Për ne të ikurit, Shqipëria ka mbetur po ajo në shpirt


“Saga përtej Atlantikut”/Promovohet libri i Shefqet Mekos: Reflektim mbi çështjet që përballet shoqëria shqiptare


Kolegu ynë gazetari Shefqet Meko, na befasoi me romanin e tij “Saga përtej Atlantikut. Nuk është rastësi aritja e tij deri këtu. Ai ngjiti disa shkallë për të mbritur deri te romani. Qysh student boton në faqet e shtypit të kohës. Pas mbarimit të fakultetit, për 10 vjet ishte kryeredaktor i gazetës “Studenti i bujqësisë”, e cila u bë zëri i studentëve të Institutit të Lartë Bujqësor, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës. Pas viteve ’90, fillon punë në Radio “Tirana” ka la gjurmë të pa shlyera. Me nismën e tij në vitin 1994 u krijua Shoqata e Gazetarëve Shqiparë të Bujqësisë, ku Shefqeti ishte kryetar i parë i saj. Ai e antarësoi shoqatën në IFAJ (Federata Botërore e Gazetarëve të Bujqësisë). Prej 22 vjetësh jeton në Amerikë, ku është integruar plotësisht në jetën amerikane. Pasion i krijimtarisë, e ka ndjekur edhe në emigrim ku ka shkruar artikuj problemorë si dhe tre libra: “Unë ikanaku shqiptar” ”I tillë jam” dhe së fundi romanin “Saga përtej Atlantikut”. Me pasionin që ka, Shefqeti do na gostitë përsëri me krijime të tjera të bukura.

Shefqet Meko gazetari i njohur në Radio Tirana, publicist dhe një emër i njohur në median Bujqësore, promovoi në mesmuajin shtator në Tiranë, romanin e tij “Saga përtej Atlantikut”.

Në ceremoninë e organizuar për promovimin e librit të tij, merrnin pjesë personalitete të botës akademike, diplomatët Arben Çejku, Albert Rakipi, shkrimtarët e njohur Besnik Mustafai, Prof. Hulusi Hako, Ahmet Prençi, gazetarë, dashamirës të librit dhe miq të Shefqetit, që kish ardhur nga Amerika në Tiranë dhe mblodhi bashkë artëdashës dhe miq të tij.

Meko në fjalën e tij, mes emocionesh u shpreh se “jo vetëm se jemi mbledhur sot këtu, por për ne të ikurit, Shqipëria ka mbetur po ajo në shpirt”. Ai falenderoj pjesëmarrësit për dëshirën që shprehin të lexojnë librin e tij. Ndërsa, një falenderim të veçantë adresoi për Bujar dhe Miranda Karoshin dhe shtëpinë botuese M&B, redaktorin Dëfrim Cani, korektoren Alma Meko (Balli), Mjeshtrin Zaim Elezi (Zaja), Elzana Agollin për kopertinën dhe Arben Çejkun me kompozimin e “Metamorfozës” që përmbledh në një diçiturë atë tronditje emocionale që shkakton i gjithë romani

“Falenderoj Ahmet Prençin që më ka nxjerrë nga pluhuri i harresës dhe më tha “zgjohu”. Ashtu sikurse dua të falenderoj mikun tim të vjetër Hashim Jacellari, që do t’i lexonte dëshirat e mia të para, duke më thënë vazhdo se mund të shkruash dhe të kesh sukses”, tha Meko.

“ Të jem i sinqertë, vijoi ai, unë nuk i përkas atyre njerzeve që kanë ëndërruar Amerikën, duke qënë në Shqipëri. Unë i përkas asaj pjese, ku dhuna dhe sistemi thonin ‘”dëgjo çfarë them unë”. Megjithatë falë atij vrulli që ndodhin në fund vitit ‘90 u ndryshuam të gjithë. Unë e kam dashur Shqipërinë aq sa e doni dhe ju. Unë kam qënë dy herë në USA dhe jam kthyer me dëshirë, se do të bëhet Shqipëria dhe unë prap besoj se Shqipëria do të bëhet sepse ka njerëz të mire”.

Meko tregoi se kur vajti në USA bëri një dosje të madhe, me dëshirën që mund të fillonte te “Zëri Amerikës” dhe të bënte gjëra të mëdha. Por Amerika tha ai, ka një trill shumë interesat që është “Harro çfarë ke qënë në vendin tend, shiko çmund të bëhesh këtu”.

