Një vlerë inetelektuale e Durrësit u nda nga jeta



Para tri ditësh u largua nga jeta fizike biri i Dyrrahut të lashtë, shkrimtari, përkthyesi dhe regjisori Gjergj Vlashi.

Kam pasur fatin ta njoh nga afër, madje disa herë, këtë personalitet jo vetëm të Kulturës Durrsake, por asaj Kombëtare. Në një panair të librit në Tirana 1999, e takuam bashkë me bashkëshortin tim Fitim Haxhiraj, të cilët libri i bashkoi si dy miq të skenës dhe artit. Aty e takova për të parën herë. Gjergji regjisor, Fitimi koreograf e kërcimtar, të dy rrugët u kryqëzoheshin në skenat e ndryshme të vendit.

Personaliteti Gjergj Vlashi, gjithmonë do të kujtohet si një qytetar i mirëfilltë që rrezatonte mirësi tek bashkëfolësit dhe artdashësit durrsakë.

Një ndjesi e veçantë do të ngelet në kujtesën time dhe të pjesëmarrësve prania e tij në konkursin letrar, festivali « pranvera poetike Durrës » -2017, dita kur Gjergj Vlashi , si kryetar Jurie, më dorëzoi “Çmimin e Karrierës” në Festivalin Pranvera Poetike Durrës, 2017. Pikërisht atë ditë ai mori duartokitje nga të gjithë të pranishmit, që kishin ardhur nga të gjitha trojet mbarë kombëtare, pasi atë ditë Presidenti i Republikës e vlerësoi Gjergj Vlashin me urdhrin e lartë “NDER I KOMBIT”. Ai ishte një vlerësim i madh jo vetëm për regjisorin, shkrimtarin dhe përkthyesin Gjergj Vlashi , por për gjithë auditorin e nderuar.

Me punë , vullnet dhe këmbëngulje Gjergji dha më të mirën e vetes në dobi të artit shqiptar, për Durrësin dhe artdashësit. Ai quhet babai i variatesë shqiptare. I vlerësuar me çmimin “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Nder i kombit”, Ai do të ngelet model i njeriut të palodhur dhe krijues për gjithë artistët e rinj. Largimi i Gjergj Vlashit nga kjo botë, ishte një humbje e madhe. Pasi njerëzit e mirë lindin rrallë.

I qoftë lehtë balta! I ndrittë shpirti ashtu siç do të rrezatojnë kulturë, 45 veprat e tij.

Ngushëllime Familjes Vlashi!

Me konsideratë për largimin e njeriut të mirë, për ndarjen e një miku!

Vilhelme Vrana & Fitim Haxhiraj

Vlorë, 7. 10 2020

25 views1 comment

Shkrimet e fundit