top of page

Një vepër madhore dhe një factotum


Një vepër madhore dhe një factotum

Fjala latine “factotum”, që ka filluar të përdoret dendur sidomos pas shekullit XVI, ka kuptimin “dikush që kryen njëherazi shumë detyra nga më të ndryshmet” dhe, për shkak të aftësive të pazakonta, cilësohet “njeri i besuar”.

Promovimi para ca kohe në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar i një vepre të vëllimshme (600 faqe) të ekonomistit të mirënjohur, të ndjerit profesor Hasan Banja, që hedh dritë në ecurinë ekonomike të Shqipërisë gjatë gjithë shekullit XX, në kontekstin historik të zhvillimeve politike -shoqërore dhe në varësi të drejtpërdrejtë prej tyre, në prani të një numuri të madh intelektualësh e specialistësh të dalluar nga të gjitha fushat, na dha rastin të njihemi jo vetëm me vlerat e larta të librit të lartpërmendur, pra edhe të autorit të tij, por edhe me punën kolosale të atij që de facto e përgatiti për botim. Fjala është për diskutuesin kryesor, ekonomistin dhe profesorin Luan Shahollari, i cili, krahas parathënies gjithëpërfshirëse e koncize, që përmbledh recensionin e oponencën, ka bërë edhe redaktimin shkencor të veprës duke e pajisur me një numur të madh shënimesh, të cilat nuk janë thjesht shtesa sqaruese, por mbartin vlera të veçanta dhe, nuk e teprojmë aspak po të themi që e pasurojnë dhe përditësojnë aspekte të ndryshme në kuadrin e temave dhe nëntemave përkatëse. Bie në sy, ndër të tjera, kujdesi që i ka kushtuar gjuhës dhe përdorimit me sens mase dhe aq sa është e mundur dhe e pranueshme (pa rënë në purizëm) të termave shkencore

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page