top of page

Një vit nga ndarja


Aktori i paharuar Mehmet Ramadan Ademi

Një vit nga ndarja me aktorin e njohur të Teatrit “Skampa” dhe Estradës së Elbasanit, Mehmet Ramadan Ademi



Një vit më parë si sot ndërroi jetë në Elbasan, aktori i njohur i Teatrit “Skampa” dhe Estradës së Elbasanit, Mehmet Ramadan Ademi. Mehmet Ademi ka qenë një nga figurat e artit skenik të qytetit dhe njëkohësisht ka luajtur dhe në disa filma artistikë, si “Binarët” etj. Role të shumta ai ka realizuar në gjininë e humorit dhe temave të ndryshme sociale. Kohë me parë “Artisti i Popullit” Demir Hyskja e kishte cilësuar si një talent të lindur e të pazëvendësueshëm. Ish Ministri i Arsimit Thoma Deliana ka shprehur fjalët më të ndjeshme për djalin e mikut të tij, babait të të ndjerit, një figurë mjaft e njohur e ndërtimit në Elbasan.

Mjaft kolegë të tij të Estradës dhe Teatrit “Skampa” kanë shprehur mjaft konsiderata për lojën dhe veprën e tij. Hulumtuesi dhe poeti Fetah Biza ka shkruar për figurën e tij, si një nga figurat e artit elbasanas të lëna në harresën e kohërave. Vjollca Burgjia shkruan “Aktori Mehmet Ademi humorist i spikatur në Estradën e Elbasanit që nga viti 1965”. Vaso Qano “E kujtoj fare mirë, aktor i mirë”.

Mehmet Ramadan Ademi, u lind dhe u rrit në një familje me ndjenja të larta atdhedashurie e patriotizmi të gjithëanshëm. Me një baba mjeshtër të ndërtimit, më një nënë amvisë dhe të denjë për të rritur e edukuar fëmijët, me një rreth fisnie të gjerë e të gjatë në Elbasan e në mjaft qytete të Shqipërisë, Mehmet Ramadan Ademi, pati nderi dhe krenarinë të mbetet një nga më të respektuarit dhe që do të mbahet mend gjatë për sensin e tij të humorit, elegancës, estetikës, dhe dëshirës për të qenë mbi të gjitha Njeri me vlera të larta njerëzore.

Mehmet Ramadan Ademi lindi nga nga dashuria për Artin dhe artistin, ndaj vdiq si një artist me vlera të pazëvendësueshme dhe i mbeti jetës së artit me vlerat që i dha ai, jo vetëm Elbasanit.

Ai ishte vëllai i vetëm i vjehrrit tim, Njazi Ademi dhe xhaxhai i bashkëshortes sime, Luçianës. I ndjerri para një viti e dha jetën në prani të dy djemve të tij, Danit dhe Landit, në prani të bashkëshortes së tij, dhe vëllait të tij, asistent inxhinierit të mirënjohur të Elbasanit Njazi Ademi, mbesave të tij, si dhe të afërmve të tjerë. Mehmet Ademi ka luajtur krah artistëve të mirënjohur e të respektuar elbasanas në fotot që parashtrojmë si kujtim dhe përkushtim të tij më poshtë:

Rreshti 1 – Mehmet Ademi, Enrik Duhanxhiu, Hilmi Belshaku, Eser Qatipi, Ferit Gjevori.

Rreshti 2 – Dhimitër Topuzi, Fatbardha Topuzi (Hysa), Nadire Belshaku (Daiu), Agim Ibrahimi, punonjës i ko. Ekz. Sarandë, Hasan Poroçani.

Rreshti 3 - Albert Tafani, Viktor Boçi, Fatbardha Çota, Qamurai Çela, Xhemile Biçoku (rrobaqepëse), Suzana Qatipi, Evelina Spirollari, Shpresa Çopja.

Rreshti 4 – Llambi Burgjia, Bujar Bedhia, Rustem Serica, Ilia Anastasi, Shpëtim Daja, Atal Hastopalli, Kirov Ibrahimi.



136 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page