top of page

Një karikaturë që flet me dy nënkuptime



Një karikaturë që flet me dy nënkuptime

Fatmir Terziu


Në 8 Dhjetor të vitit 1940-të në gazetën „The Sun“ është piblikuar dhe kjo karikaturë që ka vetëm një shënim në fund të saj „Maratona 1940“. Kjo karikaturë në krye të saj shënon me dy drejtime të kundërta „Albania“ dhe „Greece“. Në sfoondin kryesor poshtë „Albania“ është një burrë i veshur me uniformë që ia turr vrapit dhe poshtë „Greece“ është një lepur që vrapon me të katra por në të njëjtin drejtim. Kjo karikaturë e mistershme, natyrisht e ka gjuhën e saj. Është një qasje propagandistike, që sipas uniformës së burrit nën siglën „Albania“ tentohet të jepet forma kolaboriocioniste me pushtuesin fashist të kohës. Kjo vërtetot me stemën fashiste të vënë në simbolikën e burrit që e mabn në kokën e tij.

Në plan të parë duket se ka të bëjë me përzënien e fashistëve italianë nga toka greke nëpërmjet Shqipërisë, dhe ajo që vjen në formën groteske, është se ai ikën dhe ia turr këmbë e duar nga frika e një lepuri?! Sidoqoftë një karikaturë e tillë në vite të tëra nuk ka pasur ndonjë koment, madje si në kohë luftë dhe atëherë ka bërë udhë vetëm tek syri i lexuesit Perëndimor, ndoshta dhe kjo arsye e ka shpënë deri në Australi dhe kyçjen në arkiva.

Duke parë se në ato vite prioriteti i propagandës dhe publikimeve favorizojnë grekët dhe kjo karikaturë flet shumë e shumë, dhe për ato ngjarjet që pasuan më vonë në marrëdhëniet me Greqinë. Në atë kohë ishte vetëm lobi Hebre që ishte në kahun e shqiptarëve, dhe kjo kishte një arsye të fuqishme në lidhjet e hershme. Kjo pasi në vitin 1937 për herë të parë u njoh zyrtarisht nga Qeveria shqiptare e asaj kohe një komunitet Hebre në Shqipëri dhe ky komunitet kishte krijuar një bindje të fuqishme se shqiptarët nuk ishin ashtu sikurse ata ishin komentuar dhe komentoheshin. Komuniteti sipas gazetës „The Hebreë Standard of Australasia“ thuhet se përbëhej nga dhjetë familje. Ky komunitet u njoh në Vlorë dhe Vlora duke qenë afër gjeografikisht kishte lidhje të fuqishme edhe në Jug të Shqipërisë me shtetin fqinj. Krahas kësaj, kjo gazetë jep dhe këtë njoftim „Shqipëria, një nga shtetet më të vogla të Ballkanit, ndodhet në bregun lindor të detit Adriatik. Ai është kryesisht një vend baritor, i populluar nga një fshatarësi e vështirë dhe luftarake. Gratë e qytetit të Shkodrës veshin të gjitha pantallona të mëdha turke prej mëndafshi, këmishë me mëngë të gjata, bolero të qëndisura dhe një brez të madh me shumë ngjyra. Jashtë, ata të gjithë veshin rroba të cilat i shërbejnë qëllimit të mbulesës myslimane.“

Por kjo është mjaft larg thelbit që shtjellon dhe parathotë koha e luftës dhe karikatura me synimin e saj. Mbase marrëdhëniet e shfrenuara u ndikuan dhe me disasynime të mbajtura në qëllime të cilat u zbuluan në kohë tjetër. Kjo ishte për problemin Çam. Raporti britanik mbi Kongresin e Parë Çamë të Vlorës në vitin 1945 e qartësoi më së shumti këtë, por më pas u hesht.

Ky dokument ushtarak britanik raporton për Kongresin e Parë të Çamëve të mbajtur në Vlorë (Valonë) më 23 shtator 1945, ku shqiptarët çamë nga Greqia, të dëbuar nga tokat e tyre dhe tani refugjatë në Shqipërinë e Jugut, bënë një bilanc të gjendjes së tyre.




15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page