top of page

Një pikëpamje paksa më ndryshe...


Një pikëpamje paksa më ndryshe në lidhje me “Sfida Osmane…" të Arben Xhaferit

Publikuar më herët në rubriken “Vështrime” besoj aktuale dhe tani.

Shumë të tjerë dhe unë sikur ata Arbër Xhaferin e konsiderojmë politikanin, analistin dhe kolumnistin ndër më të mirët të një rrethi fare-fare të ngushtë, këtu tek ne e në rrethinë. Si politikan i dha një gjallëri dhe një frymë të të menduarit politik tjetër fare në Kosovë e në veçanti në Maqedoni. Në të dytin u shpërfaqë si një lider i sigurtë dhe me vizion. Të tillë e dij qëkur ishim anëtarë të Këshillit Drejtues të PSDK në vitet 90-ta. Kjo e vërtetë tashmë është pranuar pa rezervime dhe një lajkatari për këte do ishte triviale. Shkrimet e tij-çfarëdo qofshin-përherë reflektojnë një begati të rrallë njohurishë të fakteve, rrethanave e ngjarjeve dhe bashkë me gjykimin për ato, me peshën e tyre që objektivisht kanë dhe sipas vlërsimit të qarqeve me autoritet politik e publicistikë, i dhanë përmbajtje kohës kur janë paraqitur për të ndikuar fuqimisht në rrjedhat e sotme të saj dhe tej saj. Edhe vështrimi i sipërpërmendur është i sajuar në po atë lartësi. Megjithëkëte, pa menduar që të zvogëloj as, për si i thonë, një “çime floku” cilësinë e vështrimin të tij, me të drejtën që për kundrimet e tilla mund të mendohet ndryshe, do hedhsha ndonjë ashkël nga mendimi, jo për të polemizuar, por veç sa për të provuar se mos mendimin e tij –si i thonë artistet pamor- një retushim i përkushtuar e bënë mbase më të plotë. Në shtyllën e parë të vështrimit, aty dikund nga fundi z. Arbri hedhën një mendim se pas v.99, grupe të vogla besimtarësh mysliman filluan intensivisht dhe më prapavijë politike të shquajnë përkatësinë e tyre fetare - si e thot në vazhdim- kryekëputë politike e që ishin më shumë teatrale se fetare dhe që propagandes antishqiptare sërbe i futnin në grusht prova sa për ta sajuar akuzën e tyre kundërshqiptare. Dhe unë do hedhë mendimin tim:bënë se grupe të vogla me mënyrën e tyre të sjelljës, të veshjes, të vendndejave dhe dukjes së vetë të veçohen nga të tjerët, dhe le të dukën ata të paktë dhe paksa teatral në sjelljen e tyre, por përçimi dhe përhapja intensive e fes islame nga ato “grupe të vogla” nuk mund të mohohet se duken fare dhe se prezenca e ndikimi i tyre në atmosferën e përgjithëshme teologjike, ndjehet fuqishëm. Indiferentët dhe ateistet e deridjeshëm ndaj fesë që i thrritnin për jetëgjatësi prijsve ideologjik e ideologjisë /bile edhe antiislamistet që dikur qortonin prindërit që lejonin që të vegjlit e tyre shkonin në faltore-xhami/, persona të mirënjohur nga jeta publike e shkencore, tashmë si mysliman të devoçëm /me tespihet në dorë/, falen qoftë largë syrit të opinionit ose në vetë faltorët kurse, po të kishin mundësi financiare do bënin pelegrinazh deri tek Qabe, jo sa për pushime turistike por vetëm duke e ndjejtë ritin e atjeshëm të shenjtë dhe detyrim fetar. Po do shtoj dhe këte kur ka të bëjë me frikën nga gogoli sërbë: dhe sërbet në kulturën e të cilëve, ajo osmane participon me një përqindje të lartë /të vështrohet kultura, toponimia, gjuha, arkitektura dhe të tjera/, që ngrejnë akuza antishqiptare, as që munden ato ndikime të shlyejnë nga kultura e vetë e as të ndalin depërtimin /për mua furioz/ të fesë myslimane. Me ç´të drejtë do akuzonin Kosovën për rrezikun nga shtrirje nga kultura islame, kur vetë janë të zhytur në te. Besoj se, antarësimi i Turqisë në B E (e ajo është gjithnjë në përpelitje të futet në BE dhe kjo, më gjasa dhe do ndodhë një dite), do jipte përgjegje nëse ky fakt do shtrinte Evropën deri në Avganistan ose botën islame deri në Balltik. Të përmendi se një studim historik (se si koha e rrethanat brënda saj transformojnë evolutivisht njeriun e shoqëritë)/e që një e vërtetë e tillë ka zënë vendin e duhur dhe në Encikoklopedinë më të njohur gjermane /ka 30 vëllime/, të cilin e pata lexuar në gazetën e çmuar, thoshte se pikërisht gjermanët, në një të shkuar të lashtë, kanë prejardhjën nga ato hapësira / nga fisi Sarmaten/. E Afganistanas nuk janë…permëtepër janë nga