top of page

NJË URIM PËR LIBRIN E RI TË VASIL KLIRONOMIT



Këto ditë doli nga shtypi libri me tregime dhe novela me një titull intrigues:

“DJAJTË E QYTETIT TË SHENJTË” të shkrimtarit dhe poetit të talentuar Vasil Klironomi, shtëpia botuese Emal. Ky libër dinjitoz është një ngjarje e madhe jo vetëm për autorin, por dhe për shoqatën tonë “SË BASHKU”,Këtu në Athinë.

Të gjithë tregimet dhe novelat janë shkruar shpirtërisht bukur, konçizë, pa teprime letrareske, gjë që tregon dhe talentin mjeshtëror të autorit. Vasili di ta përzgjedhi realitetin, ta interpretoj dhe rindërtoj në fantazinë e tij dhe t’i kthej të distiluara në realitet. Kjo, sipas meje e bënë prozën e tij të besueshme dhe brilante.

Nuk po bëj analizë, ndoshta më vonë…

Urime i nderuar shkrimtar dhe poet, suksese të tjera.

Me shumë respekt MYSLIM MASKA Athinë, 24-tetor 2023

78 views2 comments

2 kommentarer


Miku im Myslim! Faleminderit shumë për komentin

dhe përhapjen të këtij lajmi; njëkohësisht,

falënderoj FJALËN E LIRË dhe veçanërisht z. Fatmir Terziu

për strehimin e tregimeve të këtij libri.

Ashtu si ti edhe unë,

shpresoj se libri do të mirëpritet nga lexuesi.

Në qoftë se këtë libër do ta quajmë arritje,

duhet të përmendim këtu shumë emra që ndihmuan;

secili me mënyrën dhe mundësinë e vetë: Shtëpinë botuese EMAL dhe personalisht botuesin Astrit Muça; për dizajnin, z. Mimoza Vasku, artistit vizual Kostas Evagjelatos, sponsorizuesen Kristina Boludhaqis dhe mikun tim të pa kursyer dhe shumë të çmuar Ilir Mborja. Respekte!

Miku im Kozma! Pa tjetër që do të gjendet mënyra për të dërguar librin.

Vasil Klironomi

Gilla

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
25 okt. 2023

Lajm i bukur për kulturën dhe ne miqtë, kolegët, lexuesit e dashamirësit e Vasil Klironomit, (i përhapur nga Myslimi) botimi i tij më i ri në prozë me titullin intrigues: "Djajtë e qytetit të shenjtë". Gjëja e parë që më erdhi në mend qe sesi ta siguroj e kem në bibliotekën time. Besoj do ta gjejë mënyrën.

Marrë pjesë me shumë kënaqësi në këtë gëzim të veçant të Vasilit, duke i uruar që libri të mirëpritet gjërësisht e të ketë sukses! K.Gjergji.

Gilla

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page