top of page

Oligopoli që kryeson fluksin e ndikimit politik dhe demokratik në Shqipëri





Botës historike nga dje iu shtua dhe një model tjetër bunkerizimi të demokracisë. Ishte ajo që shkoi në sytë e mbarë botës demokratike me pamje të dhimbshme e të tmershme, më qasje duale për „luftën“ e pnevojshme në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë, që u pa se ishte një bunker e një fortifikatë, me të cilën ndalohej të hynte aty pjesa më e ndjeshme e demokracisë shqiptare. Dhe kjo shtëpi lirie dhe demokracie dje ishte bunkeri për Sali Berishën, njeriun që i ka udhëhequr demokratët në vite, për faktin se ndaj tij është dhënë „non grada“ amerikane e kohës. Dhe kështu duket qartë se rrjedhat shkojnë sa pas dhe para në fakt.

Një vit më parë sot, Twitter e ndaloi Donald Trumpin përgjithmonë. Kjo ishte një ditë pasi Facebook-u goditi presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara me ndalimin e tij të pacaktuar, i cili është ende në fuqi edhe sot. Arsyetimi i supozuar për këtë shtypje të paprecedentë nga Silicon Valley ishte mbrojtja e demokracisë amerikane në vazhdën e trazirave të Kapitolit. Por siç është shkruar e argumentuar, deplatformimi i Trump nga Big Tech do të hedhë një hije shumë më të gjatë mbi demokracinë amerikane, sesa ata idiotë që bënë trazira në DC. Ne tashmë kemi nga na tjetër mendime dhe komente dhe bindje të tjera faktuale që flasin dhe tregojnë se pse sulmi i Kapitolit nuk ishte një "grusht shteti", kemi arsye të ndalemi e të lexojmë edhe për vandalizmin e zgjuar të Colston Four, natyrisht për peticionin kundër dekorimit mbretëror dhe po aq dhe për kalorësinë e Tony Blair dhe natyrshëm dhe për një pikë të vjetër e të re që flet për vdekjen e nostalgjisë.

Pak ditë më parë, në ndërtesën e Kapitolit në Uashington, DC, Presidenti Joe Biden foli me maturi për kërcënimin ndaj "demokracisë sonë", një vit pas sulmit të Kapitolit nga Trumpistët, të cilët u mbërthyen nga teoritë e konspiracionit për zgjedhje "të vjedhura". Kjo trazirë ishte ajo që nxiti shtypjen e Big Tech ndaj Trump janarin e kaluar. Thuhej se ai kishte ndezur flakët e një "grusht shteti". Siç tha Mark Zuckerberg i Facebook kur njoftoi pezullimin e Trump, presidenti i atëhershëm po përpiqej të 'nxiste kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike'.

Refuzimi i Trump për të pranuar zgjedhjet ishte i turpshëm, ashtu si edhe fantazitë e tij të trullosura se ato ishin 'mashtruar' kundër tij. Por ideja se ai po 'nxiste kryengritje të dhunshme' janarin e kaluar është e pakuptimtë. Para së gjithash, trazirat e Kapitolit nuk ishin një puç i organizuar - ishte një trazirë kaotike, e pakoordinuar dhe shpesh krejt surreale. Dhe Trump nuk e ka nxitur kurrë atë, edhe nëse e ka nxitur turmën në tubimin që i parapriu, përmes llogarive të tij në mediat sociale dhe kur iu drejtua marshuesve nga platforma e protestës në DC.

Një reagim i tillë dhe një dykampësi është shfaqur dhe nga Tirana, ku komentuesit dhe komentatorët e shumtë, të ndarë në disa kampe flasin dhe postojnë në të gjitha hapësirat dhe në rrjetet sociale. Ngjarrjet dhe pamjet janë të frikshme dhe të dhimbshme. Postimet janë akoma më të dhimbshme. Deklarimet më të frikshme. Situata është dhe e turpshme dhe po aq jo bindëse. Një palë lavdërron polcinë që u erdhi në ndihmë atyre që provokonin duke ngrënë sanduiçë në tarracën e godinës dhe një palë natyrisht mallkon lotët që derdhën nga gazi lotsjellës. Më tej dikush shkon në pika të tjera. E padukshmja nuk është më tek zgjidhja dhe zgjedhja, por tek karrigja dhe kolltuku. Nuk dihet se kush më pak e kush më shumë e kërkon atë, në një kohë që duhej të ishin ulur e të kërkonin votën brenda shtëpisë së demokratëve, që do të ishte më e mira, dhe kush të fitonte të shuante tërë këtë turp të madh dhe mjaft të dhimbshëm.

Ditët e fundit me ngjarjet e ndodhura para, në dhe brenda godinës së partisë Demokratike të Shqipërisë, ishin një spektakël i zymtë. Aty u mbollën pa nevojë dyshime në synimin e vërtetë të liderëve të demokracisë, ndërsa të dy palët u përpoqën sipas kokëfortësive të tyre dhe dështuan të realizonin atë që duhej dhe duhet në favorin e tyre, në favorin e demokratëve, në një moment kur pjesa brenda godinës thirri një eskortë të blinduar policore dhe kërkoi që ajo të 'gjente' më shumë 'kriminelë“ dhe 'armiq' tek ata që kishin votuar, ishin angazhuar, e kishin sakrifikuar madje shumë gjëra për të mbajtuar njerëzit jashtë dhe brenda godinës me shpresa demokratike, për të vetmin faj se ata donin me të gjitha mënyrat të hynin në shtëpinë e frymëzimit dhe idealit të vetë. Por ajo që bëri kjo sjellje në ditët pas protestës së Partisë Demokratike do të hedhë një hije shumë më të gjatë mbi demokracinë shqiptare. Këto tymra dhe pluhura, ato gurë dhe ato shenja lotësh nga gazi lotsjellës kanë kaluar një vijë që do të jetë e vështirë të kalohet. Oligopoli që kryeson fluksin e ndikimit politik dhe demokratik në Shqipëri pak ditë më parë sfumoi se kishte të drejtën, autoritetin moral, madje edhe detyrën, të ndërhynte në politikën demokratike. Por kjo ndodhi. Ndodhi në kohën që është Kryeministër i Shqipërisë Edi Rama, dhe në një kohë që PD ka dy alternativa, ku njëra është brenda një bunkeri të vetëngritur nga Basha dhe tjetra në hapësirën e lirisë, në kërkimin e saj të lirë që i mohohet për arsye të njohura e të panjohura, ku në plan duket firma e disa rithemeluesve me Sali Berishën në plan kryesor.

38 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page