top of page

NJË NDARJE E DHIMBËSHME


Edmond Llaçi
  1. E mori atë të përpjetë me sheshpushime e shkallë të shumta me vështirësi të madhe. Tek porta e hapur e rrethimit të shtëpisë u ndal. Pasi drejtoi shikimin nga i zoti tij i cili ndodhej disa hapa më larg, u nis duke hedhur hapat mbi asfalt si me përtim. Në mënyrën se si komunikonte me të lëshoi një lehje dhe më pas disa të tjera. Me to deshte ti thoshte se nuk mundej. Nuk mori përgjigje por ndjeu se ai po e dëgjonte. Më kupton vazhdoi ai katërkëmbësh trupmadh duke mos ja ndarë shikimin. Nuk mundem, s’kam fuqi. Tashmë ti e di se diçka po ndodh me mua. Mu përgjigj. Me atë tundje të lehtë të bishtit shfaqi kënaqësinë e përherëshme kur i shkonte pranë. Qëndroi përballë tij duke u mbështetur në dy këmbët e para. Për një çast nuk ja ndanë sytë njeri-tjetrit. Të dy, tashmë e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte. Edhe vet i zoti tij nuk mund ta çonte ndërmënd atë që kishte vendosur të kryente. I dukej e tmershme. Nga të gjitha format dhe mundësitë kjo ishte më e drejta për të. Duhej ta kryente atë veprim. I kërkoi ta ndiqte. Tek po ecnin, në mendjen e të dyve po përpunohej përjetimi i pjesës tjetrës. Për atë krijesë besnike ishte shumë e frikshme të ndahej prej tij. A do të mundej i vetëm në atë botë me errësirë të frikëshme. Në çast tek po ecte, si ato vetëtimat tek çajnë qiellin të shoqëruar me një dritë të fortë, ndjeu diçka të nxehtë ti përshkonte trupin dhe me mundim të madh u përpoq të mbahej në këmbë. Por do të ishte miku i tij i përhershëm që do ta shpëtonte nga ai moment i vështirë. Do ta ndjente veten në krahët e tij të fuqishëm. Psherëtiu i mallëngjyer. I u kujtuan momentet e para. Ashtu i vogël kur ai e mbante në pëllëmbë të dorës duke e prezantuar me njerëzit e familjes. Dhe me sytë e tij ende të pa hapur, mundohej të nuhaste aromat e tyre. Ndërkohë midis dëshirës dhe asaj që po ndodhte e lëshoi edhe më tepër trupin. Çuditërisht ndjeu atë që mendonte ku herë herë po i pëlqente. Atje tek po rrëshqiste në atë pafundësi, ai trimi i tij, bëri një ulje të detyrueshme. Nuk mundej më. Duhej të shlodheshin diku, poshtë kurorës të një pishe të mbirë aty pranë rrugës. Kishin ende rrugë përpara për të kapur lartësinë aty ku kalonin orë të të ra sëbashku. Ndoshta ai ishte qëllimi i të dyve. E ndjeu lirshëm veten mes atyre duarve të fuqishme. Në pamundësi ta ndiqte me shikim, duke e shoqëruar me disa gavjise të lehta u përpoq të përqëndrohej në zërin e tij të ëmbël. Të kam dashur fort. Shumë shpejt do të ndodhesh diku aty lart midis atyre yjeve por unë do të vazhdoj të të dua. Çdo natë do të të përshëndes këndej nga poshtë deri në pa fundësi. Atë moment, këmbësorët e pakët do ta ndiqnin veçse me bishtë të syrit pasi do quanin jo normal. Por nuk do të vononte shumë, një makintë tek po zbriste do të ndalonte pranë tyre. Nga krahu tjetër i drejtuesit, një femër do të zbriste prej saj. Me dorë përpara sikur nuk do të arinte aty u shpreh: Oh sa më dhimbsesh bukuroshi im. Ju vura re para gjysëm ore tek po shkonim për lart në kala dhe çuditërisht ndjeva se diçka po ndodhte me ju. Dhe nuk gabova. Përtej asaj që duam, çdo gjë është në dorë të zotit. Tek të dy e shfaqi hidhërimin e saj. I kishte kaluar vet ato momente. Edhe ajo nuk dëshironte ta lënte në duar te tjerëve. Ishte fare, fare i vogël kur ma dhuroi i dashuri im aty ku do të takoheshim. Dhe duke fshirë një pikë loti drejtoi shikimin nga ai tek po priste në makinë. Supriza e parë nuk ishte puthja por ky bukurosh u shpreh ajo duke i treguar një foto të tij. Ishte një moment tepër i vështirë për të tre. Ajo kishte qejf të mburej me atë bukuri por e ndjeu se duhej ti lënte vetëm. E përkëdheli qenin duke e pyetur si e kishte emrin ai bardhosh. Sapo e shprehët i u përgjigj ai. Po, vërtet shumë i bukur. Shko pra, kryeje atë që mendon. Edhe unë kështu veprova. Çastet e fundit i kaloi aty ku unë, ai dhe i dashuri im përjetuam momentet më të bukura të jetës. Edhe atë pak jetë që u mbetet në asnjë lloj formë nuk kemi të drejtë tu a marim. Vetëm Zoti mund të veproj mbi ta. Tek po ikte, ajo bjonde e bukur i drejtoi një shikim të ëmbël. Aty ku shfaqet bukur një dashuri njerëzore, në formën më magjike të saj krijon rezonaca të fuqishme. Përjetuan të njëjtën ndjesi, atë të humbjes të krijesës më besnike. Eh Bardhoshi im, i u drejtua atij, më ngushëlloi ajo vajzë simpatike. Dhe për të kapur kohën, pa menduar në se nuk do ta dëgjonin, tek tundëte duart në ajër vazhdoi të fliste me zë të lartë: Në galaktikë ekziston ende një yll pa emër. I vendosa emrin e tij. Së shpejti do të ndodhem shumë larg prej këndej dhe me të dashurën time do ta ndjek me ëndje trajektoren e atij ylli. Dhe pambarimisht tek mjeti i tyre po lëvizte më të poshtë, ajo përshëndetja e saj me dorë do të vazhdonte deri sa të humbiste në kthesën e parë


60 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page