top of page

Njeri i vogël


Miltiadh Davidhi

Shpirt djalli me fytyrë njeriu, Pandershmërinë ke ngritur në kult, Vdekjes i ke bërë përmendore, Me ngjyrë të zezë Ngjyen natën, mjerë, Mjerë, hapësira e kaltër!


Pa një ëndërr për të jetuar Si gjithë të tjerët Me djers’ e nder, Njeri i pabesë, pa asnjë vlerë.


Gur pa ndjenja shpirti ytë, Në sy të duken thikat E përgjakura të urrejtjes, Me vrerë për të gjallët Ke mbushur zemrën, Jo me gjak, Dhe çdo shpirt të bukur, Që të del përpara, E helmon me fjalët farmak.


Me të keqen rri e vret të mirën, I shndërruar në grimcëz nate Sulmon dritën, E si parazit fle mbi petale trendafili Duke e brejtur çdo ditë, Pa e lënë t’i buzëqesh Lindjes së diellit, Me petalet e bukura e plot dritë.


Njeri i vogël, Jo nga gjatësia, jo nga pesha, Se nuk je, as sa dhe një Liliput, Se Liliputët para teje janë gjigand, Në tregun e zi Shitesh e blihesh çdo ditë, Tashmë i dalë në ankand.

Dt.14.11.2020.Modena.

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page