top of page

PËRBALLJA ME KATASTROFAT BOTËRORE


PËRBALLJA ME KATASTROFAT BOTËRORE KËRKON DHE DETYRIME BOTËRORE Nga Fahri Dahri Përpara dy katastrovave reale që ndodhet Planeti dhe Njerëzimi, që me të drejtë trajtohet edhe në shkrimin e Z. Brown, botuar me datë 22/09/2021, në revistën: Fjala e Lirë", me titull: "Bota ka nevojë për një multilateralizëm të ri", kërkohet preokupim tepër serioz i "kopetentëve" botëror dhe gjetje zgjidhjeje të menjëhershme për të mënjanuar pasojat vrasëse dhe shfarosëse të fenomeneve përkeqësuese në rritje klimaterike, shtrirjes së COVID-19 dhe mutacioneve të tij. Tema kryesore aktuale në shkallë botërore, sot përshtjellohet rreth mundësive për t'u përballur me sukses ndaj agresivitetit klimaterik dhe COVID-19. Në këtë drejtim, me të drejtë krijohen shqetësime të shumta, për sensibilizimin dhe për detyrimin e institucioneve përfaqësuese në shkallë botërore që të ngrihen në nivelin e duhur për të shpëtuar njerëzimin nga pasojat e fenomeneve që ndikojnë në përafrimin e fundit të botës. Këtu nuk bëhet fjalë për panik, por bëhet fjalë që të ndërgjegjësohemi botërisht për të ndalur keqbërjet tona ndaj Planetit dhe Njerëzimit. Nëse ndokush, këto shqetësime do ti trajtojë si përhapje paniku, atëhere të mos kursejë ndihmesën për të mos arritur tek paniku. Vetëdija për të qenë të angazhuar në mundësitë e nevojshme, kundra dy katastrofave që kemi "nëpër këmbë", është e drejtë dhe detyrim njerëzor i përgjithshëm. Në këtë të drejtë me datë 20 shtator 2021 parashtrova shqetësimet e mia në shkrimin: Detyrim Botëror "Për planifikim familjar, karantinë të menjëhershme dhe të njëkohshme", botuar në "Fjala e Lirë", dt. 20/09/2021.- Me datë 22 shtator 2021, po për këto shqetësime, është ndalur edhe Z. Brown, i cili mes të tjerash shprehet: "..Luftimi ndaj sëmundjeve infektive dhe shmangia e proteksionizmit mjekësor, janë fusha ku koordinimi global është i nevojshëm dhe shumë efektiv". Nuk është e nevojshme të renditen arritjet e shoqërisë njerëzore në dobi të të gjithëve, sepse dihen dhe njihen. Shqetësimet ngrihen me forcë sepse po konstatohet një "ngecje", një pengesë në të kuptuarit e kombinimit dhe marrjes së masave ndërmjet rasteve të veçanta dhe marrjes së masave kur e "keqja" kapërcen kufijtë dhe shtrihet në mbarë botën. Nga ky mos kombinim, i qëllimtë a po jo, shoqëria njerëzore vazhdon ende të vuaj, ose më drejtë nuk arrin të çlirohet nga egoja personale, e grupnjerëzve "të fuqishëm", apo ekstremizmave ndërshtërore, për të siguruar që çdo e mirë të jetë vetëm në përfitim të tyre. Përpara këtyre qendrimeve mediokre, mesa duket, nuk arrihet të kuptojmë se epoka jonë, ku qënia ndodhet në kohë shumë më përpara ndërgjegjes, këto mënyra sjellje të shekujve të shkuara, ngadalë dhe një nga një po i braktis me zëvëndësim globalizmin. Me qenë se pandemia, që e solli COVID-19, është pa mëdyshje problem botëror, atëhere vetëm naivët, cingunët, "laborantët krijues" pa ndjenja njerëzore", ose "ndonjë a disa Malthus" nuk arrijnë apo nuk