PËR TY ROZAFË


Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA


Emri yt ma prek zemrën time Edhe ashtu fort të lënduar… sa herë që shtegtoj lashtësisë labirinteve duke të kërkuar brenda ndjenjës së mërzisë.

Emri yt ma zgjon shpresën time edhe ashtu të fjetur e të thyer… një dëshirë fëmijës jetime një mall nëne brenda mbërthyer nga një ëndërr në zhgjëndërime.

Unë të putha me përkushtim përmes dhimbjesh burrërie jepja pra dhe Shkordës trime një legjendë prej Ilirie se ajo fort e meriton…

Merrna Rozafë në përqafim! syri yt më të mos lotojë për një kult të vendit tim jeta prapë le të vazhdojë tokë e qiell derisa të bashkohen.

Miti vendos për fatin tënd fustan nusërie të kërkon flijimit për Pellorin Pellazg burimi jetës jasht’ i qëndron me therorë fort e dekoron! * Zëri ka timbër, kumbon qielli e përlotet fëmija, n’gji t’nënës vet zemra digjet, dhe vet Dielli n’Hënë të plotë nusen e përjet shpirti kërkon shpirtin binjak.

Për Ty ROZAFË, mal-mendime tund dhe, termiti i kohës ushqim m’i ka pluhurin e haresës një zog e shkund ëndrra seç m’i përkund mendimet atij pusi të dhimbjeve pa fund.

Shtegtimit tim nëpër kohësi dega mallëngjimit përtokë i ra vetëm për Ty ROZAFË… malli im për të të parë, po të ndalur ai nuk ka, varun gjerdan në qafë s’ka të këputur, jo!

33 views0 comments

Shkrimet e fundit