top of page

Përderisa nuk mbaron kjo magji e pështirë


Përderisa nuk mbaron kjo magji e pështirë

Nga Fatmir Terziu


Pa këpucë, pa kocka, pa peshë

Pa këpucë,

në një pyll metaforik,

insektet në gishtat tanë.

A e kemi humbur?

Është më mirë nëse nuk mendojmë për kaq gjatë.

Mund ta ndalojmë,

injorojmë atë,

para se të shkojmë në shtëpi.


Mos na e bëni atë magji,

tani që jemi të lirë.


Pa kocka,

në një arkivol,

u lamë në det të kripur.

Të pjekur nga dielli, jemi zgjuar,

por përsëri, jemi vetëm, vetëm ne.

Dy herë e kemi provuar

të largohemi,

nga një qiell gjithnjë me re,

nga një pellg që mban emrin tonë,

por tani që jemi zgjuar,

nocioni thjesht nuk ndihet i njëjtë për ne.


A ju kemi humbur ju,

tani që jemi të lirë?


Pa peshë,

dhe pa datë.

Të humbur në kohë dhe hapësirë.

Nuk ka rëndësi se ku fillojmë

përderisa nuk mbaron kjo magji e pështirë.

Ne qëndrojmë në vend pasi gjithçka fluturon larg,

duke vrapuar si të ndjekur.

Vëri litarin në fyt diellit dhe hënës vetvetiu,

për të mos më ndjekur më në ndonjë garë tjetër miu.


Nëse do të na humbasësh edhe si farë Njeriu,

atëherë, kështu bëj: Statura jote ngriu!


Statura është metafora!

Ka kalëruar në një botë me ndarje,

ku përplasen të zbuluarit me të pazbuluarit.

Ka hedhur vëzhgimin në spektrin e rrethrotullimit nga dija,

ciklit mes dritës së shpërbërë,

një peizazh kaleidoskopik përjetimesh me vija.


A është fundi i këtij tuneli, e ardhmja, apo e shkuara?

A ka ndonjë provë që po afrohet më në fund?

29 views2 comments

2 Comments


Fatmir Minguli
Fatmir Minguli
Jul 23, 2022

Nje balade hapèsinore me taban shqiptar dhe me frymèzim kozmik tè Fatmir Terziut. Megametafora e magjisè sè pèshtirè qè eshte ajo e zeza, tingèllon pothuaj ne cdo varg te poezisè dhe per cudi ben efektin e kindèrt tek lexuesi. Ajo magjia bèn bumerangun e vet. Hapèsira qè sjell Terziu èshtè ajo e sè ardhmes dhe magjia e pèshtirè... do bjerè!

Like
Fatmir Terziu
Fatmir Terziu
Jul 23, 2022
Replying to

Respekte dhe mbarësi Faleminderit shumë miku im i nderuar Fatmir Minguli

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page