Njeriu i Thjeshtë emrin e ka Vjollca Muça
Prof Dr Fatmir Terziu
Në disa raste mjafton një fotografi. Një fotografi që flet për një kohë të lirë. Një kohë të lirë që bashkon njerëz të mirë. Njerëz të mirë që e lexojnë si të mirën dhe të keqen ashtu thjesht në fytyrë. Në një fytyrë që bashkon të gjitha në një. Në një të përbashkët që do të thotë njeri i, apo person i thjeshtë. Një person i thjeshtë që nënkupton se është një optimist. Dhe ne e dimë se optimistë janë ata njerëz të thjeshtë e të sinqertë. Ata njerëz të mirë, pikërisht Ata që e shohin botën rreth tyre si duke ofruar gjëra të mira dhe janë të prirur të gjejnë rreshtin e argjendtë edhe në situata të këqija.
Kështu janë në thelb dy familjarët e nderuar të komunitetit, Përparim dhe Hike Muça. Kështu është mes tyre, e dashur, e thjeshtë, e respektuar dhe gjithnjë e denjë për të dëgjuar udhën e mirëprojektuar, Vjollca Muça, vajza e tyre e denjë për një thjeshtësi të tillë, të sinqertë e të denjë. Kjo ka një kuptim të tillë, të kuptosh në thelb e në detaj se çfarë do të thotë të jesh një person i mirë.
Të jesh një person i mirë, ndoshta për dikë, nuk është e vështirë, por nuk ndodh ashtu krejtë, fare thjesht. Ashtu si çdo gjë tjetër, që njeriu duhet të dëshiroj të jetë vetë i tillë, në të vërtetë, një person i mirë dhe të bëjë zgjedhje që korrespondojnë me bindjet dhe sjelljet e diktuara, të didaktuara nga Tjetri në raste të ndryshme. Këta prindër të respektuar dhe vajza e tyre na japin një mundësi më të mirë për ta rikuptuar atë që gjithkush në situata jetike e ka përjetuar. Pra për të rikuptuar se pavarësisht se ku jeni në jetën tuaj, ju mund të bëni zgjedhjen për të ndryshuar. Këtu mirëkuptohen dhe ato tipare të thjeshta të një personi vërtet të mirë. E në këtë rast Vjollca Muça, vajza e tyre e denjë për një thjeshtësi të tillë, të sinqertë e të denjë është jo thjesht një model, por një dashuri më vete.
Këtë ajo nuk e tregon vetëm në një fotografi. Nuk e shfaq vetëm në rrugë e në shtëpi. Por, gjithëandej ku duhet, dhe kurë duhet. Të dy janë njerëz të vuajtur, jo vetëm nga jeta, por edhe nga viruset, Covid-19 e mjaft të sëmundje të tjera, që ç'është e vërteta u kanë dhënë shansin që të jenë sa më pranë duarve të fëmijëve të tyre, por që nëshumë raste, Vjollca Muça, ka dhënë shembullin e vetë, që pak të tjerë mund ta bënin në kishtet e saj.
Ndërsa në raste të tilla, mjaft të tjerë, preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, ajo ka ndjekur disa kurse, në shkolla dhe në kolegje, kaperfeksionuar disa të dhëna jetike, disa aftësi kumunikative, disa anë pozitive të integrimit, respektit dhe përksuhtimit. Vjollca Muça disa herë ka marë nderime, fjalë të mira sublime, përksuhtime, dedikime nga edukatërët e saj në shkolla e kolegje, nga ata që i aftësojnë asaj terinë dhe praktikën dhe që në këtë rast përbëjnë vetë simbolikën për të ritreguar atë që njeriu i thjeshtë e bën si pasqyrë jetike, kur ai është i respektueshëm, i dedikuar dhe i sinqertë.
Jo në pak raste, në fesitivitete ditëlindjesh, në grupe shokësh në ambiente të ndryshme kemi ghasur qetësinë dhe thjeshtësinë e saj, aq sa në disa raste mund të themi, pa e tepruar që ajo, pra Vjollca Muça është gjithnjë për më shumë e më shumë në gjendje. Kjo gjendje e bën atë në sytë tanë, të fitojë gjithnjë respektin, atë që i duhet verëtë një Njeriu të tillë, të denjë, të thjeshtë.
Dhe ne e kemi kuptuar se në këtë botë të ngarkuar me shumë materializma dhe sofizma karakteresh, që ta gjesh Njeriun e Thjeshtë, nuk është mjaft e lehtë. Njeriu i thjeshtë përhumbet në liksin e të „mençurit“, „pasanikut“ dhe ndyrësisë së vetë jetës, bëhet i thyeshëm, i gjykueshëm, i përbuzur e i thashëthemeshtuar nga gojëra që u duket vetja më mirë e më të mirë.
Njerëzit e tillë e të nderuar si Vjollca Muça, e kanëthjeshtësinë në gen, në familje, në origjinë e në atë që quhet shansi që vjen nga të mirat që ky vend ku jetojmë ti fal në përditësi. Vjollca Muça nuk është thjesht Njeriu i Thjeshtë, por një arsye më shumë e respektit që ta obligon e të yshta me zemër e dashuri njerëzre që të vesh Fjalën e duhur në rrjesht. Të japësh e të marrësh Respekt. E mbi të gjitah, mbi të gjitha, ajo që mjaft vullnetarizma, mjaft organizime, mjaft gjëra të dukshme e të fryra nga produkti i shoqërisë që po vetë mbytet nga egoja dhe jo vetëm nga e mira, por që shmangen nga thelbi e të mirëkuptojnë se ç'është vetë sforca, duhet të kujtohen se Njeriu i Thjeshtë emrin e ka Vjollca…, pra ajo që është tek vetë e thjeshta e më tej tek ajo që duhet të synojë e vërteta, e shumta, pra ajo është vetë thjeshtësia me emrin Vjollca Muça. Unë dhe vetë e vonuara e këtij shkrimi, së bashku me mendje e me zemër, me talent e me filozofi, me thjeshtësi e me urtësi, kemi nderin ta prezantojmë si të tillë. Si një model në kushtet e saj, si një model të paskaj! Urimet tona më të mira dhe suksese në vazhdim, në tërë vitet e tjera, që me një fillim të mbarë të 2023-isht të jetë shkruar dhe ajo që i duhet vetë jetës, përtej suksesit.
Comments