NUK VRITET PAFAJËSIA, Z. KRYEMINISTËR!


Nga Frank Shkreli

“Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do t’i japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund, nuk mund të vijë në fillim.” Kështu është shprehur, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama në Beograd, kohët e fundit, gjatë një konferencë me gazetarët pas takimit për të biseduar mbi të ashtuquajturën nismë, “Open Balkan”, me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin dhe Zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, kur është pyetur nëse Serbia duhej të kërkonte falje për krimet kundër njerëzimit që ka bërë në Kosovë kundër popullësisë civile shqiptare, të pafajshme, në atë truall.


Po cilat janë “krimet kundër njerëzimit”, që janë bërë në Kosovë nga forcat terroriste të Millosheviqit e për të cilat falja duhet të jetë e fundit, sipas Z.Rama. Sipas Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Aritkull 7, i vitit 1998, “krim kundër njerëzimit” përfshin aktet që janë pjesë e një sulmi të qëllimshëm, të gjithanëshëm dhe sistematik të një shteti kundër një popullësie