top of page

Njeriu i mirë


Astrit Lulushi


E madhe është frika, dhe e pandashme, sa e bënë edhe Zotin vazhdimisht thotë - "Mos kij frikë". Por njeriu gjithnjë ka frikë. Nga kush? Është frika nga brenda vetes. Njerëzit janë njësoj. Lërini të lirë dhe ata e kuptojnë se janë skllevër të mbyllur në mjerimin e tyre. Vuajnë, por nuk e dinë. Shfrytëzohen, dhe ata kthehen e shfrytëzojnë të tjerë më të dobët. Është reagim zinxhir që nuk mund të ndalet. Ndryshe ndodh me kafshët. A e dini përrallën e ujkut? Ishte një herë një ujk shumë i moshuar. Ai nuk mund të gjuante më dhe ujqërit e tjerë e përjashtuan nga tufa. Ujku plak e i uritur filloi të shkonte shtëpi më shtëpi për të vjedhur pula e dele. Fshati u tmerrua. Fshatarët u përpoqën ta vrisnin, por nuk ia dolën. Roje rrinin çdo natë. Vendosën kurthe e rrjeta ...por ujku sikur të ishte i padukshëm. Njerëzit e urrenin. E imagjinonin të ishte i madh, i egër. Nuk mund ta dinin se ishte thjesht një ujk plak që çdo gjë e bënte nga uria. Qarkullonin fjalë mbi një njeri Shenjt që mund të fliste me kafshët. Fshatarët shkuan t’i luten për ndihmë. Shenjti pranoi të fliste me ujkun për të kërkuar armëpushim. Kështu u nis për ta gjetur. Eci e eci për një kohë të gjatë. Pastaj erdhi dimri. E zuri i ftohti, dhe uria. Por nuk pa asnjë shenjë ujku; nuk e dinte se edhe ujku ishte i uritur, dhe ishte vënë në gjurmët e tij për një kohë. Shenjti bie i rraskapitur në dëborë. Dhe këtu e gjen ujku, i cili i afrohet mpreh thonjtë dhe dhëmbët, gati për ta ngrënë, por ndjen një erë, diçka që nuk e kishte ndjerë kurrë më parë, dhe ndalet. E nuhati të gjithë. Ç’ishte kjo erë? Ishte aroma e njeriut të mirë. Nuk e ngacmoi dhe iku.

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page