top of page

NJË ORË E VEÇANTË POETIKE


„DRITË MBI PLAGË“, NJË ORË E VEÇANTË POETIKE DHE HOMAZH PËR VIKTIMAT E LUFTËS NË KOSOVË

Të shtunën me 17 dhjetor 2022 në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u mbajt ora poetike “Dritë mbi plagë” dhe u diskutua për librin „Eskadronët e vdekjes“ të autorit Bardhyl Mahmuti, që të dyja vepra të Qendrës Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur.

Shqipe Bytyqi, anëtare e kryesisë së Qendrës Qendrës Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur përshëndeti të pranishmit, foli për idenë dhe realizimin e këtij libri, për caqet që Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur i ka vu vetes, për propozimin e Qendrës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i Gjenocidit në Kosovë dhe apeloj në mbështetjen e të gjithë paqëdashësve, sepse paqja e përhershme arrihet vetëm pas triumfit të drejtësisë. Për një atmosferë me shumë emocione u kujdes moderatorja Alketa Gashi Fazliu si dhe interpretuesit: Avni Dalipi, Alketa Gashi Fazliu dhe Vedat Haxhiislami, të cilët lexuan nga vargjet e 51 poeteve nga libri “Dritë mbi plagë”. Hapsira e bukur dhe fisnike e Bibliotekes Kombëtare u mbush me vargjet plot dhimbje, gjersa në imagjinaten e dëgjuesve parakaluan ngjarje dhe skena tmerri nga krimet që aparati serb ushtroj mbi popullin e Kosovës. Ishte, sa bukur, aq edhe trisht!


Pas përfundimit të orës letrare u diskutua për romanin “Eskadronët e vdekjes”, për të cilin folën Shqipe Bytyqi, Bedri Halimi, Bislim Zogaj, Musë Gashi dhe të tjerë. Nga diskutimet doli një ide e përbashkët që nga ky libër të bëhet një film artistik në mënyrë që narrativa e këtij romani të rrallë me tematikë nga lufta në Kosovës ti ofrohet një publiku më të gjërë. Krejt në fund, të pranishmëve ju dhurua nga një ekzemplar i librave “Dritë mbi plagë” dhe „Eskadronėt e vdekjes“, gjersa bashkëorganizatori i këtij eventi Berat Dakaj, bëhej gadi të shkonte në eventin tjetër, në Tendën e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur në qendër të Prishtinës.



53 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page