top of page

OBLIGIMI QYTETAR DHE SHTETËROR


VI. OBLIGIMI QYTETAR DHE SHTETËROR: QË ZËRAT E KOMBASVE


TANË NË TROJET ETNIKE TË MOS TRETEN (Asimilohen)


Viti 1913! Sa trazira ka sjellë në Gadishullin e Ballkanit! Kaluan mbi 100 vjet dhe konfliktet ndërpopujt e këtij rajoni nuk kanë të mbaruar. Mbi 100 vjet që Fuqitë e Mëdha dhe sot BE-ja, përpiqen të ruajnë, të mbrojnë status-quonë e shteteve në Ballkan, me arrnime, dredhi, mashtrime, me propagandë. Tashmë ato e dinë fare mirë se kjo status-quo nuk ka jetë. Ata kanë gabuar dhe po gabojnë duke mashtruar veten dhe dëmtuar rëndshëm paqen në Ballkan dhe në Europë. Ndodhite, vuajtjet, poshtërimet, dëmtimet, dhe dëbimet, në të gjitha rastet i kanë rënë në shpinë etnisë shqiptare.


Armiqësia e shteteve kufitare dhe anësia Euro-Atlantike, kanë shërbyer në keqecurinë gjithpërfshirëse të shtetit shqiptar dhe shqiptarëve në trojet etnike, por nën pushtetet greko-serbe, si me ndërhyrjet e drejtëpërdrejta dhe indirekt në punët e brendshme. Dirigjimet keqdashëse nga jashtë dhe brenda vendit, kanë ndikuar në varfërinë morale, shpirtërore, ekonomike, fetare dhe ushtarake si në popullsinë e Shqipërisë “Londineze” dhe shqiptarëve në trojet etnike, në nën shtetësinë e të huajve. Megjithatë e kanë patur dhe e kanë të pamundur shuarjen e ndërgjegjes tonë kombëtare, në ruajtje të identitetit etnik dardano-arbëroro-epirot, si pasardhës të denjë pellazgo-ilirë.

Shkëputja e dhunshme e territoreve shqiptare nga tërësia e truallit tonë etnik, për mbi 100 vite ë, ka qenë dhe është një rëndesë e stërmadhe në drejtim të mundësive më të mëdha për zhvillimin ekonomiko-politik; të një shteti të fuqishëm numerik, ndikues, i përfillshëm në vendime tërësore ndërshtetërore, qofshin Ballkanike, Europiane dhe Botërore. Kjo maskaradë europiane ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë në palcën e një kombi, që tashmë është provuar dhe vërtetuar shkencërisht dhe historikisht, një popull më i vjetër si nga helenlt dhe romakët, me një gjuhë të veçantë dhe e pagëzuar si "Nëna e gjithë gjuhëve". 

Kombi ynë, i shtrirë me rezidencë në disa shtete ballkanikë, në trojet e tij autoktone, vazhdon të ndeshet parreshtur në sakrifica sublime për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin amësor në kushte tejet të vështira të diktuara nga shtetet etno-racistë të greko-sllavëve dhe anësisë fetare europiane. 

