Një nismë me vlera të çmuara


Prof.dr. Eshref Ymeri


Një nismë me vlera të çmuara

e poetes Armela Hysi


Poetja, shkrimtarja, përkthyesja e librave për fëmijë dhe redaktorja, zonja e nderuar Armela Hysi, e cila punon dhe jeton familjarisht në Athinë, pati përgatiur dhe çuar në shtyp librin mjaft interesant “Antologji letrare”, me titull “Merr një varg dhe eja”, të cilin, para pak kohësh, pra, pas Vitit të Ri, e nxori nga shtypi Shtëpia Botuese “Koliqi”. Ky është një libër befasues në llojin e vet. Kjo për arsye se bota e fëmijëve është një pasuri enciklopedike kuriozitetesh nga më të paimagjinueshme. Duke u marrë me përkthimin e letërsisë për fëmijë, zonja Armela, si poete dhe shkrimtare e talentuar, ka zbuluar dhe vazhdon të zbulojë me shumë kërshëri larminë e formimit psikologjik të fëmijëve. Domosdo, se poetët dhe shkrimtarët, në dallim nga njerëzit e zakonshëm, falë talentit të tyre, kanë lehtësinë e bekuar hyjnore për të hyrë në të fshehtat e shpirtit fëmin