top of page

Një vit pa shokun, mikun dhe kolegun tonë të rrallë


Sejdo Harka

Murat Gecaj,një emër i spikatur i gazetarisë,veprimit dhe i krijimtarisë…

(Një vit pa shokun, mikun dhe kolegun tonë të rrallë)


U mbush plot një vit, që nuk e kemi mes nesh mikun dhe shokun tonë të rrallë, publicistin dhe studiuesin koherent e të palodhur, Prof.Murat Gecaj.Kemi një vit që nuk ja dëgjojmë më zërin e ngrohtë dhe zilen e telefonit,me një muzikë të ëmbël,me të cilin na ftonte për kafen e mëngjesit,apo në përurime librash e biseda radio-televizive.Nuk ja ndjejmë hapin e tij të vrullshëm,kur rendte trotuarëve të Tiranës dhe përtej saj, me një çamtë mbushur me libra dhe aparatin fotografik që s’e ndante kurrë.Nuk e shijojmë humorin e tij të hollë dhe këshillën e mençur…Kemi një vit që nuk e kemi në ballë të tryezës së kafes së mëngjesit,që nuk përjetojmë kënaqësinë e imelleve e tij të bukura, të shoqëruar me skica e fotografi për veprimtaritë e një dite më parë, dhe për një çast na pushton heshtja dhe trishtimi.Por shpejt e marim veten.Si pas një perdeje magjike,na shfaqet imazhi i tij i gjallë dhe i hijshëm,me trupin e drejtë dhe hapin e tij të vrullshëm,ashtu krenar, pa u lodhur kurrë.Sa herë që mblidhemi në kafet e mëngjesit,na duket sikur e kemi mes nesh që flet edhe me heshtjen e mungesës së tij,ashtu si dikur,plot humor dhe ëmbëlsi.Dhe ne, shokët e tij të ngushtë: Bardhyli Xhama e Foto Toti, Viron Kona e Kadri Tarelli,Përparim Hysa e Bashkim Saliasi , Arif Hasko, Ibrahim Hajdarmataj dhe Fran Gjoka,…, ashtu, mes afshit dhe aromës së këndshme të kafes, e kujtojmë atë të gjallë, si dikur në ballë të tryezës.Dhe themi me vete: Ç’ rëndësi ka, që ai nuk ndodhet fizikisht mes nesh?!Ai rron në kujtesën,imagjinatën dhe botën e gjallë të librave të tij të shumta, që la pas.Aq të lidhur ngusht shpirtërisht kemi qënë me Muratin,sa që rrallë na ndodhte të mos mblidheshim në një tryezë, apo në ndonjë veprimtari ditore.Na bashkoi “kënga popullore”,i thoshim, me humor, njëritjetrit, nëpërmjet së cilës nënkuptonim Gazetën “Mësuesi”,ku punuam dhe bashkëpunuam për një kohë të gjatë,e cila na kishte lidhur ngusht me mijra fije të padukshme.


