top of page

NUK JAM UNË!


NUK JAM UNË! Nuk kam lindur për nënshtrim... Zëri im tingllon kushtrim Nuk jam urë kalimi I të zezave në vendin tim Për atdheun kam bërë betim Me armikun s'ka përqafim!


LOJA

Loja e shahut

Dhe loja e politikës

Nuk janë fare

Si ngjarjet e ditës

Për lojën në shah

Si në politikë

Kërkohet njohje

Në matematikë

Shahu dhe politika

Ngjajnë shumë

Edhe njëra

Edhe tjetra

Lojë nervash

Quhen për çdo veprim

Lojë me koncentrim

Me parallogaritje

Gjatë rrugtimit

Ndodhin shumë plasaritje

Kuvendarët tanë

Ende nuk po e njohin

Këtë lojë me përgjegjësi!

Ju them të gjithëve

Zonja dhe zotrinj

Mësojeni këtë mjeshtëri

Ju duhet gjithmonë

Të hartoni strategji!

Se politika e juaj

Ende nuk ka cilësi

Kur mbretreshën

Pranoni me falë

Për një kal?

Humbjen

E konfirmoni...

Asgjë nuk meritoni

Mjer-mjer elektorati

Që ju e përfaqësoni!

Ligjet me të meta

Ju i votoni

Ato që sjellin financa

Ju po i refuzoni...

Të tërë në shtëpi

Duhet të shkoni

Parallogaritjet politike

Nuk doni t'i kuptoni!

Etikën e politikës

Si në lojën e shahut

Ju ta ushtroni me qartësi

Kur dilni në foltoren e Kuvendit

Si në Kosovë e në Shqipëri

Të mos flisni marrëzi!

Tetor 2023, Zvicër

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page