top of page

PËR TË KALUARËN DHE PËR EMIGRACIONIN E SOTËM


PËR TË KALUARËN DHE PËR EMIGRACIONIN E SOTËM:EMIGRANT = REFUGJAT

(TË JESH 82 VJEÇ DHE TË MENDOSH PËR TË ARDHMEN… )

NGA KRISTO ZHARKALLIU

Kur pushon njeriu të shqetësohet për të…ardhmen? Kjo është një pyetje abstrakte mbasi jo të gjithë nerëzit mendojnë njësoj. Disa pushojnë të mendojnë për të nesërmen qëkurse lindin e kuptojnë nga kjo botë. Këta mendojnë vetëm për të sotmen-madje përpiqen të harrojnë dhe të djeshmen- duke besuar se bota nuk ka të bëjë me jetën e tyre… Shumë here të duket e pabesueshme se si ke përjetuar ngjarjet e një shekulli të tërë dhe akoma mendon për të ardhmen thua se ke të ardhme…Por..kur mendon se në vitin 1943 kur ishe vetëm katër vjeç, një aeroplan gjerman mitralon shtëpinë dhe mbulohesh me gjakun e një njeriut të dashur, beson se kjo na qënka më e keqja veçse kjo ngjarje ishte një episod i pare të jetës që të kujtohet se e ardhmja do të jetë më e zymtë më e egër…Lufta vazhdon edhe kur ajo në mënyrë tipike ka mbaruar…Pas luftës me të huajt fillon një luftë tjetër më të egër, pothuajse në heshtje duke pritur nga dita në ditë diçka më të keqe dhe të këqiat vazhdojnë të vijnë njëra pas tjetrës. (Besoj se lufta më e egër që do të mbahet mënd ishte AJO QË U QUAJT “Lufta e klasave” Kjo “luftë” nuk kërkonte fajtorë por në cilën klasë shoqërore ndodhesh…!)Pse të mos prisje ndonjë të mirë, pasi u larguan të “mundur” okupatorët? Jo të mirë, nuk ka të mirë…lajmet janë dhe duhet të jenë, të këqia…Good News, no News…dhe ne nuk kemi pasur asnjëherë Jo Lajme. Ato vinin njëra pas tjetrës si vijnë valet e egra të detit. I kini pare valet e egra të detit kur era fryn si e tërbuar? Ja kështu…dhe ti prisje valën e ardhëshme më të egër… Dhe ajo vinte edhe kur nuk e prisje..

Paqja në vendin tim nuk erdhi kurrë. Për ty që je tani 82 vjeç..Pasi iku i huaji, i egri, gjakatari erdhën fqinjët, komshinjtë të njohurit, ata me të cilët ndaje të njëjtën gjuhë, të njëjtin vend në shekuj, atë vend që ti e quaje tëndin por…mjerisht nuk ishte i yti se ata “njerëzit e tu” me të cilin flisje të njëjtën gjuhë dhe kishte ndarë kafshatën e gojës të thane: ti nuk je i yni,ti nuk je me ne, ti je “armik” ti i takona klasës së përmbysur…dhe ti fërkoje sytë nga habia:unë armik? Pse vallë? Kujt i kam bërë keq? Nuk jam dhe unë vëllai i juaj i djeshëm që ndaja kafshatën e bukës që lagesha nga gjaku i njeriut tend të shtrënjtë që po derdhej nga plumbi të huajit mbi kokën tend? Jo…të thane. Ti je ndryshe se ti..je biri i një të pasurit, i cili duhet të vdesë në burgun e Vlorës dhe, megjithse të marrim të gjithë pasurinë, të hedhim në rrugë dhe më tej të çojmë në internim andej nga Shtyllas i Fierit dhe më pastaj në burg andej nga Spaçi…se atje mund të punosh dhe të vuash pa u paguar. Shteti ka nevojë për krahun tend po jo për ty, për trurin tend se truri yt është i rrezikëshëm.. Ja kështu, thjesht, më thjesht nuk bëhet…

Vitet kaluan dhe kalojnë dhe ja jemi në prag të një viti tjetër:2022! Ky vit ka shumë…2…dhe mua nuk më bën as dora as mëndja të vazhdoj të shkruaj, të shpreh mendimet dhe brengat e mia. Ndoshta është hera e pare që një shkrim nuk po mbaron, se nuk kam më kurajo të flas me fjalë se…është e kotë, askush nuk të dëgjon më. Çdo gjë ka ndryshuar: kanë ndryshuar njerëzit, popujt, idetë (po, një ideologji që dukej kaq e madhe kaq popullore, falimentoi brënda shekullit të kaluar, ashtu si kishte lindur dhe unë përjetova dhe vuajta më shumë se gjysma e tij.. u mbyt në mëkatat dhe egërsinë e saj…si e pësoi dhe nazizmi dhe fashzmi.. por do të vazhdoj një ditë tjetër, në…vitin tjetër me kaq 2…

2) EMIGRACIONI DHE…REFUGJATËT…(Nuk janë njësoj?!!!)

