top of page

Një ushtarak me vlera të larta


Një ushtarak me vlera të larta


Kush ishte Ismail Seferi (Drinziu)? Ismail Drinziu, ishte Kapiten artilerie. Ai kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali. Ishte një nga ushtarakët me një prirje të thellë, inteligjencë profesionale dhe kishte marë disa vlerësime të larta në kohën e shërbesës së tij shtetërore. Ismail Seferi (Drinziu) që e kishte dajë Sefer Maliqin nga Trebishti. Sefer Maliqi bashkë me tre vëllezërit e tij bleu tokën e xhamisë së Ballies dhe ndërtoi turizmin e vjetër në qendër të Elbasanit.


Edhe pse Ismail Seferi (Drinziu) shërbeu si ushtarak i lartë në kohën e Mbretit Ahmet Zogu I, emri i tij nuk u lakua aq shumë për ndonjë devijim, apo dhe për ndonjë masë të rrëndë gjatë kohës së komunizmit. Rregjimi komunist për më shumë se kaq ndoqi një sy qorr dhe një vesh shurdh për familjen e tij, ku iu dha mundësua djemve të arsimoheshin dhe të shkëlqenin në profesionet e tyre. Familja Drinziu mbeti një model respekti dhe autoriteti në të gjitha kohërat në Elbasan.

(copyright: www.fjalaelire.com)

42 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page