Një rilindje narrative e Sejdi Berishës tek ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”:
Prof. Dr. FatmirTerziu
“… “pa’ vendlindje” shkon përtej Njeriut. Përtej fjalës. Përtej shkrimit. Përtej autobiografisë. Është një preambulë që ushqehet me vetë lidhjen e Njeriut. Njeriut që lind për të mos vdekur. Njeriut që mbetet në jetë. Njeriut që lë pas një vepër të vërtetë. Njeriut që penën dhe letrën i ka një provë, një buqetë, një shigjetë për të etiketuar dhe drejtuar rrugëtimin dhe modelin e vet, tek brezat anembanë, në këtë jetë. Edhe pse ky “Njeriu” ende vazhdon të jetë kryefjalë jete dhe shkrimi në Pejë, është një arsye më shumë në këtë dilemë. Tek e gjitha është e vërteta, është vetë jeta. “Jeta e përshkruar që nga lindja e tij në shtëpinë e dajës në fshatin Lëbushë, komuna e Deçanit, rritja me skamje të papërballueshme me babanë e nënën, katër motra, si çipçi duke punuar toka të huaja sa në Shaptej e Carrabreg të Deçanit, falë një krahu pune të babait Bajramit, udhërrëfyesit të jetës së mëvonshme familjare…” Të gjitha janë “skena sa të dhimbshme, aq trishtuese për një moshë fëmijërore.” Janë arsyet e një proze të shkëlqyer, një narrativi që vjen nga një shkrimtar model në sojin e vet, nga ai që nuk preferoi dhe nuk preferon të gjendet si një elektron i shpërfillur mbi fisha, por si një Njeriu, edhe jashtë nocionit vendlindje të përballet mejetën si “bisha”, ai pra penëarti Sejdi Berisha. Dhe ai e di se të gjitha janë peripeci jete. “Të gjitha këto peripeci jete, i ngjasojnë shkrimtarit me famë botërore, Sergej Jeseninit, të cilin, mosdurimi e ka dërguar në flijim të jetës, si një poet bohem por i përmasave botërore”, jo më kot do të shprehej miku i tij i letrave, Tahir Bezhani.
Vetë jeta ka një kumt. Vetë gjuha ka një kulm. Vetë hapësira ku lëvrohen të dyja ka një diskurs. E në këtë diskurs është ndersur si një proofil model jeta dhe e vërteta e romanit autobiografik ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje” të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha. Narrativi i shkrimtarit Berisha është tashmë një jetë që lundron e fundoset, që ngrihet e përjetohet, që bëhet e pavdekshme në krahët e sirenave të një deti plot dallgë, suferrina e plot marrëzi të tjera, eh, si ato që vijnë jo thjesht nga jeta, por si ato që nga e vërta vetëm stili dhe narrativi i Berishës i bën perla. Edhe kur kjo anije po fundoset në një det jete të tillë, Ai është gjithnjë duke lundruar mbi kusuret e jetës, lundrues në krahët e sirenave. Edhe kur kjo anije po fundoset në një det jete të dualdhimbshme familjare, edhe kur kjo anije po fundoset, narrativi i tij na tregon se të gjithë ne po lundrojmë drejt tokës ashtu sikurse duhet të ejmi lundrues në krahët e sirenave.
E sot, ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje” na shpie lundrimthi mrekullisht mes kësaj jete plot dhimbje në një qytet me erë… e Qyteti me erë na sjell në tërë këtë diskurs për të na rrëfyer dhe një herë se jeta e shkrimtarit është e pavdekshme, është një rendje pa mëditje, edhe pse mbetet ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”:
Sa e vetmuar vetmia e ul këtë qytet në Lumbardh
zbrazëtirë në një breg të ngathët të një lumi
një lindak i harruar në një tokë të malluar
në pritje të një shpëtuesi për mëkatet e qytetit
ky qytet dridhet në mes të lajmit të ftohtë të koronavirusit
Ky qytet i shkretë është ngrirë nën trazirat e korrupsionit
dhe njerëzit janë mbytur në një det me lakun e ikjeve
fëmijët e këtij qyteti kanë mbyllur sytë
para se sytë e tyre të hapen për të parë dritën
udhët janë shpërngulur në burg për mikrobet e tyre
ky qytet po paguan një çmim të rëndë për mëkatet e njerëzve të tij
ky qytet është i autorit …”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”:
duket se ky qytet nuk do të jetë kurrë siç ishte dikur
megjithëse themelet e ditëve antike ende qëndrojnë
arkitektura e atyre që presin dhe mbajnë gjallë mikpritjen…
Dhe nga jashtë, qyteti i bukur mbetet, i pavdekshëm…
I pavdekshëm në ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”. I pavdekshëm në një rilindje të tillë të mrekullueshme narrative. E fundja ku mund ta vesh në dyshim këtë rilindje, kur ajo vjen nga dora dhe mendja e urtakut të penës narrative. Nuk është thjesht ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”, por rilindje narrative… E them këtë me plot bindje!
Milaim EleziI nderuari Sejdi Berisha, e lexova me shumë vëmendje shkrimin brilant të Prof. Dr. Fatmir Terziut! Është si të thuash një udhëpërshkrim i veprimtarisë suaj letrare, mëse të merituar edhe përtej narracionit të „Njeriu „pa“ vendlindje“! Uroj të na dhurosh edhe shumë „vendlindje“ tjera!
Sejdi BerishaE lexova me kureshtje dhe me vëmendje këtë shkrim vullkan, që më bëri të rrëqethem, por edhe të krenohem për mendjen e njeriut, për konsideratën dhe shpirtin e madh të krijuesit, z. Fatmir Terziu, i cili nuk di të ndalet duke e ndritur rrugëtimin e njeriut nëpër histori, nuk pushon duke eksploruar dhe duke ndritur begatinë historike të kombit dhe të atdheut, dhe atë në të gjitha fushat, duke filluar nga letërsia dhe historiografia, të cilat gjëra, nëpër decenie e shekuj rrinë strukur dhe heshtur në arkivat e ndryshme të botës, herë si dëshmi e saktë e herë e shtrembëruar nga sunduesit e kohës.
Shkrimi i z. Fatmir Terziu, në këtë rast, nuk është thjeshtë vetëm një ndijim shpirtëror…