Është bërë zakon tashmë të flasim për emigracionin shqiptar të pas shëmbjes të komunizmit.. Ne të parët të “arratisurët” ishim refugjatë..politikë…megjithatë ka edhe më keq. Më keq se kaq ka mundësi? Do të pyesni. Po ka mundësi më keq akoma. Përditë dëgjojmë dhe lexojmëse si me dhjetra emigrantë nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Siria dhe Libia (dhe nga Iraku Afganistani dhe Pakistani dhe…Baglladeshi…) mbyten në ujrat e detit Egje në detin Mesdhe dhe i dëgjojmë si numëra.(Jo se pak shqiptarë humbën jetën nëpër male, dete nga mbytja, uria e ftohta dhe…domosdo nga plumbat vendore dhe të huaja, kryesisht të huaja pas 90-ës!) Numra jo shpirtrash njerëzish. Madje jo rrallë dëgjojmë njerëz të rehatuar ë pyesin: pse nuk rrinë në vëndet e tyre?(Mjerisht kjo dëgjohet dhe nga ish emigrantët dhe refugjatët shqiptarë që i kanë provuar vuajtjet e çrrënjosjes, qoftë me dashje!) Dhe pastaj…pastaj racizmi arrin kulmin…o ata janë arabë, janë myslimanë,janë arrogantë, jnë terrorista, janë jo njerëz të mirë… Të njëjtat nuk dëgjonim e lexonim dhe për shqiptarët në vitet 90 të shekullit të kaluar? Edhe shqiptarët ishin kusarë, kriminelë ateistë pa fe,njerëz të egër! Por krahasimi është tepër i dobët nuk mund të krahasohen me tragjedinë e sirianëve, irakianëve, libianëve afganistanëve e të tjerë se numrat janë të gjata.. Dhe kush e ka fajin për Irakun, Libinë, dhe Sirinë? Mos popujt e këtyre vendeve? Mos diku kanë vënë gishtin “ europjanët ” e..civilizuar? Dikur këto vende i kishin koloni ose të kontrolluara nga perendimorët- u mirrnin naftën badjave sepse shoqërit e tyre e nxirrnin nga nëntoka e këtyre vendeve! Si rrjedhojë këta “emigrantë” të panumërt që përpiqen të kalojnë detet me varka prej gome dhe mbyten çdo ditë duke e shndërruar këtë pellg mesdhetar në një varrezë gjigande…aty gjen gra, burra dhe fëmijë, po shumë fëmijë të mbytur por për botën tone ajo që quhet e “civilizuar” nuk janë veçse numra, numra shpirtrash të mbytur pa pasur ndihmën e askujt… Tragjedia më e madhe është se këta nuk u larguan e po largohen nga vatrat e tyre se donin të përmirësonin jetesën e tyre (si shqiptarët) por i detyruan të huajt, u a imponuan me ndërhyrjen e tyre barbare… Ju kujtohet kur sovjetikët pushtuan Afganistanin? Atëhere prerëndimi ndihmonte talibanët që të luftonin kundër pushtuesit sovjetik, veçser këta u treguan si ajo që thonë:”ushqeje këlyshin të të hajë kokën…” Kur u shporrën rusët talibanët mbeten dhe pastaj i kthyen armët- ato armë që kishin marrë nga perëndimasit- kundër ish aleatëve të tyre! Historia njihet: Talibanët janë të plotfuqishëm dhe perëndimasit u detyruan t’u a mbathnin si dikur në Vietnam . Të njëjtën gjë bënë dhe në Libi, Siri e gjetkë duke ndihmuar forcat ekstremiste islamiste duke dashur gjoja të demokratizonin vendet e Lindjes së Mesme veçse arsyeja ishte tjetër: nuk u pëlqente Khadafi me politikën e tij nacionaliste ashtu si nuk u pëlqente Asadi në Siri dhe më pare Sadami në Irak…Duke dashur të fshehin qëllimet e tyre të mbrapshta thane: duhet të demokratizohen këto vende si u demokratizua…Egjipti!!! Dikur duhet të thuhen të vërtetat se mjaft u ngopëm me gënjeshtra televizive. Për këtë, kryesisht për Libinë kam shkrojtur dhe here tjetër dhe nuk prisja as pres që dikush të marrë parasysh mendimet e mia.. Nuk besoj se do të mirresha edhe njëherë me tragjedinë arabe nëqoftëse nuk do të më kishte rënë në dorë një libër i çuditëshme që e ka shkrojtur një “emigrante siriane kur ishte vetëm 18 vjeç… Libri është menjimënd një grrusht në stomak për çdo njeri të ndërgjegjëshëm..(Ky libër mund të krahasohet me ditarin e ANNA FRANK, veçse Anna heroike qëndroi e fshehur nga nazistët derisa humbi jetën duke shënuar përditë egërsinë naziste. Jusra Mardini e fitoi betejën kundër bombave që binin nga qielli dhe nga dallgët e egra të detit Egje…sepse ajo ishte notare..dinte të notonte ndonse një vajzë e vogël.Ajo kishte ëndrra dhe i realizoi ato me heroizmin e pashëmbullt..) Lexoni:

