Për verim
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 10, 2021
- 1 min read

Nga Petrit Malushi
Festë
„Parlamentarët nisën pushimet...“,
Kryelajmi i ditës, sot.
Gëzim në familje, filluan festimet,
„Grua mbushe,ta kthej një gotë !“
Nuk do zhurmojë televizori,
Të qetë sy e veshë do të jenë,
S´do t´na bezdisë, i pistë fjalori,
Grushta e shqelma s´do vijnë e venë.
Gënjeshtra nuk do jepen falas,
„Për ju o popull, natën bëjmë ditë...
Veten po tretim... ua themi ballas...
Në pushtet... dhe në opozitë...“
Tensioni i lartë, dhimbjet e kokës,
Të vjellat kanë për t´na ndaluar.
Me këmbë s´do t´i biem tokës
„Medet, për kë paskemi votuar !“
Për verim
Ngjitej pushtetari për të veruar
Në majë të malit ky fryn veriu.
Tej monopatit hije mbuluar
Ballas e ndeshën bagëtitë dhe bariu.
Pa u përhapën dhëntë dhe dhitë
Ndër bokërrima duke blegërirë.
“Bo,bo ky “ujk” s’gopet ! Përditë
Do mish në hell e mëlçi të grirë“.
“Duar të gurta”
Dikur, dikë e ngrita nga balta
Dhe i pastrova një okë lluc.
Rastisi, për ndihmë,vite më mbrapa,
Dorën ia zgjata të kaloja një rrugicë.
Dru e shtrembër u bënë në çast
Duart e tij, u kërrusën mënjanë.
“Të gurta” m’u dukën, pa gjak, pa asht...
Gjymtyrët forcova, dola matanë.
Comments