa për ta thënë. Një lavdi e deklamuar vegim e sipër. Kjo është një e vërtetë që bënë jetën në vetën tonë dhe që, duke i bishtëruar hasmërisë e ndjenjes së krimin, shliron rrugën për të ardhur në mendje dhe për ta lumturuar njeriun. Kjo është pra kjo dhe ai që ka dijtur të gjej tingujt për tekstin e mrrekullueshem, është një i bekuar dhe i ndihmuar nga Zoti. Dhe ky kompozim, dhe të muzikës tjetër /të përmendur më lartë/ dhe shumë të tjera që për shkak të moskeqkuptimit nuk do i citoj/ bënë fuqishem trajten e shpirtit tim, filosofinë jetësore timen, perceptimin e nocionit e fenomenit Zot, dhe të gjithçkajes tjetër. Këto, dhe vetëm këto me futen një rruge nga e cila nuk ka as devijim e as këthim prapa pa marë parasyesh nëse në atë kuptimin e të vërtetës absolute, ka diç më të bukur, më të mirë dhe më të dobishme në jetë. Unë e dij se do ketë vërejtje të rrasta nga provinienca nga më shumë anë për orientimin tim. Do më veshin më shumë ”anti” dhe do më marrin për blasfemik, për ”anti” gjithëfare, mirëpo, në lojën pa fund të mençurisë ata janë pionet e shahut lëvizjen e të cilëve e përcaktojnë kuajt kërcimtarë, pa dijtur se në strukturat e të gjitha religjioneve, nga mendsia që gjëndet aty, ka aqë puqje ideshë, sa të rradhiturit e njërit kundër tjetrit, sa arëmiqësitë e tyre mbi këte bazë, i bëjnë qesharake dhe të pakuptueshme, dhe dalin më shumë shërbëtor të djajve së besimtarë Zoti. Kultura evropiane /botërore po deshem/ në të vërtetë është një editim i përpunuar nëpër shekuj i kultures arabe nga mendjet gjigande që dijten thelbin dhe rëndësinë e saj në zhvillimin e shoqërisë njerëzore në të gjithë shekujt në vijim. Po e heqem ate është e pasigurtë, nëse do qëndronte e fortë kultura evropiane.

67 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page