top of page

Për ty Kosovë!


Tufë me poezi: Për ty Kosovë




Si feniksi i legjendave u ringjalle!



Dëshiroj të të shpreh disa fjalë të ngrohta zemre,

Të ndiej gjakun e heronjve që në trup të vërshon,

Të puth brazdat në ballin e gjakosur nga plumbat,

Të ledhatoj trupin tënd të plagosur që fërgëllon.


Të ndiej në çdo pore të trupit tim, e jona Kosovë,

Të shoh përherë në ëndrra, o fisnike famëmadhe,

Të përfytyroj nëpër kroje, qumësht zane duke pirë,

Ngazëllehem! Si feniksi i legjendave ti u ringjalle!



Luftëtarëve të UÇK-së


Hodhët pushkët supeve u bëtë flakadan,

Me valë vetëtimash ju goditët mizorinë,

Heroizmi juaj rindezi ëndrrat çlirimtare,

Me flamuj kuqezi, përuruat lirinë!



Në ditën e dëshmorëve



Lule t`freskëta pranvere sjellin nënat dhe fëmijët,

Shqipet përshkojnë qiellin,burrat shkrehin pushkë,

Krojet e ndalin rrjedhjen, flladet valëvitin flamujt,

Malësori thërret legjendat, ngre këngë me lahutë.



Presidenti Bill Klinton


Thuhet se ish testament nga Zhorzh Uashingtoni,

Të mbështetej e të ndihmohej populli i Kosovës,

E bëri vepër atë amanet të shenjtë, Bill Klintoni,

Bashkë me Kosovën,mbrojti qytetërimin e botës.


Ai u shfaq liridashës dhe human si Nëna Terezë,

Kreu misionin që me ankth e priste bota mbarë,

Përcolli mesazhin: njerëzimi s`duhej t`tolerojë,

Gjenocidin mesjetarë dhe skllavërimin barbarë!


Të falënderojmë nga zemra, o presidenti Klinton,

Do t`mbahesh mend si një lider që vure drejtësi,

Ne shqiptarët do të t`jemi në shekuj mirënjohës,

Sepse na qëndrove pranë, kur kërkonim liri.


Për ty Kosovë!



Hordhitë barbare t`kanë dhunuar pareshtur,

Janë vërsulur mbi ty me pabesi dhe egërsi,

Kënga jote e lirisë asnjëherë s`ka heshtur,

O hyjnesha jonë e ëmbël,e lashta Dardani!


Klithmat tona për liri janë përhapur në glob,

Jetën ne ia kemi falur këtij dheu të shenjtë,

Gjaku ynë ka vërshuar lumë nëpër shekuj,

Për ty, Kosova jonë e shtrenjtë!


N`truallin tënd çdo gur e shkëmb - lapidarë,

Çdo grimcë dheu nxjerr gjak ende t`patharë,

Çdo dëshmor - kushtrim për mijëra luftëtarë,

Mijëra Shota e Azem, mijëra Adem Jasharë...


Kosovë: dheu, klithma, geni i pastër shqiptar,

Me emrin tënd ne lindim, jetojmë e vdesim,

Amanetin e vyer të lirisë të t`parëve dardanë,

E kemi besë e flamur e në breza e përcjellim...


23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page