MBI ROMANET "TOKËSORËT NË HAPËSIRË-KOHË...Ç' TRONDITJE"
DHE "POST-NJERIU", TË AUTORIT AGRON Z. SHEHU (RECENSË)
PUNOI
Fatmiroshe Xhemalaj
Studiuese e shkencave shoqërore
Tiranë, më 17 dhjetor 2020
Vështirë që në kohët e sotme ndokush do të shpenzonte kohë për të lexuar romane të zhanereve të ndryshme, vec të apasionuarve. E vështirë ngaqë sot botojnë shumë, sidomos këtu në Shqipërinë tonë ka shumë që ‘shkruajnë’, por dhe për faktin se interneti dhe rrjetet sociale kanë ndryshuar rrjedhë. Unë nuk hyj në të apasionuarit, por më tërhoqi vëmendjen titulli i romanit, ‘Post-Njeriu’ me autor ‘AGRON’ (pa mbiemer) por dhe kopertina intrigonte, që kisha lexuar dhe më parë një libër të tij, ndaj vendosa ta blej. Fillova ta lexojë libërin pasi doja të dija se ç’ndodhte më tej me personazhet e tij por dhe të shkëputesha nga rutina e përditëshme, navigimi në internet dhe facebook çka si dhe unë, shumë harxhojnë kohën e shtrënjtë e të pakthyeshme.
Si të them këtë libër nuk e fillova me përtesë, pasi isha intriguar nga libri i parë, që si të thuash sikur ai shkrim ishte lënë përgjysmë dhe duhej përfunduar. Në fillim mu duk një fantazi e pakuptueshme, por kurioziteti që më shtohej më bëri ta vazhdoja leximin e që më pas më bëri të mos shkëputesha deri sa e mbarova. Si dhe librin e parë, e mbarova si të thuash me një frymë. Të dy librat janë të zhanërit fantastiko-shkencor, por mbështetur në realitetet që ndodhin në Tokën tonë.
Si shumica, nuk e kisha idenë se ç’ndodh sot në botën e shkencës dhe arritjeve të saj, ç’po ndodh me shoqërinë njerëzore dhe ku po shkon ajo. I mësova aty gjatë leximit të atij libri, por jo vetëm. Autori me një temp të shfrenuar, parashikon se çdo të ndodh më tej me këto zhvillime. Dhe aty shtjellohet fantazia, çdo të ndodh me njeriun në të ardhmen e jo shumëlargët apo më tej. Libri shtjellon shumë linja se dhe vetë shoqëria njerëzore zhvillohet në shumë drejtime.
Autori e nis fantazin e tij me efektet globale te përdorimit të energjisë hidrokarbure në planetin tonë. I frigohet ngrohjes globale ku parashikon se çdo të ndodh me njerzimin në të ardhmen e afërt...
A mund të përfytyroj dikush se çdo të ndodh me njeriun po të shkojë në Hënë e në Mars. Si do të ndikojë ambjenti atje dhe a përballohet graviteti i ulët dhe rrezatimi kozmik? Autori shoqëron ekipe në Hënë dhe Mars por ç’ndodh me ta, megjithë ndërhyrjet në ADN-në e çdonjërit? Ndodh dramë që më tej lexuesin do e lërë të shokuar. Lexuesit i duket sikur është vet pjestar i ekipit. Por autori nuk e sheh popullimin e Marsit thjesht nga njeriu, i cili nuk e përballon dot ambjentin e atjeshëm. Paralelisht me ambicjet e Crisprit për të cuar njeriun në Hënë apo Mars e populluar ata, në fantazinë e autorit shfaqet Gluoni që nuk beson te Crispri, i vëllai, por që ngulmon me robotët e quajtur ‘Romak’ të programuar nëpërmjet mikroçipve në rolin e trurit. E linja e robotëve më tej shtjellohet gjërësisht në libër, ku autori i elaboron si ‘Post-Njeriu’.