duan ta kuptojnë se kjo katastrofë botërore, luftohet me masa të njëkohshme, të menjëhershme dhe me koordinim në shkallë botërore. Epoka jonë kërkon bashkërendim në të gjitha aspektet jetësore. Duhet të hiqet mendja dhe dora nga keqbërja ndaj të tjerëve, të mos pjellin, as të nxisin, qoftë dhe artificialisht shkaqe bajate për të krijuar konflikte, si ato të rendomta individuale, deri tek ato të fringëllimit të armëve shfarosëse. Kjo, sepse ndodhi të tilla, kanë sjellë katastrofa të cilat nuk kanë kursyer dhe vetë keqbërësit. Faktet janë të njohura dhe të shumta, që çdo veprim keqdashës ndaj tjetrit, apo të tjerëve, gjithëherat pasojat i kanë goditur të gjithë. Janë bumerang edhe për shkaktarët. Populli këshillon: "Po i bëre gropën tjetrit, do biesh edhe vetë brenda". Kjo fjalë e urtë popullore, ndofta shumë e shumë shekuj më parë, ka mbetur me vlera të mëdha edhe në kohën moderne!!. Sot "çirremi" për katastrofat globale të planetit, por shkaqet përkeqësuese të zbuluara, mbeten në stadin (fazën) e "zhurmës", kanosjeve, pa veprimet e duhura. Pse? Përgjigjen e gjejmë tek korrupsioni, tek egot e industrialistëve të mëdhenj, tek oligarkët, tek mos ngopja pasurore dhe tek ekspansionet shtetërore në rrafshin politik, territorial, etnik, racor dhe fetar. Hipokrizitë ndërshtërore i shohim tepër të qarta tek qendrimet e tyre, të cilat "bien ndesh me thirrjet vend e pa vend për "Globalizmin" dhe me të vërtetat e sjelljeve të tyre ndaj tij"!. Të gjithë "çirremi", mos këtu dhe mos atje, por keqësimet klimatike që i shkakton sjellja jonë, vazhdojnë duke kërrcënuar vetë ekzistencën njerëzore. Janë shpeshtuar tsunamet, tërmetet (bile edhe në të njëjtin muaj, datë dhe orë me vitet e tjera! Rastësi, mos u trondisni, këshillojnë sizmologët). Vërshojnë përmbytjet, kudo po na shkundin tërmetet, shfaqen sëmundjet e reja, etj. etj; konfliktet nga më shfarosëse dhe lëvizëse, sa atje, sa këtu. Kudo ku ato godasin nuk i kanë kursyer as shkencëtarët, as politikanët, as shtetet, as të pasurit dhe as të varfërit. Përfundimisht kërkohet që qenies ti përafrohet ndërgjegja. Kjo mundësi përafrimi arrihet nëse do kuptohet, trajtohet dhe veprohet nga të gjithë që, problemet katastrofike botërore, në rastin konkret, të zgjidhen me masa të njëkohshme, të menjëhershme, të mirëkordinuara dhe të detyrueshme në shkallë botërore. Ndryshe çdo masë e marrë veçmas, vërtet ndikon në pengimin e përhapjes të së keqes, por duke qenë parciale (rajonale) dhe në vartësi të shteteve të ndryshëm (disa me mundësi disa me pamundësi) katastrofat vetëm ngadalsohen, por nuk zhduken. OKB-ja,OBSH-ja dhe institucionet ndërshtërore, shoqëritë civile të mbrojtjes së klimës, të ambjenteve, shëndetësore etj. duhet të kuptojnë dhe të veprojnë se globalizmi nuk është dhe nuk duhet të mbetet informim, por dhe marrje vendime në shkallë botërore të detyrueshme, të menjëhershme, të njëkohshme dhe të mirëkoordinuara. Fahriu Dahri. Itali, më 24/09/2021.-

44 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page