top of page

Një zog kishte rënë për tokë


Nezi Plaku Velaj

Një zog i vogël nga foleja për tokë kishte rënë, I tulatur rrintenën një gëmushë, i strur me një këmbë, Rinte i trëmbur, ndoshta kishte frikë nga unë, Nga lart zogjt e tjerë shoqëri i bënin me ciu-ciu Sytë në mjergull kishin humbur shkëlqimin, Varur mbante kokën, pastaj me zor e ngrente prap, Në përhumbje, ngadalë ja ndëgjoj cicërimën, Nga dhimbja, dridhej duke parë rreth e qark. Kryqëzuam shikimet, flladi lehtë na përkëdheli, Nga toka e kadift e ndjem lulëzimin e gjethit, I afrohem ngadalë duke i buzëqeshur zogut, Ti vija në ndihmë, të shikoja çfar kishte. E kontrollova me kujdes nga koka tek këmbët, T'i lehtësoja dhimbjen kërkoj me shpirt, U zbraps mbrapa kur i preka këmbën, Nga dhimbja u tulat,i sforcuar i mbylli dhe sytë. Dhimbjen, zogu tek unë e përcolli, Renkimi më cicërimë më shpoi në shpirt, Mora një kashtë nga bari dhe një fije përi, Ja lidha këmbën, që më mos ti dhëmb. I kënaqur, i çliruar, shpushpurisi krahët, Falenderimin ma dha me një buqetë cicërimash, Më përshëndetën me ciu-ciu dhe zogjt e tjerë, Nëpër hapësira e lëshova të fluturoj i lirë. Nezi Plaku velaj Tiranë 03.03.2020




31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page