top of page

NUK DI KUSH VALLË KAQ RËNDË GABOI?!


Arjana Fetahu Gaba

EJA VËLLA

Eja vëlla, një raki e cigare ta ndezim të dy, Dhe fort tavolinës, i rashë me pëllëmbë, Kjo s’është tavolinë avokati apo ministri, Eshtë vëndi, ku hamë veten me dhëmbë.


Tek kjo tavolinë, kemi thënë gjithçka, E vetmja faltore, ku hallet i qajmë, Eja ta djegim pak hidhërim, Se unë e ti, njëri tjetrit i ngjajmë.


Eja, pije dhe ta bëjmë gëzuar, Të kam si vëlla, ndaj dhe të ftoj, E di që dhe ti, je si unë buzëvarur, E di që hallet i kemi njësoj.


Merrim dhe një kafe, ta bëjmë tamam, E di që s’te pihet, menjëherë do thuash, Mos rrëmo në kuletën bosh vëlla, Se kurrë s’të lë ta paguash.


Unë të ftova, mos u zë ngushtë, Ti e di, s’jam më i pasur se ti, Po sot këto lekët e fundit, Si mbajnë dot xhepat e mi.


Gëzuar për ty dhe për mua Se bota është, llum kafeje që nxin, Kur s’plasëm që na iku rinia mjeruar, Tani të djallosça pleqërinë.


NUK DI KUSH VALLË KAQ RËNDË GABOJ?!


S'di si do t'pajtohem me mungesën tënde,

Për të cilën s'kisha menduar, por urryer,

Por tani kjo mungesë e thellë vetmije,

Më paska tejmase rrëmbyer.


Dhe lulet, më duken pa ngjyra,

E dielli, veç një pikturë varur në qiell,

Që as më ngroh, e as më ndrit,

Por vetëm që emrin e ka diell.


Dhe detit i iku aroma që më dehte, u zhduk,

Shkëmbinjtë më duken të lodhur, të vrarë,

Dhe rëra që me puthte shputat e këmbëve,

Një trajtë të shëmtuar, duket se ka marrë.


Si mund të më humbas fryma jote,

S'mund ta besoj të tretet pasqyrimi yt,

S'di si lagështira e fjalëve të zbehta,

Kaq shumë në tundim, po më mbyt.


Nuk di caqet, ku është fshehur ndarja,

Që do s'po mbledh mendjen ta kërkoj,

Nuk di ku i lamë të gjitha, ç'ka kishim,

Nuk di kush vallë, kaq rëndë gaboj?!


Me orëvajtjet e mija tashmë të kota,

Unë s'do t'mësohem fare mirë e di,

Tani m'u përmbys e gjithë bota në duar,

Dhe syve s'buzëqesh dashuri.


104 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page