top of page

Në këtë pamje të çmendur!


Ne jetojmë ende të kryqëzuar në këtë pamje të çmendur!

Nga Fatmir Terziu


Historitë mund të jenë të ngjashme, por dhimbjet janë të ndryshme. Para disa disa kohësh mësova se një letër e firmosur nga ish-Sekretari i Parë i KQBRPSH-së Lisen Bashkurti largonte nga puna në rolin e redaktorit të gazetës „Zëri i Rinisë“ një talent si Lazër Stani, për „oportunitet politik“ me të vetmin arsyetim fejesën e tij me një vajzë tjetër talent, sot poete me emër global, Luljeta Lleshanakun (sipas aktvendimit: mbesën e armiqve të betuar të popullit e të Partisë, Abaz Kupi dhe Alush Lleshanaku). Dhe ndërsa e lexoja origjinalin e kësaj letre tip „vendim Nr. 20“ të datës 8.10.1990 vetëm disa muaj pasi ishin hapur ambasadat dhe mijëra të rrinj kishin ikur nga vendi, sillja nëpër mend atë që pata gjetur muzeun në qytetin e Belicës së Bullgarisë. Ngjashëm po me dhimbje të ndryshme. G. Andreychin në atë muzeum shkruhej se ishte larguar nga puna në drejtimin e një gazete rinore, sepse ai kishte fatin. Ekeq të njihej me një vajzë që ishte kundërshtar me Gergj Dimitrov ( i njohur edhe si Georgiy Mihaylovich Dimitrov, ishte një politikan komunist bullgar dhe lider i Bullgarisë nga viti 1946 deri në 1949. Nga viti 1935 deri në 1943, ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Internacionales Komuniste), por dhe pse ishte i njohur dhe mik me Vasil Kolarov, i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit Kombëtar, nuk kishte shpëtuar largimit nga puna, madje nuk i kishte shpëtuar zhdukjes. Ai u zhduk menjëherë dhe ata që e zhdukën thoshin se ai është “në punë”. Pra shkrimtari i mirënjohur, Lazër Stani, duhet të ketë qenë më me fat se bullgari që u ekzekutua mizorisht, pra me fat se nuk e zhdukën dot(?)

Në atë muzeum kujtoj se lexova një lojë që i ekzekutuari kishte bërë një me fëmijët e tij, që të shpjegonte më qartë, se si formohet një person nga profesionet e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre. Sipas lojës që kishte bërë, doli të ishte një sintezë mes një hanxhiu, një inxhinieri (shkencëtari), një huadhënësi dhe një feudali. Kurë nuk flitej për një lidhje me poltikën, as dhe me ndonjë arsye tjetër të ngjashme. Një nga stërgjyshërit e tij kishte qenë gjerman, më saktë sakson. Familja e tij gjurmohej në shekullin e 15-të, ku mund të thuhet se ishin të klasës së mesme, borgjeze. Familja e tij jetonte në tokat e Polonisë së sotme, dhe në një kohë e tyre në atë kohë ishin pjesë e Perandorisë Ruse. Fati i kësaj familjeje ishte shumë i veçantë. Gjyshja e tij dhe vëllezërit e saj patën fatin e keq që lindën në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të në qendër të ciklonit të botës. Të gjitha luftërat dhe kataklizmat, të gjitha përplasjet ideologjike kishin kaluar nëpër atë vend, vendi më i keq për sa i përket mbijetesës. Ata ishin pasardhës të një familjeje të pasur me tre fëmijë. I pari mori fabrikën, i dyti mori dyqanin dhe i treti, stërgjyshi i tyre, Njeriu që qëndronte gjithnjë me çizme, për të siguruar jetesën, duhej ta bënin një burrë të arsimuar.


Dhe kështu ai u bë një inxhinier, me një arsim të shkëlqyer dhe interesa të shumëanshme. Emri i tij ishte Carl Richter. Gruaja e tij, gjithashtu gjermane, babai i së cilës ishte pastor, kishte katër fëmijë me stërgjyshin - tre djem dhe një vajzë. Vëllai i parë vdiq si ushtar rus në Luftën e Parë Botërore kundër Gjermanisë. I dyti vdiq si oficer polak sërish kundër Gjermanisë, ai ishte pilot. E treta është gjyshja Ilza, e cila u martua me një bullgar të ardhur nga Amerika dhe i dha fund jetës në Bullgari. Informacioni i fundit për fëmijën e katërt, vëllain e tretë, është i vitit 1934, kur e takoi kushëriri i tyre në Berlin. Në atë kohë ai ishte duke punuar si shofer taksie, ai i tha asaj se do të nisej për në Sao Paulo javën tjetër. Ne dihej asgjë tjetër për të. Imagjinoni çfarë vorbull ishte! Dhe historia ka të bëjë me familjen më të mirë dhe më të begatë gjermane.

