Një shtesë për artikullin ...
- Mar 25, 2023
- 1 min read

Një shtesë për artikullin
e datës 23/03/2023.
"Ku janë shqiptarët etnikë"?
Duhet të zgjohen Akademitë e Shkencave, të të dy shteteve të kombit shqiptar lidhur me detyrimin kushtetues në përkujdesjen dhe ndihmën e rikthimit në etni të shqiptarëve të asimiluar. Këtu nuk bëhet fjalë për qendrime politike, por për heqjen e frikës në deklarimin etnik të shqiptarëve që banojnë në trojet e tyre autoktone, në marrëvedhjr efhe me dhtetet përkatëse, sikunfër dhe ata kanë bërë me shtetin tonë për minoritetet.
Etnikët tanë ndërshekuj u janë nënështruar dhunave të shteteve të tjera si dhe ndikimit të predikimeve të frikshëme të institucioneve fetare.
Ndërsa ndaj qendrimeve tona të brendshme, edhe si efekt i trysnive të të huajve, kërkohet ndryshim strategjik.
Ka ardhur koha të themi: Boll jemi marrë me marrëzitë tallëse (gërrmërret) të politikanëve të majtë e të djathtë, sigurisht dhe "gjojat" europiane për demokraci sociale etj. Ndërgjegjësimi etnik tek shqiptarët e asimiluar dhe atyre që nuk ndjehen të mbrojtur për një deklarim të drejtë, duhet t'ju sigurohet ndihma ligjore. Përgjegjshmëria ndaj etnisë e të dy shteteve tona, duhet të sanksionohet me përparësi në strategjinë kombëtare, siç veprohet nga Shtetet e tjera, prej të cilëve lipset të merren përvojat!
Me respekt Fahri Dahri, 24/Mars/2023








Të falenderon për sa shkran. Janë me vend qendrimet që shprehni. Ndaj këto shqetësime të forta që na lëndojnë i shprehim të ndikojmë sado pak në ndreqjem e qendrimeve të habuara deri sot. Respekte i nderur Eshref.
I dashur Fahri,
Do të kishte qenë ideale sikur Akademia e Shkencave të ishte marrë me kohë me Çështjen Kombëtare. Por ajo akademi, ashtu si edhe politika tradhtare e Tiranës zyrtare, kësaj Çështjeje i ka pasë vënë kryqin që kur qe krijuar në vitin 1972 dhe prandaj e meriton të quhet akademyk. Merreni me vend, ky akademyk nuk e pranon prejardhjen tonë nga pellazgët, ndërkohë që në Enciklopedinë e Madhe Greke, vëll. 19, f. 873, thuhet:
“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”.
Ademyku, i nderuar Fahri, është pjesë e po…