top of page

Një parti në dy


Një parti në dy

Astrit Lulushi


Më 1854 në ShBA u themelua një parti të re me emër të vjetër - Partia Republikane. Demokratët e Veriut, një grup kundër skllavërisë, u mblodhën në Wisconsin për të bashkuar forcat me një emër të ri, ose një të vjetër, por të rigjallëruar. Demokratët veriorë thjesht nuk mund t'i bindeshin votave të homologëve të tyre jugorë për një projekt-ligj mbi skllavërinë.

Tingëllon e çuditshme sot, por konkurrenca midis republikanëve dhe demokratëve filloi në 1856. Demokratët ishin parti konservatore (në fakt do të ishte e drejtë të quhej parti reaksionare dhe raciste). Kongresi i vitit 1857 ishte i pari që përfshinte kryesisht anëtarë të këtyre dy partive. Deputetët e jugu ishin demokratë dhe kishin shumicën në Kongres; gjithashtu demokratë ishin Kalifornia, Oregoni dhe Minesota.

Republikanët kontrollonin Anglinë e re, pjesën veriore të Nju Jorkut, pjesët veriore të Pensilvanisë, Miçiganit, Wisconsin, Iowa, Ohio, Illinois dhe Indiana. Ata ishin partia që kontrollonin qeverinë. Lincolni u bashkua me këtë parti në 1856 dhe u bë kundërshtar i palëkundur i skllavërisë.

Në korrik 1862, pikërisht pas betejave brutale Shtatë Ditëshe në Richmond, kur të dyja ushtritë (federatë - konfederatë) patën rreth 35,000 viktima, Lincolni e largoi vëmendjen e tij nga lufta dhe nënshkroi në ligj Aktin e Kolegjeve dhe Aktin e Hekurudhave. I pari krijoi universitetet shtetërore, dhe i dyti, një hekurudhë për në Paqësor. Akti i hekurudhave veçanërisht ndikoi për të krijuar një korporatë. Kjo ishte Partia Republikane.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page