top of page

PËR FESTAT E NËNTORIT



(poezi)


1.ISMAIL QEMALIT ISMAIL QEMALI ISMAIL KANINA Po të ndjek sulltani Zihet,VETËTIMA?! Seç more gjeminë Çave nëpër dete Doje SHQIPËRINË TA bëje mëvete!

Kishe vënë mbi supe Aq e aq rreziqe Fare nuk u tute Kishe zemër "shqipe" Shqipe si shqiponjë Shkove në mbretëri Do të bëj,-the,- Zonjë O moj SHQIPËRI!

Dhe mes aq rreziqesh Me flamur në dorë Flamurin e MËVETËSISË Shpalose në VLORË. Seç të fekste nuri Dritë- mjekrra e bardhë Dhe tundej flamuri O KRYEATDHETAR! Tutje ikin vitet Pranë për ne gjithmonë Flamuri yt valëvitet SHQIPËRIA,kurrë nuk të harron.


2.ANTIFASHISTI

Shkoi në WC dhe,si mbaroi"punë", Në murin e banjos,shkroi me thëngjill: "Këtu e bëra.Këtu e lashë Gjysëm për Duçen,gjysëm për fashistët!" Duket e lexuan(kish ndodhur natën) dhe fashistët hoqën dritat) Ai shkoi prapë dhe,sado pa drita,shkroi: "Kue lasha,santa luche * Netel fasha Total Duçe!!!" Këtu e bëra,pa dritë Asgjë për fashistët Të gjithë për Duçen!!!

3.GANIMET TËRBESHIT


17 pranvera,për ty fare pak

GANIMETË e bukur,o lule zambak Si burrneshë KOSOVE hyre në histori Simbol trimërie.vallë kush si ti? Urreje pushtuesit(ku duron shqiptari?) Sikur del në valle,shkove tek litari Heroizim yt,model,fyrmëzim! GANIMETË TËRBESHI-këngë pa mbarim.


4.PO TË HARROVA SHQIPËRI!!!

Po të harrova,SHQIPËRI, Dheu hiç të mos më tretë Trupin të ma hanë qenë lukuni Kockat të m'i hedhin në det.

Shpirti të më shkojë mu në FERR! Si një njeri plangëprishës Mos mbesë për mua as erz dhe as nder Sa mund të dallojë kështu prej bishës?!!!


5.ATDHEU Sado mangësira që ka në SHQIPËRI, Fare nuk më pengojnë që mos e dua SHQIPËRI! Je mbi çdo dashuri! Më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër për mua. Kam qenë jashtë dhe kam parë plot bukuri Po kurrë nuk hasa një të bukur kaq sa ti Dhe lulet jashtë SHQIPËRISË kishin aq erë, Sa në SHQIPËRI ka një ferrë. Tiranë, 27 nëntor 2023

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page