Ditën që ai ndërroi jetë,bashkë me Viron Knoën, kishim lënë të pinim një kafe në qendër të Tiranës, me synimin që më pas të shonim tek lokali ‘’Galaxsy’’’,që ndodhet pranë shtëpisë së tij, për t’u takuar me Muratin,mbasi kishim ca kohë që nuk e kishim takuar nga afër ,jo vetëm për shkak të epidemisë,por edhe për arsye se ai kishte ditë që s’e ndjente veten mirë. “Ah, sikur të kishim edhe Muratin këtu,i thamë njeritjetrit njëzëri,sepse ai di mirë si ta ndezë zjarrin e muhabetit.Si për çudi, me të mbaruar këto fjalë,ndjeva tingujt e mekur të ziles së telefonit,që sa vinte e bëhej më çjerrës.Kur pashë emrin e atij që më telefononte,ndjeva drithërimën e një lajmi të hidhur: “ Murati mbaroi”, tha dhëndri i tij, Shpëtimi, me një zë të dridhur.Si të ishim të ulur mbi gjëmba, pa e provuar kafen,u ngritëm për të rendur drejt shtëpisë së Muratit,pa e marë parasysh rrezikun që na kanosej nga Kovidi,i cili në atë kohë ishte në kulmin e përhapjes së tij.Kur e pamë shokun tonë të hershëm,si një lis të rrëzuar,të mbyllur në një arkmort, ndjemë se diçka na u këput në shpirtin tonë.Ishte një nga shokët e miqtë tanë më të mirë,që nuk do ta kishim më mes nesh.Pasi u dhamë kurajo familjarëve,shkuam përsëri pranë arkivolit dhe duke e vështruar, sytë e tij të ngrirë, thamë: “Sa i lidhur shpirtërisht paske qënë me ne shokët e tu të përjetshëm,o dashur Murat”!.Pikërisht, në çastin që përmëndëm emrin tënd,të sapo ulur në tryezën e kafenesë,ti jep shpirt,si për të na dhënë lamtumirën e fundit.Dhe, pas kësaj lamtumire të heshtur e tepër të trishtë, na buruan nga zemra fjalët: “Sa shumë rende, o i dashur Murat,aq shumë shpejt na ike”!.Dhe kjo është e vërtetë.Njerzit si Ti, që rendin për të tejkaluar kohën, ikin më shpejt se koha.

Po kush ishte, në të vërtetë, Murat Gecaj.

Për ta dhënë të plotë figurën e tij,ndoshta duhen faqe të tëra,por në këtë përkujtimore të shkurtër do të ndalemi tek disa nga momentet kryesore të jetës dhe të veprimtarisë studimore e krijuse të tij.

Murat Gecaj u lind në Bujan të Malësisë së Gjakovës (Tropojë),më 29 mars të vitit 1940,në një familje të thjeshtë, me tradita atdhetare.Shtëpia e tyre u bë strehë e veprimtarisë patriotike të Bajram Currit.Nëna e la jetim që në moshën 4- vjeçare.Mësimet e para i mori në vendlindje.Ndërsa arsimin e mesëm e mbaroi në Shkollën Ushtarake “Skëndërbej”, në Tiranë.Studimet e larta i nisi në Universitetin e Tiranës për gjuhe-letërsi.Por, më vonë, u përzgjodh për të vazhduar studimet e larta për dailektologji, në Universitetin “Zhdanov” të ish-Leningradit.Pas prishjes së mardhënieve me Bashkimin Sovjetik, rikthehet për të përfunduar, me rezultate të larta, studimet për gjuhë-letërsi, në Universitetin e Tiranës.Për shkak të prirjeve të tij publicistike që në moshë të njomë,ai në fillim emërohet redaktor në gazetën javore për fëmijë “Pioneri”.Ndërsa në vitet 1966 -73 u dërgua në Tropojë për të përforcuar punët e kulturës dhe arsimit të këtij rrethi.Në vitin 1974 do të rikthehet përsëri në Tiranë si redaktor i Gazetës “Bashkimi” për një kohë të gjatë.Ndërsa më pas,do të emërohet redaktor në gazetën “Mësuesi”,ku do të punonte me përkushtim, për 22 vjet me radhë,derisa doli në pension.Me punën e tij këmëngulëse studimore dhe shkencore,në fushën e pedagogjisë dhe të publicistikës ai,për një kohë relativisht të shkurtër do të merte titujt Doktor i Shkencave dhe Profesor i Asociuar.Por, veprimtarinë e tij krijuese studimore dhe shkencore, Murati do ta thellonte më tej me botimet e tij në shumë fusha të shkencës:në gjuhësi dhe letërsi,folkloristikë dhe gazetari,petagogji dhe psikologji,krijimtari, që do ta sistemonte në 17 librat e tij me vlera të gjithanshme.Disa nga librat e tij më të spikatura janë: “Rrahin zemrat arbërore”,” Filologë që nuk harrohen”,”Ëndrrat e grisura të jetës time”,”Kur flasin zemrat”,”Bedri Dedja…”,”Dorela…etj”.Jeta e Muratit ka qënë plot zikzake.Sa e qetë, aq dhe e vrullshme,sa e gëzueshme aq e dëshpëruar,sa e sukseshme aq dhe zhgënjyese…. Murati,tërë jetën ka qënë shembëlltyrë e njëriut human e altruist,e njëriut të sinqertë e të drejtë.Në portretin e tij harmonizohen bukur dimensionet njerëzore me ato intelektuale e krijuese.Në krijimtarinë e tij lexuesi gjen publicistin elekuent dhe hulumtuesin serioz,filologun e apasionuar dhe ideatorin e mendimit social-petagogjik,ide të cilat i ka përçuar tek njerëzit, jo vetëm nëpërmjet mendies së shkruar,por të asaj radio-televizive,brenda dhe jashtë vendit.Shok i tij i përhershëm u bë dhe aparati fotografik,i cili ka mbetur si memorja e gjallë e të gjitha veprimtarimeve dhe udhëtimeve të tij në çdo cep të vendit dhe në shumë vende të botës.Pasioni i tij i përjetshëm ka qënë dhe mbeti gazetaria dhe libri,të cilat i ka vazhduar me dashuri e pasion akoma më të madh, pasi doli në pension.Murati, edhe vitet e fundit të jetës,rendtte çdo ditë për të kapur lajmin më të ri e të vërtetë,aq sa lexuesit shpesh thoshin:’’Ku është lajmi,është dhe Murati’’.Për të,që një gazetar të pëlqehet nga lexuesit,duhet të udhëhiqet nga e vërteta,ndershmëria,pasioni dhe mjeshtëria.