JUSRA (YUSRA) MARDINI

FLUTURA…

Historia ime: nga Siria e bombarduar në lojnat Olimpike të RIO.

Fillimisht titulli nuk më mbushi syrin as më bindi ta lexoj…por qëkurse lexova disa radhë për beografinë e saj në kopertine,kuptova se ai libër është diçka e veçantë, një libër që nuk e lexon zakonisht. Nuk është roman. Nuk ka asgjë të sajuar. Thjesht një vajzë e vogël që ka plot ëndrra, që ka një jetë normale dhe pa telashe me prindër të mirë intelektualë që përpiqen t’u përmirësojnë jetën dhe t’i përgatiten të jenë ambicioze dhe të shkëlqejnë në jetë të dy motrat (Sara më e madhja dhe Jusra më e vogla) Babai i stërvit në pishinë si notare dhe ato shumë shpejt bëhen notare të mira përderisa kishin babanë trajner. “Dikur babai më hodhi në ujë dhe më tha noto! Dhe unë notova, u dallova dhe ëndërroja lojnat Olimpike..” Por një ditë nga qielli filluan të binin bomba…lagje të tëra të Damaskut po rrafshoheshin si nga qielli ashtu dhe nga rrebelët “islamistë”. Kush mund të mendonte pishinën dhe notin? Vazhdimisht ndërronin shtëpi-kudo që shkonin bombat nga qielli dhe nga toka i ndiqnin këmba këmbës …Babai emigron në një vend fqinj se duhej të jetonin dhe prapa mbeti Nëna me tre vajzat. Kushdo që mundej largohej nga Siria që t’u shpëtonte bombave dhe ja një ditë të dy vajzat e mitura vendosën të ndiqnin emigrantët e tjerë (sigurisht prapa mbeti Nëna me vajzën e vogël…Para u dërgoi Babai që të paguanin trafikantët dhe trafikantët ishin tepër të shtënjtë dhe …pa asnjë përgjegjësi (si ngjet zakonisht me trafikantët…I kanë njohur dhe shqiptaët në lëkurën e tyre..) Dhe ja një ditë fluturojnë për në Stamboll-deri aty thuajse ishin të ligjëshme sepse aty do të fillonin peripecitë e tmerrëshme dhe heroizmin i të dy vajzave pothuajse të mitura…sepse në kundërshtim me mijra emigrantë dhe refugjatë të tjerë ato ishin atlete! ISHIN NOTARE!!

Sigurisht nuk do të përshkruaj unë vuajtjet,tmerret këtyre vajzave- si të të gjithë ato mijra refugjatë se pse Jusra i përshkruan në mënyrë të përsosur se si ëndrra dhe deshira e të gjithve ishte të arrinin në Gjermani ku mund të gjenin një jetë më të mirë, më njerëzore. Ndoshta do të ishte mirë të përshkruaja heroizmin e të dy motrave (Ne jemi notare!) kur varka e tyre e mbushur me dhjetra refugjatë mbeti në mes të pellgut Egje ku rrezikoheshin të mbyteshin të gjithë-si mijra të tjerë- ato vajza të njoma u hodhën në det që të mbajnë varkën plot me njerëz-burra gra dhe fëmijë mbi ujë që të mos përmbysej sepse ato motra të njomura ishin..NOTARE dhe synonin Lojnat Olimpike!!!