Projekte të çëmendura ndërmeren nga ‘Post-Njeriu’ për të shkuar në Mars, Afërditë e Europa, sateliti i planetit Jupiter, por të drejtuara nga njeriu Gluon. Me thënë të drejtën sikur u futa në një botë tjetër kur lexoja, botë jo tokësore, tjetër fantazi! Fantazia e autorit i pais ‘Post-Njerëzit” me mikroçipe kuantike që luajn rolin e trurit dhe që ata jo vetëm mendonin por edhe kishin ndjenja... Për pasojë një linjë dashurie shfaqet midis Gluonit-njeri dhe ‘Post-Njerëzores’ Afërditë, linjë që më la një ndjenjë të cuditëshme, pasi dhe libri mbyllet me atë linjë dashurore. E kështu e parashikon autori të ardhmen e shoqërisë njerëzore, e cila do të dominohet nga ‘Post-Njeriu’, pasi vetëm ata do ta përhapin inteligjencën njerëzore në hapsirë! Njeriu i sotëm do të egzistojë këtu në Tokë, do të jetojë më gjatë, por që do të udhëtojë në kozmos vetëm kur te ndërtojë anije kozmike ishullore me shpejtësi karahasuar me atë të dritës ku dhe do të jetojë më gjatë si ndikim i shpejtësive mjaft të larta dhe do të tentojë të gjejë botë të ngjajshme me Tokën. Më bëri përshtypje kapitulli ‘Te Imagjinosh’, me pak histori dhe shumë kuptim. Nuk po e shtjellojë ç’thuhet aty. Lexuesi do të mrekullohet.
Përmënda më lartë se po nga ky autor kisha lexuar një tjetër libër, “Njeriu në Hapsirë-Kohë... ç’tronditje”. E në fakt titulli flet shumë. Autori shtjellon historinë njerëzore dhe bëmat e saj që nga lindja e primatëve të parë ‘Ardipitekus’ deri në ditët e sotme. Ai i përshkruan bëmat njerëzore duke fantazuar se i ndesh vet, duke udhëtuar nga e kaluara e herëshme nëpërmjet imazheve të mbritura në një planet tjetër, katër milion vjetë dritë larg e më pas hap pas hapi dëshmon ç’ndodh me njeriun deri sa mbrin në Tokë në kohët e tanishme. Pra ai udhëton nga e kaluara në të ardhmen duke dëshmuar primitiven drejt modernes për njerëzorët dhe nga e ardhmja në të kaluarën duke ndeshur modernen drejt primitives për civilizimin që lë pas. E çuditëshme kjo fantazi, nuk e kisha hasur asnjëherë, çka e bënte librin mjaftë tërheqës. Nëqoftëse doni ta provoni sa e cuditëshme është rekomandojë të lexoni librin.
“Udhëtim i njëkohëshëm që dëshmon dy civilizime, njëri duke shkuar drejt modernes dhe tjetri që shkon drejt primitives por që asnjëherë nuk takohen...:” shkruan diku autori në fillimet e librit të parë.
Më bëri përshtypje se si autori ngërdheshet në atë udhëtim imagjinar duke shtjelluar çka ndodh me shoqërinë njerëzore nga e kaluara në ditët e sotme në librin e parë dhe ç’do të ndodh në të ardhmen në vijim me të në librin e dytë.
Të dy librat kanë shumë linja zhvillimi: filozofike, historike, shkecnore e dashurore, raporti mendim/shpirt me shumë personazhe intrigues historik dhe imagjinar ku përshkruhen dy botë ajo njerëzorja nga e kaluara e herëshme deri në të ardhmen e jo shumëlargët, si dhe ndodhit e një civilizimi imagjinar nga e tanishmja ku autori e sheh kur shkon atje mendërisht drejt primiitves...
Nuk po shkojë më tej me komente, por i ngelet lexuesit të mplekset në atë sagë marramendëse e që në fund do të ndjejë se ajo botë e përshkruar me aq fantazi e mjeshtëri do e lërë në një boshllëk të thellë....
Comments