Një vend të dukshëm në publicistikën e tij zë portretizimi i figurave të mëdha me dimensione kombëtare të Luftës dhe historisë,të kulturës dhe të arsimit,por dhe të njerëzve të thjeshtë të punës.Objekt frymëzimi për penën e tij u bënë:Heronj si Bajram Curri,këngëtarë të rrallë si Vaçe Zela e Nexhmie Pagarusha,Akademikë e shkencëtarë të fushave të ndryshme ,artitë e shkrimtarë të tillë si:Aleks Buda,Kahreman Ylli,Eqerem Çabej,Androkli Kostollari,Skënder Luarasi,Dhimitër Shuteriqi,Jakov Xoxe,Mark Gurakuqi,Zihni Sako,Bedri Dede,Alfred Uçi,Dajlan Shapllo,Muzafer Xhaxhiu…etj.Publicistika e tij u dallua nga elokuenca,qartësia dhe vërtetësia e saj.

Një vend të dukshëm në krijimtarinë e tij zë figura e vajzave dhe grave shqiptare: krijuese të artit e të letërsisë ,humaniste dhe altruiste ,që jetojnë dhe e zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda dhe jashtë vendit.Këto figura,sa të thjeshta aq dhe simpatike,të cilat janë rreth 350 gra e vajza të talentuara , ai i ka përjetësuar në librin serjal me tre vëllime, nën titullin kryesor tepër kuptimplotë’’Si ujvarë bjeshke’’.Kështu portretizohen ato vajza dhe gra shqiptare:të talentuara dhe punëtore,altruiste,artiste dhe shkrimtare,nëna shëmbullore dhe bujare.Ato janë shumë,por në pamundësi për t’i përmendur të gjitha,po përmendim disa prej tyre si :Alma Ponari,Ermira Jusufi,Reshida Çobo, Vjollca Koni,Vojsava Nelo,Luljeta Pashollari,Eli Kanina,Lumturi Vladi,Lida Laze,Fjolla Çela,Lola Shehu etj.Edhe pse shumica e tyre jetojnë dhe punojnë jashtë vendit,motiv frymëzimi për krijimtarinë e tyre,është bërë sentenca poetike atdhetare: “ E deshëm Atdheun, edhe kur shkronjat shqipe na i gjakosën, na i vranë”!

