top of page

Një provë për një portret


Një provë për një portret Kam një drojtje sa për një shqetësim në mos në përpjekje për t’a paraqitur në përmasën e vetë reale një personalitet, po e bëjë tjetrën: po e lavdëroj. Ama, nuk kam këte objektiv. Dhe, duhet pranuar se kjo ndodhë donjëherë se gjërat i ikin me vrap syrit e arsyeja s’i zë ngaqë impresioni vie furioz e në befasi dhe, në një çast e veçantë kur njeriu ndjenë nevojën për një gjë të tillë, e pranon ate, kënaqet me te dhe, nëse arsyeja nuk mund ta davaris fare, s’paku e eklipson bile për një çik e për një kohë. Ky është ai konflikti i vogël midis arsyes e emocionin, zgjidhjen për të cilin e jep koha. Ajo që, s’para përfytyron e pastaj e paraqet në cilendo formë, në vend që të dal në dimensionin që realisht ka personi dhe pikërisht nga ky shkak është i madh e i adhuruar, del një karrikaturë dhe përmes një portretimi fatkeq ndodhën një mëkate mu ndaj atij personi. Nuk dij me tamam në më lejohet ta vë këte mendim në lidhje me figurën e Fatmir Terziut, Elbasanasit, që di me aqë frymëzim e me aqë gjuhë fine poetike t’i këndoj kumurisë së vendit të vetë duke i vënë me këte një oreol përmbi te për t’i pranuar atij me plotë gallatë tërë rëndësinë që ka e që të tillë ia ka bërë historia. Akcidentalisht në kuptimin më të mirë të fjalës (të më ndodhin këso farë akcidentesh çdo dite) tek gjurmoja pafundësisë së internetit, si një reze dritëfortë më shndëriten vargjet poetike të mjeshtrit të poezisë-shih koincidencen- Terziut. Më duhet të jap një shpiegim se përse nënvizova një këte fjalë. E nënvizova ngaqë në standardin e të folurit të kësaj ane në një kohë të shkuar, fjala /kuptimi/ ”Terzi” nuk kuptonte dorën e ushtruar të një rrobaqepësi të thjeshtë që di të bëjë, xhemadon, jelek a rroba të tjera. Terzi kuptonte njeriun me dorën virtuoze që ate punë e bënë në shkallë arti të përsosur, për t’u përfolur pastaj me respekte e nderime nëpër dasma, ahengje e biseda esnafi e djerrakohëse si një ngjarje me peshë në qytetin e njerëzve shijehollë që dinin t’a thonin lavdinë ”Ai terziu se ç’kishte shkrirë jelekun” po edhe mallkimin ” iu thafshin gishtat terzisë” E qyteti ku jipej vlerësimi i lavdisë e mallkimit ishte një hapësirë e gjerë që kishte më shumë se dy miljeniume histori, që kishte ndërruar shumë perandor e mbretër, sëfundi dhe shumë kryetar, që kishte kaluruar nëpër shumë kultura për të mbërrijtur tek një sens fare të rafinuar dhe nga kjo tek e drejta që për bukurinë të gjykoj me kompetencë. Nga kjo, ishte herezi e vërtetë të nënvlerësohet opinion i tij. Dhe, në e thoshte opinioni për një person se ai është terzi, ai duhej të ishte vërtetë terzi. Të më lejohet tani të vë lidhjen. Z. Fatmir Terziu, dukej kjo që nga distanca se gjërat e mëdha se ‘q’shihen që nga aty, ka tejkaluar mbiemërin e vetë në kuptimin më të plotë të fjales dhe nga Terziu i një kohe të ikur ka mbërrijtur tek një figurë poliedrike, tek një person me shpërthime vullkanike, e përkundra kësaj, duke u shpërfaqur me një qetësi e butësi olimpike,, tek një krijues që në mozaikun e artit kombëtar dhe patjetër gjithandej kontinentit, vetëvetiu gjeti një cope vendi të madh e të tjerët krijues ia pranuan, për të bërë ate ndjeshëm më të begatë shumëkuptimisht.Ai pra që me vepren e vetë, më tepër i bëri nderë Mëmëdheut që është smaragd në opusin e tij dhe artit se lavdi vetës. Të duket sikur ka rënë në amnesion dhe ka harruar fare vetën. E them këte dhe përkundra rrezikut të më trajtohet një lajkatari e tepruar e një arrivisti të moshuar, nga ziliqarët por, t’a dijnë se as që kam se si e për hirë të së vërtetes, as që dua t’i iki kësaj përshtypjeje. Mund t’i mohoj paraqitjet e tij të pëtrditëshme tek ”Fjala e Lirë”, në këte arenë të butë e të mirëkuptueshme në të cilën nëpërmjet shansit të dhënë, bëjnë garën korrekte dhe prezantimin me komoditet secili krijues që di dhe e do artin. Dhe ai, me përgjegjësinë e një krijuesi e drejtuesi fanatik të paraqitet: sot me një a më shumë poezi, nesër me një ese, pasnesër me një prozë, në brëndakohë me skemën e organizimit dhe hulumtimin e metodit për stimulimin e krijimtarisë përherë me moton për Mëmëdhenë dhe duke ua mbajtur krahun të gjithë kkrijuesve mu si një prind skofiar. Në një kohë ose në intermeco dhe me ndonjë vizatim, foto, pikturë. Me ndonjë shpiegim e interpretim linguistik leksikor. Botë e tërë arti. Çfarë depërtimi! Çfarë koloriti! Dhe kjo, aociativisht më këthenë tek gugu-ja. Tek gugu-ja e kumurisë që më parë përçonte një ogur dhimbjeje. E ç’bëri z. Terziu? Tani pas Kumurisë së Elbasanit të tij, ajo gugu-ja e dhimbjes sikur ndërroj tonalitetin. Të vie në një trajtë mallëngjimi për diçkajen që fshehë plotërinë e jetes, e jetës së tillë, ato gjëndjet me halle njerëzore, çfarë ka qenë përherë por jo me atë gugu-në e ogurit të dhimbjes e pikëllimit Disi i dha një notë romantike Dhe Z. Terziu me fuqinë e vargut e bëri të këndoj… Zotëri Fatmirit zotëri Terziut! Uroj që të jeni prometeisht i qëndrueshem, tek jeni në detyrën e një hulumtuesi të pasionuar të të vërtetave, të të bukurave, të lumturisë së njeriut dhe mirëqenies së Atëdheut, përherë në mundime që herë-herë ju shpiejnë deri tek një patologji personale, të thuhet sa më bukur që të kulturohet njeriu e kombi. Të forcohet Atdheu i të gjithë neve, se ne vetem një e kemi dhe s’e kemi për Pazar.- ua shprehë dëshirat më të mira z. Terziut po dhe të tjerëve që gjënden nën kujdesin e sinqertë të tij dhe të “Fjala Lirë”, që, tek gjurmoni botes pa fund të imagjinates, të gjeni atë shprehjen më të persosur të artit të quajtur letërsi.Asgjë më shumë nuk i duhet këtij vendi se fjala e mençur, mendja esull dhe dashuria ndaj tij. Me të drejtën që më jep liria e fjalës, mendja ma thotë, se stuhitë e shtrëngatat ndaj Atdheut nuk më duket se kanë prajtur dhe ju do jeni në rradhën e parë, në mbrojtje të tij. Suksese!


52 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page