top of page

Një popull pa kujtesë, nuk është një popull me dinjitet.


LEJLA GORISHTI KRITIKE LETRARE

Një popull pa kujtesë, nuk është një popull me dinjitet.     Kush mund ta thoshte diçka të tillë. Si mund të jetë jeta një" mollë e ndalueme", kur ajo është dhënë nga tjetër kush për ta jetuar atë. Po ja që kështu ka qënë gjatë kohës së diktaturës. Jo vetëm për ata qindra dhe mijëra të internuar, po për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që përjetuan një prej izolimeve më të egra që ka njohur historia. Shprehja e mësipërme ka dalë nga goja e personazhit kryesor të romanit "DËGJO HESHTJEN" që mban për autore një femër.Dhe, kur flasin femrat për femrën dinë mirë të flasin. ENGJËLLUSHE SANXHAKU VARFI  në këtë libër flet me vërtetësi, me ndjenjë, me emocion, me dashuri, me dhembshuri, me besim dhe me optimizëm. Bota shpirtërore e ENGJËLLUSHE SANXHAKU VARFI, është derdhur me përkushtim, në faqet e këtij romani.Kështu që qëndrimi ideoemocional i autores ndaj kësaj figure, të zgjon një qerthull ndjenjash gjatë leximit.


Te Martina Gjonbardhi Gjuraj, e kaluara jeton brenda saj në heshtje. Ishte në moshën kur fillohet të dilet në jetë, por "dielli" që prodhonte dritën po perëndonte i sapo lindur, sepse dashurinë e saj të brishtë e vranë që në embrion. Po dashuria është dritë që nuk fshihet. Dashuria është faqja më e dukshme, më e kuptueshme , më e lexueshme e tërë jetës. E vërteta e saj nuk mund të fshihej aq lehtas.Ajo mund të heshtë për një farë kohe, po kurrë nuk vdes.     Shpifja, ne praktikën e punës së hetuesisë në kohën e diktaturës, quhej "art profesional". Martina dhe Dari e panë me sytë e tyre, lakuriqësinë e gënjeshtrave që mbilleshin dhe kultivoheshin me mjeshtëri nga "arti profesional"i kohës.Panë dhe ndjenë format e ndrydhjes së personalitetit të njeriut, çensurën e rreptë ndaj mendimit dhe dëshirës së lirë për të jetuar, panë hipokrizinë të shndërruar në moral shoqëror, panë gënjeshtrën shdërruar në të vërtetë. Ky sistem dhe këta njerëz ishin hiena që nuk ngopeshin kurrë. "Ajo e dinte shumë mirë ku i kishte rrënjët ajo zgjidhje, ajo qëndrueshmëri e paepur. Ia njihte mirë rrenjët. E dinte shumë mirë se ato rrënjë s'mund të linin të çelnin lule dashurie....Vërtet, ato nuk do të çelnin më që prej atij viti, po kurrë nuk u vyshkën dhe kurrë s'u thanë. Askund, asnjëherë, askënd nuk deshi njeri tjetër si Dari."


ENGJËLLUSHE SANXHAKU VARFI

Dashuria, e perjetëshmja dritë, i gumfoi brenda gjoksit të lodhur bymimeve dhe tkurjeve të saj dhe e bëri gati të flasë me zë të lartë e të dëgjueshëm në tërë botën. Heshti për një kohë të gjatë se duhet të heshtte që të realizohej dashuria e saj, ëndrra e saj. Dalëngadalë dyshimet e saj po i zhdukte heshtja. Zëri brenda vetes buçiste dhe duhej të shpërthente.   " Martina u kthye vrinkthi me zërin e tij brenda vetes. E dëgjoi fare mirë këtë herë. E njohu njëherësh i gjithë trupi dhe shpirti i saj atë zë. E përthithi çastit dhe ia përcolli çdo qelize të trupit të saj atë zë......, e ndjeu a njohu atë zë, nuk e mori vesh. Veç buzët e saj trajtësuan në përthyerje të asaj ndjesie  emrin e tij, "Dar".....( fq 194) - Martinë më ke falur?-dhe zeri i tij i forte iu leshua një dridhërime faji - Asnjeri nesh s'eshte fajtor,Dar,...Une sot jam vërtet e lumtur. (Fq 196)      Gruaja që gjeti dashurinë saj të fjetur brenda qenies së vet, nuk kishte si mos të gjente dhe frutin e kësaj dashurie. E kaluara jetonte bashkë me të gjatë gjithë jetës së saj. E tërë jeta e Martinës dhe e Darit ka qënë një pritje e gjatë. Por historia nuk ishte dhe aq e hidhur me ta. Djali që kishte rritur Dari, ishte gjaku i tij dhe lindur prej Martinës.Kjo ishte  e vërteta e pastër fshehur për 27 vitesh. "- Njëherë, kur i thashë tim eti, se dyshoja se fëmijën ma kishin ndërruar, ai më tha të heshtja, ta lija të rritej larg meje, do të ishte më i sigurt. "Dëgjo heshtjen" , ngulmoi ai dhe unë ashtu bëra. Heshta.Dëgjova heshtjen time. ( Fq 196) Më pas u ndjenë të tre të lumtur nën dashurinë e tyre të pastër. Dashuritë e pastra nuk vdesin kurrë Ato jane dashuri të bekuara nga zoti "DEGJO HESHTJEN', me autore Engjellushe Sanxhaku Varfi, është një libër sa i thjeshtë aq dhe i thellë. Një histori , po ndërkohë shumë histori të ngjashme të jetuara në Shqipërinë komuniste. Një libër që edhe kur e heq nga dora, mendja të mbetet aty.... Urime dhe shumë suksese Engjëllushe! 12.02.2020

Dale ne Tirane, me autoren(Engjellushe Sanxhaku Varfi), bashkeshorti i saj ( i biri i Andrea Varfit, Gjin Varfi)

98 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page