Stërgjyshi tjetër, sërish nga ana e nënës, ishte nga Belica. Në atë kohë, Bullgaria ishte një Principatë dhe Belica ndodhej brenda kufijve të Perandorisë Turke. Ai ishte një burrë i pasur, fajdexhi, të cilit i kishte borxh gjithë Belica. Ai dërgoi djalin e tij, gjyshin tim, për të studiuar në shkollën e mesme në Samokov. Shumica e djemve u bënë revolucionarë maqedonas, por ai ishte një hap përpara. Kështu u bë Patriot, sigurisht! Shumë interesante është edhe historia e të komentuarit më vonë, pra në kohën kur Dimitrov ishte në krye të Partisë Komuniste të Bullgarisë, apo dhe në kohën kur të dy protagonistët ishin dhe mbetën viktima të një sistemi që kurë s'e kuptoi realitetin në të cilin vinte rrjedha e vërteë e jetës.

Pra, shkurt dhe kuptueshëm. Largim nga puna se lidhjet e jetës të shpien tek ermrat e padëshirueshëm me sistemin. Në të dyja rastet njësoj, por me dhimbje të ndryshme. Kjo e Stanit ende bëhet e dhimbshme edhe sot. Pse? E lexon këtë në një kohë kur në Bullgari kishte filluar ndryshimi. Ishte koha kur sistemi i mbajtur në këmbë nga ushtarët e Ramiz Alisë, që më vonë u bënë pjesë e rrjeshtit të Demokracisë, edne ishin me armët më të mprehta për armiqtë e cilësuar prej tyre si të Partisë. Dhe për fatin ekeq, shkrimtari i talentuar, Lazër Stani, edhe pas kësaj kohe, në një sistem demokratik sërrish gjeti fatin tek emigrimi në oshë të madhe. Arsyet?! Me qindra. Kuptohet tashmë se të gjithë ne jetojmë ende të kryqëzuar në këtë pamje të çmendur! Tingëllon si kuriozitet, por për intelektualin koha më e mirë doli të ishte lufta.

Në atë muze të Belicës lexova diçka dëshpëruese. Shumë kohë më parë, shkruhej se pasardhësit e të ekzekutuarit, shkuan në Belicë dhe kërkuanshtëpinë e gjyshit. U ishte thënë „Nuk mund ta gjejmë dhe kaq“. Dhe nuk mund ta gjejmë ishte kuptimi i qartë se shtëpia ishte e shkatërruar. Dhe si ndodhi kjo? Siç u përmend, ai u pushkatua, e kuptohej që ata ishin cilësuar armiq të Paryisë e të popullit atëherë për një kohë. Por më vonë, mjaft më vonë u botua një artikull nga miqtë e tij, të cilët shpjegonin se sa njeri i mirë ishte. Ata nuk tregojnë detaje për fundin e tij, por meritat e tij theksohen veçanërisht për vendin e tij.

Kjo në Belicë ishte bërë arsyeja për heqjen e 'embargos politike' të vendosur ndaj llojit të tillë. Tashmë pas disa vitesh bëhej një festë të madhe, ku morëm pjesë edhe ne me disa miq nga Shqipëria, dhe shtëpia e tij u bë muze. E lazrit, as që bëhet fjalë, e jo më fjalë, por më shumë dhimbje, pasi shkrimtari tashmë në moshë të madhe vetëm punon, punon në emigracion… Nuk ka kohë as që të përgjigjet për disa pyteje që ne ia kemi dërguar për një projektin tonë, kohë më parë. E ngjashme, por me dhimbje të ndryshme. E dhimbshme…, mjaft e dhimbshme në një lidhje të tillë të fisme, që Shqipërisë i kanë dhënë me të gjithë mënyrat, të dy Lazri dhe Luli, pra atë që askush nuk mund ta japë në atë mënyrë mes talentit që ua ka dhënë Zoti.

46 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page