Vërtetësinë e këtyre sjelljeve antinjerëzore dhe anti kohore ndaj bashkëkombasve tanë, e ndeshim përditë dhe me shumë raste, por këtu do të sjellim një rast specifik, i cili përgjithëson ato që u cituan më lart. ■ Z. Gani Mehmetaj na njeh me ankesat e një shqiptaroboshnjaku, z.Muho: ”U thirrëm në kupë të qiellit. Lëshuam zë se ende jemi shqiptarë. Dhamë alarmin se fara jonë po shuhet, se është koha të na nxirrni nga balta e mjegulla vrastare që na ka mbuluar, por kot, ju nuk na ndihmuat, as nuk na çuat fjalë miradie. Vazhduat t’ia përkëdhelnit sedrën vetës me përralla për mbret”.  “Sikur ju shqiptarët e Dardanisë e të Shqipërisë të ishit ndryshe, më të fortë, më kombëtar, ne shqiptarët e humbur, do të ktheheshim te rrënjët me komb e me fe, kështu na mori lumi. Sllavët na e imponuan gjuhën, turqit fenë”.  Të tilla thirrje ankesash dhe shpresa kanë ardhur dhe vijnë nga gjithë rajonet etnike me banim shqiptarësh, të cilët që nga viti 1913 u bënë “mish për top”, së bashku me truallin e tyre autokton, që Fuqitë e Mëdha u a dhuruan shteteve sllavo-greke.   Lexues të nderuar!  Qëllimi i mbylljes së materialeve të botuara gjatë muajit korrik e gusht 2020, me thirrje zemrash, ankesash të bashkëkombasve tanë, por që vazhdojnë të jenë me gjithë trojet e tyre nën pushtetin e shteteve jo shqiptare, duhet të na zgjojnë për të ngritur fuqishëm zërat kundër racizmit etno-fetar. Me keqardhje, por në radhë të parë, zërat duhen ngritur ndaj administratorëve tanë publikë dhe mediave për t’i bërë të ndërgjegjshëm në zbatimin e Kushtetutës, të ndjejnë përgjgjësitë mbarëkombëtare, të vendosin shtetin në nivel të barabartë me shtetet e tjera, të ngrejne reputacionin shtetëror, largohen nga inferiorizmi, përulja, interesat e çastit dhe të vendosin mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit, para interesave të tyre familjaro-miqësore.  Larg duart nga vala aktuale e “populizmit” në Europë dhe në Botë!. Studjues i pavarur: Fahri Dahri.                    Shënime:      Për materialet e botuara lidhur me: "Tre të veçanta të shenjta…. ", u jam referuar edhe: ● Besnik Imeri: “Paionia e re”. ● Lutfulla Peza-Liliana Peza “Dritё e re mbi pellazgёt dhe gjuhёn e tyre” bot.2013. ● Dhimitёr Pilika “Pellazgёt” f.158-160). ● Theodosius II (Flavius ​​Theodosius; lindi më 4 Prill 401, vdiq më 28 korrik 450), ishte perandor Romak Lindor nga viti 408 deri në vitin 450.  ● Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond, CBE, DSO, FBA (ka lindur më 15/11/1907 dhe ka vdekur më 24 mars 2001). Studiues britanik i Greqisë antike dhe një operativ për Operacionet Speciale Britanike Ekzekutive (NSH) në Greqinë e okupuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. ● Dinastia e sundimtarëve të mbretërisë Parthiane, në fillim nga prijësit e fisit Parn (afërsisht 250 p.e.s. deri në vitin 230 pas Krishtit). A. Emri i tyre është vendosur në emër të mbretit Arshak I, i cili bëri dinastinë zyrtare. "Mithridates I (Arshak VI) e zgjati fuqinë e tij në një pjesë të Media e Persisë dhe pushtoi Mesopotaminë. Nën Mithridates II A, dinastia u përlesh me Romakët, të cilët ishin të shumtë në vitet e mëvonshme. ● Gani Mehmetaj tek gazeta “Zemra shqiptare”, datë 09/07/2020.- ● Totila, emri origjinal Baduila, vdiq 1 korrik 552, ishte Mbreti i parafundit i Ostrogotëv e, mbretërimi i tij zgjati nga viti 541 deri në vitin 552 pas Krishtit. ●  Cugnidhë: toponim  shqiptar i fshatit, është toponim shqiptar, në të folurën çame, Cukunidhë = hithër (barishte që djeg). ● Cangadhe, në dialektin çam, diçka që e ka të mangët (që i mungon), p.sh.një “Dele apo dhi që ka mbetur pa qengj/kec, por mbahet për qumësht”.  Tiranë- Bergamo. Korrik-Gusht- shtator 2020.-     Studjues Fahri Dahri 

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page