Objekt i krijimtaris së tij është bërë edhe Kosova.Ndoshta, libri i tij më i bukur, me ndjesi të thellë atdhetare është ai me titullin “ Si e pashë unë Kosovën”.Në këtë libër,ai përjetëson,jo vetëm historinë e luftës së popullit kosovar për këputjen e prangave të robërisë sërbe,por edhe për shtërngatat e gjakut që ata u detyruan të derdhnin gjatë rezistencës për të mos u larguar nga trojet e tyre.Në Kosovën e porsadalë nga lufta,ai pa gërmadhat dhe rrugët e shkatërruara që binin erë baruti e gjaku të derdhur lumë dhe lapidarë e pëerkujtimore që nderonin ata që dhanë jetën për lirinëe .Ndërsa pas gërmadhave,tej në horizont, ai sheh rrezet e diellit të lirisë dhe të shpresës kosovare ,që sapo kishin nisur të shndrisnin në majat e maleve dhe në sytë e njerëzve të lirë që prisnin pa durim t’i përvisheshin punës për ringritjen e besimit qytetërimit të lirë,pa shtypës dhe xhelatë mbi kokë.

Profesor Murati ishte dhe një veprimtar i spikatur shoqëror.Ai për 15 vite me radhë shërbeu si sekretar i Shoqatës Kombëtare të Arsimtarve të Shqipërisë,ku ai ndihmoi mësuesit për modernizimin e mësimit e të edukimit dhe ndërgjegjësimin e tyre për të kuptuar se, si të jetë mësuesi dhe shkolla sot, ashtu do të jetë Shqipëria nesër.Me veprimtarinë e tij të palodhur, ai punoi për moderrnizimin dhe integrimin e kulturës kombëtare shqiptare, si pjesë e kulturës evropiane.Për këtë,ai është vlersuar me një seri çertifikatash e mirënjohjesh,nga shoqata të ndryshme që veprojnë , jo vetëm brenda vendit , por edhe jashtë tij, si në Kosovë,Shkup,Suedi,Amerikë etj.

Murati ishte edhe një nga organizatorët kryesorë të shoqërisë së përbërë nga një grup shkrimtarësh,publicistësh e studjues të fushave të ndryshme,si: Bardhyl Xhama,Skënder Hasko,Viron Kona,Përparim Hysa,Bashkim Saliaj,Ibrahim Hajdarmataj,Arif Hasko, etj,të cilin ai e quajti “Kompania Lëvizëse” .Është e vërtetë, që numri i antarëve të kësaj shoqërie nuk kishte dimensionet e një kompanie, por në ditët që ajo zhvillonte veprimtaritë e saj,i tejkalonte dimensionet e saj.Objekti i veprimtarisë së kësaj shoqërie ishte krijimi,promovimi,propagandimi në shtyp dhe mbledhja e dhurimi i librave nëpër bibloteka e shkolla të Tiranës,Kosovës, dhe përtej tyre.Ishte Murati ai, që gati çdo ditë rendte aty ku përurohëshin libra,jo vetëm për t’i pasqyruar në shtyp e rrjetet sociale, por dhe për të organizuar takime nëpër shkolla dhe për dhurimin e librave, nxënësve që shfaqnin kërshëri për të lexuar.Për gjithçka që ai bëri në fushën e arsimit,kulturës,gazetarisë dhe krijimtarisë së mirfilltë, ai u nderua me disa Urdhëra e Medalje “ Naim Frashëri”.

Murati ishte edhe një prind dhe bashkëshort i shkëlqyer.Bashkëshorten e tij të nderuar,Katerinën, ai e konsideronte si bashkëpuntore të ngushtë ,jo vetëm për punët e problemet familjare,por si ndihmësen dhe konsulenten e parë dhe të fundit të veprimtarisë së tij krijuese.Ai rriti dhe edukoi tre fëmijë të shëndetshëm e të zotë si Arjani,Mirela dhe Altini, që i desh dhe donin aq shumë.Por, siç thoshte edhe vet ,pika e e dobët për ta ishin niprit : Deivisi,Matia,Marku ,mbesa Dorela Agolli, për të cilën ai shkroi edhe libra ,dhe veçanrisht stërnipi i tij Arberi,të cilin e konsideronte pikën e mjaltit të mjaltit.

