top of page

Njeriu që flet me autoritetin e dijes


Lela Dardha Kokona

Për Muharrem Kokonën

Njeriu që flet me autoritetin e dijes

Per te shkruar per njerezit e mendjes dhe per ata qe tere jeten ia kane kushtuar Atdheut duke sherbyer ne skajet me te largeta te saj ,apo per njerezit qe jane pjese e zemres dhe shpirtit, te rrugetimit jetesore, jo vetem eshte e veshtire, eshte dhe detyrim, por dhe pergjegjesi.E kjo vjen se ndoshta nuk i ve ne spikame te gjitha meritat, apo veprat e medha njerezore, kombetare.Per keta njerez,sic eshte dhe z. Muharrem Kokona, mund te them vetem pak nga ato cmund te meritoje ky njeri i vlerave,me nje bagazh te madh te te arriturave dhe sukseseve, e te punes se palodhshme ,te cilat te arritura kane lene dhe do te mbeten gjurme te pashlyera.Z. Muharrem Kokona i ngjan nje lapidari te perjetshem qe bene drite , qe keshillon e sygjeron per rrugen e mbare te njeriut. Jeta nuk është një luftë për të njohur veten, por një luftë për të ndërtuar veten, - kjo është moto e z. Muharrem Kokona, njeriu i paanshëm dhe i pavarur nga opinioni sundues i kohës.Baza e gjykimit të tij është dija në fusha të ndryshme.Të bind dhe të mund me argumentat që shtron në biseda të ndryshme dhe vepron me rrugët e zgjidhjes konkrete, si një ekspert me këndvështrime të reja. Fjala e tij ka peshe e vlere se zbaton logjikën në çdo argument, duke parë gjërat e vjetra me syrin e ri të kohës. Të tillë e kanë bërë pasuria intelektuale e mendimit, sfidat me të cilat është ndeshur në jetë ky njeri i virtytshëm. Njeri me integritet të vërtetë, me parime të forta morale. Niveli i lartë i ndershmërisë e ka bërë të besueshëm, si shok, si bashkëshort.Si drejtues,i jepte mundësi , vartesve të tij, te shpjegonin pikpamjet e këndvështrimet secili prej tyre ,e kjo ishte shprehje e respektit per ata. - " Të gjithë meritojnë të trajtohen si qenie njerëzore, secili ka pikpamjet e tij unike që meriton të dëgjohet", -kështu shprehej kur binte rasti për çdo person.Nga bisedat e bera me koleget e tij,do te degjosh te thone -:"E ku ka sot drejtues te tille! Njeri qe mban fjalën dhe qe mund të mbeshtetesh shumë i sigurt se, do bëjë maksimumin e mundshën për ty. Ai,Eshte njeri i vecante. Ka një art logjike për të pasur zili. Nuk merr vendime të menjëhershme bazuar në instikt,por i kontrollon emocionet për të mos i rrëmbyer arsyen". Pa mbaruar mendimin njeri ,nderhynte tjetri,- "Logjika është mjeti i tij që nuk e lë të gabojë. Gjithashtu,trajtimi qe i bën fuqisë së fjalës, nxit e buis emocione të vendosura me mendim filozofik, që të ngjasojnë me kumbimin e kambanave të tempujve, duke e përdorur fjalën pa teprinë e saj.Z. Muharrem Kokona,di të japi opinion, ndihmesën e tij në ndriçimin e vlerave, profileve të autorëve të ndryshëm,shkrimtare... qofshin shqiptarë apo të huaj të të gjitha kohërave". -Ndersa tjetri i paduruar nderhyne -" Eshte kuader i larte qe ka mbaruar ne Moske studimet e larta me nota te shkelqyera... Puna e tij është pjalmi që sfidon kohën, të shkuarën e bën të ardhme.Z. Muharrem Kokona është nga ata të rrallët që nuk e njeh impulsin e prishjes së mardhënieve midis njerëzve, jeton në harmoni me të gjithë, si në përvojat mitike te rinisë e deri më sot ...Kjo është një nga veprat njerëzore më të bukura, të jesh i dobishëm për të tjerët". - Ndersa une , si motra e tij qe jam, nderhyra per te treguar me tej virtytet e tij:" Më kujtohet kur isha e vogël, në ato hone të kohërave ,më bënte përshtypje sesi duke kënduar, ngushëllohej nga vuajtjet kalimtare që e mundonin.Nuk është nga ata që kanë aftësinë të krijojnë mite kur era dëlirë kohën.Është për ta admiruar guximin e tij në jetë, për dashurinë njerëzore e cila për atë është si një lule e këndshme , por që duhet të kesh guximin për ta këputur në buzë të një honi të frikshëm."

Z. Muharrem Kokona,

Të urojme ta gezosh ditelindjen! Pac shëndet të plotë! Gezofsh e festofsh vite pafund mes familjes tende te madhe !

Nga dy motrat..

Qofsh gjithmonë i vlefshëm o njeri i rrallë që je krenaria e familjes së madhe KOKONA!



130 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page