dukja kontrast i tyre. Ky fakt do jipte përgjegjën nëse Evropa e krishterë do bëheshin mysliman të devoçëm apo myslimanet /turq/ do bëheshin Evropian të mirë/. Vijës logjike të kësaj pyetjeje /falë zhvillimit të tërësishëm të Evropes, si kategori që përcakton vetëdijën e shoqërisë/, fare më dukët se do ndodhë e dyta, sepse, tashmë ka tendenca të çdogmatizimit të mendësisë islame- nga një anë /sikur është shembulli me zgjedhjët në Iran dhe shumë të tjerë/ dhe pranimit të po këtyre vlerave nga ata nga ana tjetër. Por që në të dy zgjidhjet që përmbanë kjo alternativë, fenë myslimane, në çastin e tanishëm, nuk do të ketë asnjë fuqi që do anashkalonte ose injoronte. Propaganda sërbe-jo se jo. Ajo nuk ka më fuqinë që me anatema të tilla, të influencojë kontekstin. Me ristrukturimet në përmasa globale dhe me ripozicionimet e fuqive të mëdha /paraqitje spektakulare e Kinës /sidomos pas krizes ekonomike, kur doli e paprekur nga kriza/, Indisë, Brazilit/, Rusia edhe tashmë hulumton një ripozicionim dhe ristrukturim sa më lukrativ për vetën dhe si pasojë e kësaj, aleanca me Sërbinë do humbë rendësinë e vetë tradicionale e vetë ajo, do zbres në një shtet të përmasës çfare edhe e ka- një shtet normal ballkanik, me një ndikim rajonal në përputhmëri me përmasën e tillë. Me kusht që- sikur e thekson shkarazi Z.Arbri- Evropa nuk është kundërislame (e ka plotë arsye të jipet përgjigje positive), del goxha i parëndësishëm fakti i “futjes në grusht“ Sërbisë argumentin për shtetin islam të Kosovës të cilin ajo në dekadat e shkuara përmes propagandimit intensiv ua portretonte si një gogol të tjerëve, tashmë pas themelimit të këtij shteti dhe pranimit të tij nga pjesa dermuese e shteteve më të rendësishme evropiane, kotasi i puhitë fytyres së Evropës. Fakti se ka një konsensus /ende jo të plot/ për pranimin në BE të Turqisë/, Sërbisë ia kall mu në dorë at argument . Është një punë e pafalenderueshme përgjegja nëse sundimi osman në Ballkan / që i dha jetë Mehmet Sokolloviqit kur ai smund ta kishte ate/ ishte e tillë sikur e thot Dautogllu, sikur që është hipotetike nëse ecja e namit osman në Ballkan do përfundojë,me triumfin sikur e do Ministri, por e pakontestueshme është se Turqia tashmë është fuqi rajonale me një tendencë që /sipas një parashikimi demografik, në v.2050 të ketë popullësi sa Gjermania e Franca sëbashku- afro 150 mil. dhe një rritje ekonomike që do i sigurojë një pozicion më të fortë dhe gjithësesi një ndikim evident dhe më të gjerë në rrethinën/. Shikuar çështja nga ky pikëvështrim, jo mendimi i ministrit turk karagjoz por logjika e zhvillimit të gjërave, Ballkanin resp. Kosovën, e nxjerrin qëndër të Evropës me Turqinë pjesë të BE dhe domosdoshmërisht do fitoj në peshë dhe nga ky fakt do zhvillohet në qënder gjeostrategjike dhe-pse jo- ekonomike e kulturore. Për këte fakt në një nga kollumnet /faqja e kulturës e gazetes së çmuar/ me një luciditet mahnitës flitte z. Kraja (respect për cilësinë e lartë të shkrimeve të tij) dhe doli i pakuptuar e për shkak të kësaj edhe i anatemuar se kishte bërë blasfemi pikërisht për shkaqe “t´mos i futet në grusht serbëve dhe antimyslimanëve një argument antishqiptarë”/. Nuk mendoj se ndonjë parashikim që rezulton nga frymë e vështrimit të Z. Arbër, duhet të na frikësoj se dalim nga shinat që na shpiejnë në Evropë. E mendoj të kundërtën: se pikërisht ato na shpiejnë rrugës së drejtë në Evropë në të cilën mençuria e Evropës e shtrirë në dokumenta e traditë të saj po dhe kërkesat për fuqi punuese , dhe nevoja e gatishmëria e atyre këtej Avganistanit, do krijojnë spontanisht po edhe përmes politikave kompetente, një substrat të përbashkët kulturor të përbërë nga Orienti e Oksidenti, jashtë ëndrrës së të “birit të Davidit…” Sistemi politik i BE është tepër demokratik dhe i gjerë për të pënguar liritë fetare /tashmë dhe në ambiente rurale të vogla fare në veri sheh xhamia dhe zijosh/ por tepër i ngushtë për depërtimin e dofarë perandorive e sundimesh, çfardo që të jenë e ngado që vijnë. Minush M. Hoxha-Avokat.-Pejë

45 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page