E, për kë nuk shkroi Murati,aq sa,një shoku i tij i hershëm,si me shaka ,një ditë,i tha:’’Mirë, tani,që të kemi mes nesh, shkruan pa u lodhur edhe për ne njerëzit e thjeshtë,po si do bëjmë ne, kur ti të mos jesh më.Mos u bëj merak,ja ktheu ai me humor.Edhe nëse një ditë do të ikij nga kjo botë, si të gjithë të tjerët,për ty do të ringrihem si Konstandini, për ta qëndisur bukur.Kështu ishte Murati,i gatshëm,i papërtuar,i ditur dhe tolerant.Ndaj e donin dhe e respektonin të gjithë.Janë të shumtë ata që,për të dhe librat e tij, kanë shkruar dhe vazhdijnë të shkruajnë pa mbarim .

Ja ç’shkruan këto ditë për Prof.Murat Gecaj, shoku dhe miku itij i ngushtë,poeti Përparim Hysa:’’Nuk di ç’të them më parë,o i shtrnjti Murat! Je njeri tepër vital,i kudogjendur,i gatshëm të bëhesh kurban për miqtë e shokët e tu të shumtë,i papërtuar dhe i përpiktë,si një sahat’’ Omega’’.Sa altruist,po aq dhe i buzëqeshur.Një buzëqeshje të çiltër dhe të pastër si kristali,siç dinë të qeshin vetëm fëmijët.Bukur shkruante Çehovi në kohën e tij:’’Njeriu duhet ta ketë gjithçka të bukur,edhe fytyrën,edhe shpirtin,edhe mendimet,edhe sjelljen,por edhe veshjen’’.Por,pa më thuaj,o i dashur Murat,tek kush tjetër,më bukur se tek portreti yt, kanë zënë vendin e duhur këto virtyte të kristalta’’?!

Ndërsa,shoku dhe miku i tij i hershëm,,Mësuesi i Merituar dhe shkrimtari i njohur Bardhyl Xhama,portretin e tij të veçantë e skalit me vargjet sa të thjeshtë,aq dhe të bukur:’’Murat Gecaj nga Tropoja/burim pena,mjaltë goja’’

Ish-publicisti i njohur i Gazetës ‘’Bashkimi’’, Fiqiri Shahinllari,me të cilin Murati,në këtë të përditshme të kohës, hodhi hapat e para në profesionin e gazetarisë,këto ditë,që nga Njiu Jorku shkruan:’’Jam i bindur se Babushi(Murati), na buzëqesh nga Parajsa.Nga ai njeri i ditur ,punëtor dhe buzagaz,kam mësuar shumë,por veçanrisht,s’kam për ta harruar kurrë autografin që më shkroi në librin me titull’’Si e pashë unë Kosovën’’,që më dhuroi ‘’:Kudo që të shkosh,edhe përtej Diellit,kurrë mos e harro Atdheun dhe vendlindjen’’! Ndërsa Qatip Mara, që nga Amerika e largët, thekson se, personaliteti solid i Prof. Murat Gecajt, është model i intelektualit të ditur e të talentuar,që mbillte kudo respekt e dasuri.Ndaj nuk harrohet kurrë.

Kurse mjekja dhe krijuesja Eli Kanina,kujtimet e saj për Profesorin e nderuar,i mbyll me fjalët:’’Muratin e takonim shpesh tek lokali ‘’Galaxy’’,tek ish stacioni i trenit,ndërsa sot në një galaksi tjetër qiellore,në galaksinë e përjetësisë.Ai tashmë përmallet e çmallet nga një re e bardhë.Prej andej na kundron me misionin e një ëngjëlli’’.


31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page