Jusra (Yusra) Mardini përshkruan në mënyrë të përsosur tmerrin që përjetoi duke kaluar nga një trafikant tek tjetri: Tarfikant në Mitilini ku morën letrën e refugjatit që të mbrrijnë në Pire me anije, trafikantët e tjerë i prisnin në Pire që t’i mbartnin për në kufirin e Maqedonisë së Veriut, atje i prisnin trafikantë të tjerë që do t’i çonin deri në Beograd nga ku do ë fillonte një tmerr më i madh me trafkantët që do të kalonin Hungarinë! Hungaria egërsisht kishte mbyllur kufijtë dhe trafikantët po bëheshin përherë e më arrogantë, më të shtrënjtë dhe të dy vajzat që kishin marrë dollarët që u kishte dërguar i ati në Stamboll dhe që i mbanin të fshehur në gji,paguani, paguanin duke kursyer ushqimin dhe fjetjen (flinin ku gjenin shumë here nën qiell të hapët (Mendoni se ç’mund të bëhej për ata refugjatë, për ato familje që nuk kishin para të mjaftueshëm që të paguanin trefikantët e panumërt të disa shteteve) Duhet theksuar se hungarezët u treguan më të pamëshirësm, më të egër se çdo vend tjetër! (dhe të mendosh se në vitin 1956 kur u bë rrebelimi kundër sovjetikëve dhe diktaturës komuniste emigruan në perëndim-fillimisht në Austri- më shumë se një million hungarezë! Harrojnë kaq shpejt popujt?)

Nuk do të përshkruajmë tmerrin e këtyre vajzave të reja dhe menjimënd heroina-kushdo që do të dojë të mësojë të vërtetën mund të lexojë librin e Yusrasë (Jusra)…Ëndrra e tyre që të mbrrijnë në Gjermani dikur u bë realitet ndërkohë që u mësua nga dy gazetarë heroizmi i dy motrave notare në mes të detit. Në Gjermani gjetën përkrahjen njerëzore…Jusra mundi të shkojë për të vazhduar të notojë ku gjeti përkrahjen e një trajnerit gjerman ndërsa Sara u inkuadrua në një shoqatë vullnetare për mbrojtjen e refugjatëve dhe o kthye përsëri në ishullin grek Lesvu ku vinin akoma qinda refugjatë përditë. Me ndihmën e gjermanëve dhe të drejtuesve të Lojnave Olimpike Jusra Mardini plotësoi ëndrrën e saj në moshën 17 vjeçare! Shkoi në LOJNAT OLIMPIKE ë Rio me grupin e refugjatëve -për here të pare një skuadër e tillë atletësh nga vende të ndryshme të çrrënjosur nga vendet e tyre do të parakalonte dhe të mirte pesë në garat olimpike…Jusra ishte flamurtare!

Libri “FLUTURA” e notares siriane Yusra (Jusra) Mardini lexohet me një frymë, kryesisht për vërtetësinë dhe thjeshtësinë e tij. Besoj se kushdo që ta marrë në dorë nuk do të mundë ta ndërpresë por me mallëngjim, adhurim dhe admirim të pakufishëm për guximin,durimin, këmbënguljen dhe shpresën e këtyre vajzave pothuajse të mitura që ja arritën të plotësojnë dëshirat dhe ëndrrat e tyre edhe pse të çrrënjosura nga vatrat e tyre. Dhe ajo që bën përshtypje më shumë është dashuria dhe krenaria e tyre për vendin e tyre , Siria. Asnjë ankim, asnjë akuzë dhe kryesisht nostalgji dhe dashuri për Sirinë Besoj se këtë libër duhet ta lexojë çdo shqiptar-nuk ka asnjë shqiptar sot që të mos jetë prekur nga emigracioni! Dhe të mos tregohen “racistë” si po lexojmë shpesh për refugjatët afganë dhe për emigrantët e paligjëshëm që kalojnë kufirin shqiptar. Nga halli e kanë ashtu si bënin dhe shqiptarët vetëm disa vite më pare…(Apo harrohen 600.000 kosovarë që u dëbuan egërsisht nga sërbomëdhenjtë?) Le të shpresojmë se dikush do ta përkthejë dhe botojë në gjuhën shqipe librin FLUTURA e Yusra (Jusra) Mardini dhe të rekllamohet sa më mirë..

KRISTO ZHARKALLI. Athinë 1-5 Janar 2022.

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page