”Ai vend të hapë dyert dhe ai vend bëhet si të thuash shërbëtori yt në kuptimin e shërbimeve të gjithëanëshme dhe ne që shkojmë në USA, gjejmë shumë gjëra të mira që Shqipëria sot e 30 vjet nuk i ka ngritur ende atje ku duhet. Pikërisht ato gjëra që duan njerzit të shohin, Shtetin dhe Ardheun si binomi që shkon paralel me njëri tjetrin”, u shpreh Meko, teksa solli në vëmendje se “gjatë ditëve që kam qënë këtu në Shqipëri, kam parë një mrekulli njerzore që në USA edhe 100 vjet të tjera nuk e gjen, sepse atje në USA unë jam i angazhur me punë e nuk kam kohë të shpreh shiprtin tim me njerezit”.

“Sinqerisht me 22 vite në USA unë kam punuar më shumë se kurrë dhe gjithënjë e kam kthyer kokën mbrapa. Jo si ai njeriu që shikon dhe thotë çfarë nuk bëra tek vendi im, por tek ai njeriu që kërkon pse nuk bëhet vendi im. Si mund ta bëjmë ne? dhe më dhëmb ndonjëherë. Në këto kohë që kam takuar shumë njerëze, ku kam prekur atë shpirt, dëshirë dhe revoltë që atdheun e dua më shumë si vendin tim dhe juve, theksoi Meko.

Duke u ndalur tek tematika e librit, Meko theksoi se romani në fjalë është një produkt i marrëdhënieve në Shqipëri. Rromani është një frymëzim i njerzve që kam jetur dhe kaluar në vitet e jetës time këtu.

Gjithashtu tha Meko nuk mund të lë pa falenderuar pro, Hakon që më ka shpëuar nga shpata e Demokleut, që më rrinte në kokë mua si njeri i shtypirt . Shpesh thonim atherë shtypi të shtyp , unë mbase do të isha shtypur, por Prof Hako ka ditur të vendos logjikën dhe dashurinë njerzore para direktivës nga lartë. Faleminderit Profesor më ke shpëtuar, u shpreh Meko.

Ai tha se “fjalët shpesh mbarojnë, por vetë prania juaj këtu më kujton atë dëshirë njerzore që njeriu mbetet gjithëmonë i mirë edhe pse e keqja mundohet të lëvizë si ai bari I keq gjithëandej dhe Shqipëria dhe ju, keni të mirën brenda dhe e mira do të fitojë”.

Botimi romanit të Shefqet Mekos “Saga përtej Atlantikut”, ishte një ngjarje e rëndësishme për autorin dhe lexuesit.

Në optikën e poetit dhe shkrimtarit Ahmet Prençi, romani “Saga përtej Atlantikut”, që Shefqet Meko po i jep lexuesit shqiptar, është një risi mjaft interesante që trajton fenomenet e mprehta sociale, profilet e veçanta të personazheve dhe frymën social – kohore që ata mbartin në vetvete.

Ky libër, trajton thellësisht një raport të brendshëm të kohës dhe vendeve. Skanon situate që lidhen me historinë, psikologjinë dhe individin në një shoqëri të kufizuar politikisht, kulturalisht dhe psikologjikisht siç ishte komunizmi. Nga ana tjetër na paraqet në mënyrë të detajuar mjedisin e një shoqërie të vendit të lirë, në Amerikën e përtej Atlantikut ku autori jeton prej vitesh. Diversiteti i dy kohëve dhe metamorfoza që ndodh me personazhin që i jeton dy kohët dhe dy vendet është në themel të këtij romani mjaft të spikatur e të veçantë.

Kontrastet e thella shtrihen në të gjithë subjektin dhe personazhet, të cilët valorizojnë të dhëna, dëshmi dhe informim të nevojshëm kohorë, njerëzorë dhe shoqrorë. Kjo e bën romanin tejet interesant në të gjitha faqet e tij.

Romani përcjell mjaft mirë një dëshmi social- psikologjike të fatit të individit dhe pesha që ai mbart në dy shoqëritë, atë totalitare dhe atë të lirë. Në një subjekt të zhdërvjellët, Shefqet Meko arrin të na e tipizojë një personazh të tillë, i cili nënkupton fate popujsh.

Romani mbart dy realitete njerëzore me gjithë marrëdhëniet, që nga ato të dashurisë, familjes, shoqërisë, të njeriut me shtetin etj. Kryepersonazhi i romanit Xhelo Lakrori ngjan me një pluskim të qartë në realitetet përkatëse, duke i dhënë romanit një komunikim të jasht