top of page

NJERIU QË...


NJERIU QË NJËHERË NUK DESHI TË VDISTE


FRAGMENT


U shtri dhe tek rrotullohej në shtrat, pas një kohe, tashmë i lodhur e zu gjumi.

Të nesermën, u zgjua dhe më herët nga shqetsimi për bashkëshorten, e cila jo vetem kishte shprehur pakënaqësitë e veta, por nga mimika, të folurit, ecja, kishte dhënë shenja alarmuese. Dërmohej shpirtërisht deri në ikje! Kështu i ngacmuar, vajti në dhomen e ndejes fare vetem dhe zu të meditoj: e tutje…:Tashmë nuk e shqetësonte biznesi, nuk shqetësohej as nga gjëndja e përgjithëshme dhe nga rreziqet që paralajmëronin mediat. Si asnjëherë më parë, iu përfytyruan gjëndjet dhe e kaluara të cilat ia përfoli gruaja dhe kjo e vrau në ndërgjegje për aqë sa të hedhë paskrihesh gjithë interesat tjerë. Dhe kishte sëpaku dy arsye. Një që ambicjet biznesore materiale që kishte, kishin hedhë në margjinë bashkëshorten dhe e dyta, ajo ashtu e deprimuar dhe e lodhur, mund t’i hikte e pa te, nuk ia dilte fare.

Tek mendonte kështu, ardhi Margoja dhe njësoj gjentile, pasi e përshëndeti, i ofroj shërbimin.

,,Do pija një gotë alkooli se ma do gjëndja, ama s’i bëjë ballë. Një kafe pa sheqer!”

Ajo ia solli dhe ia vendosi në tavolinë përballë dhe vajti, kurse ky hedhi shikimin tej dritares, gjithnjë në shqetësime për bashkëshorten.

Sapo ia doli me gjysmen e kafes, me një ecje thuaja zhagash, ia behu gruaja. Posa e vërejti, u ngritë në këmbë, ia kapi krahun dhe e uli mu përskaj venduljes së vetë. E përshëndeti e më pas e pyeti për gjumin e nates, kurse ajo, e lodhur, ia këtheu:,, Dy gjëra më dhanë një mësim. E jeton jeten me mendje se ska një tjetër dhe i jipesh e tëra dhe, sapo të mësosh se jeta mund të ishte dhe ndryshe, mbërrijti tek fundi. Dhe, tek ia del tek fundi, nuk di nëse duhet t’i gëzohesh. E unë po mendoj se duhet t’i gëzohesh. T’i gëzohesh nga droe se mund të jetë akoma më e papëlqyeshme!”

“ Emi” iu drejtua bashkëshorti fae i prekur nga fjala e saj ,, nuk dij si ta mbërthej me kuptim jeten e shkuar. Di vetem se përherë kisha një synim të mirë dhe se në ballë të tij ishe ti. Më pas ti e fëmijet. Dhe, e dij se kjo nuk ishte vetem dëshirë imja por edhe e Zotit.Urdhër kohe! Emi, më do për Zot, por unë nuk isha ai. Isha vetem një i përkushtuar që të bëj jetë ate që do ti e familja. Ndofta nuk dija të ballancojë gjërat sikur e do shpirti yt, i familjes, por aqë dijsha” mbaroj mendimin z. Braho.

Z.Emi sikur e quanin përkëdhelëshëm, e shikonte ngulmërisht sado lodhëshëm dhe me kërshëri. Më pas iu drejtua me përgjigje:

,,Z. Braho, burri im, nuk të duket se isha e kjartë pak më parë? Mbi supet e shpirtit tim, rëndon vetem fakti se, përse tek nuk isha e kënaqur me ate që bëje, me teprimin e sajë, heshta dhe sosa jeten në atë gjendje. Të doja dhe kisha lirinë të ta thoja. Ta thoja ate për të cilën që të dy kishim nevojë por që unë e shihsha e ti jo. Ti lumturoheshe me ate që mua nuk më krijonte ate ndjesi!.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page