top of page

Një orë para mbylljes së afatit zyrtar të votimit


Kryetari i Grupseksionit të PD-së Barking dhe Dagenham në Mbretëri të Bashkuar, biznesmeni i suksesshëm Gazmend Cufaj, ka shtuar kontributin e tij në favor të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, duke qenë vetë në frontin e parë si Anëtar i Komisionit. Në Grupseksionin „Sektori Rinia“ ku është kryetar i PD-së Shkëlqim Cufaj, të dhënat paraprake flasin për një rezultat të thellë të PD-së. Ai së bashku me fisin e tij të madh ka votuar dhe tashmë u bënë thirrje dhe të tjerëve që të votojnë dhe të japin votën e tyre për të pasur një pjesëmarrje masive.

Një orë para mbylljes së afatit zyrtar të votimit, ai është bashkuar me thirrjen që bëri kreu i PD-së, Lulzim Basha, ku kryedemokrati iu bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende, të ushtrojnë të drejtën e tyre në kutit të votimit.

Gazmend Cufaj ka ripostuar këtë dhe me këtë rast u ka dërguar mesazhe mjaft të njohurve të tij anembanë me moton dhe htirrjen e z Basha: “Edhe një orë për të votuar, edhe një orë për të vendosur 4 vitet e ardhshme. Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri. Mos e humb këtë mundësi.



30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page