Njëqind vjetori i lindjes prof. dr. Anton Çeta...


Njëqind vjetori i lindjes së kryeplakut prof. dr. Anton Çeta, pajtues e mbledhës i thesarit të trashegimisë folklorike

Lekë Mrijaj

Sot, me 3 janar 2020, kujtojm me lavdi njëqind vjetorin e lindjes së prof. dr. Anton Çettës, pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike mbarëshqiptare. Gjithqka rreth pajtimit është nisur nga Lumbardhi me 2 shkurt 1990, nga kryeplaku i ynë i urtë i pajtimit të gjaqeve, prof. dr. Anton Çetta, Kryetar i Levizjës i Këshillit Kombëtar pë Pajtim të Gjaqeve, i cili gjatë jetës së tij kishte arritur të grumbullonte, ndermjetësonte, pajtonte me mijëra familje të gjakosura, plagosura e të ngatërruara në mes veti. Pikërisht ai, arriti ta ç'rrënjosë fenomenin e egër mesjetar gjakmarrjen, duke i hapur rrugë shtigjeve të tjera të unitetit tonë mbarëkombëtar, e luftës për liri, demokraci dhe pavarsi të Kosovës.

Në atë kohë anembanë Kosovës e trojeve tona etnike në Rrafsh të Dukagjinit e Kosovës, organizoheshin tubime të tilla të fuqishme pajtimi në ç'rrenjosje të fenomenëve negative të gjakmarrjës e mosmarrveshjëve të përgjithshme në mes shqiptarëve. Njëkohësisht një tubim i tillë pajtimi është organizuar edhe në zonën time në Lugut të Drinit, e cila është mbajtur të dielën e Pashkëve me 15 prill të vitit 1990, kur Kisha Katolike shqiptare në Zllakuqan në krye me ish/famullitarin e Zllakuqanit, don Mark Sopin (ish/ ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës) e bashkëpuntorët e tij të përafërt të famullive të dekanatit të Pejës (Don Marjan Uka-Sheqeri, famullitar në kishë të Gllaviqicës, Don Franë Sopi, famullitar në kis