
Së bashku ... një herë më shumë
(Përballë një fotografie të dy figurave të letrave shqipe: Sadik Bejko dhe Namik Dokle)
Nga Fatmir Terziu
Ne ishim dikur fëmijë.
Ne ishim dikur të egër.
Ne ishim dikur lakmitarë të heshtur.
Ne të mardhurit e dimrit, që përshëndetëm ftohjen,
bashkërisht u drodhëm
nga rrahjet e zemrave të ngrira
dhe në errësirë,
kurrë nuk ndjemë kaq ftohtë
vetëm vitet.
Vrapuam nga dimri, sepse jeta duhej t’i bashkëngjitej
të ftohtit,
sytë mbyllur
dhe ende shikojmë atje në vijën e frontit.
Të rinj dhe të drenazhuar, vetëm një trup i trullosur.
Të mbushur plot zhurmë,
kështu që pranë gjithçka që kemi pasur:
mbetet zhurmë,
zhurmë,
tingull i tmerrshëm.
Sa i padrejtë ishte fati ynë,
mësuam veten të jetojmë vetëm.
Tani e kuptojmë vetvetiu se heshtja nuk ishte armiku,
stuhia e dimrit vazhdon të bjerë
ende kemi një akull në duart e lira,
me të shkruajmë.
Mos u shqetësojmë?
Vetëm sa lëviz tastierën.
Mos u shqetësoni.
Kam parë shumë stuhi dimrash
i kam mbijetuar mrekullisht
të gjithë stuhitë.
Sytë janë shumë të mjegulluar për të parë dritën,
sidoqoftë ...
bashkërisht kemi shpresuar natën dhe ditën
Pra, këtu jemi, jo më në gjumë:
së bashku
një herë më shumë.