NJË MUAJ NË FINLANDË


Resmi Osmani

Përshtypje udhëtimi

Njëzet e dy korrik 2021 Aeroporti “Nënë Tereza”.Mëngjes heret. Jam nisur për në Finlandë,pë rte im bir, Erioni. Megjithëse kohë pandemie, salla e pritjes është mbushur plot.Udhëtarët presin në portat e daljes. Kaloj piken e kontrollit.Aeroplani I Lufthansës, që do të më shpjeerë transit në Frankfurt, niset në 06.15’. Zura vend. Aeroplani u nis me një çerek ore vonesë.Pasi mori vrapin në pistë, u shkëput dhe u ngjit në lartësi. Vendi im është pranë dritares. Aeroplani ngjitet mbi re. Sipër diell dhe dritë, posht shtresa e bardhë e reve, me forma fantazmagorike, herë si pyll kerpudhash gjigande e herë si akullnaja. Kur hym mbi Gjermani dhe aeroplani filloi të humbte lartësi, u duk toka. Pyjet si njolla të gjelbra, liqene, lumenj, ara pafund që zverdhnin nga të lashtat ende të pakorrura, rrugët dhe në fund fshatrat periferike e qyteti i Frankfurtit.

E bukur është toka e parë nga lartësitë.

Aeroporti i Frankfurtit.Nga me te medhenjte e Europes.Radhë të gjata në pikat e kalimit.Pasagjerë nga vende komunitare dhe ekstrakomunitare.Kontrolle te imtësishme. Pasaporta,shqyrtim fletë për fletë,në kompjuter, telefonata dhe konfirmime, kërkesë për PCR(kovidi negativ) dhe ftesën e pritësit. Më në fund, okej! Hapet rruga. Më duhet të zbres me shkallët vetlëvizëse dhe të eci gjat për te porta e daljes. Nxitoj. Jam i vonuar. Maskën zotëri, maskën!

Aeroplani për Helsinki. Komshiu një arab me djalin. Asnjë fjalë. Secili qetsinë e vet.Afrohen stjuardesat, ofrojnë pije.Porosis kafe. E bejne gati.Tri euro.Zgjat kartmonedhën.Nuk pranohet, kërkohet kartëkrediti. Kafja prapsohet. Kohë dixhitalizimi. Arabi paguan për mua me kartën e vet. E falnderoj. Më thotë se është maroken. Fluturojmë dy orë drejt veriut. Më në fund arrijmë. Në dalje më prêt im bir.Përqafime të përmalluara. Nga aeroporti, që është 20 km. larg Helsinkit, marrim trenin urban. Në stacionin e Helsinkit trenin për në Lapua, qyteti më i afërt me qëndrën e banimit të tim biri.Treqind kilometra për tri orë.Jemi në katin e dytë.Vagona komodë. Zbresim në vagonin restorant. Në Lapua na prêt me makinë Jenni, nusja finlandeze e djalit.

Makina hyri në rrugën e shtëpisë dhe u ndal në oborr. Mbrritëm në shtëpi.

Erioni në Finlandë.Edhe familja ime nuk i shpëtoi emigracionit.Erioni është djali im i tretë.Një histori romantike. U njoh virtualisht me zonjushën finlandeze Jenni Mirka Maria Hahtokari. Jenni erdhi në Tiranë dhe qëndroi tre muaj. U pëlqyen. Martesa u bë në Finlandë në mars 2016. Kanë kaluar pesë vjet. Erioni fillimisht, u trajtua me asistencë sociale, kaloi në kursin e gjuhës dhe më pas në shkollë profesionale. Kanë blerë shtëpi me kredi( që është e përballueshme) vilë fshati, me oborr, me dy pemë mështekne, vadhëz, shkurre jargavani, shkurre frutore dhe livadh, në breg të lumit, pranë rrugës, në periferi të qytetit të Lapuas, e mjaftueshme për një familje të vogël dhe që të dy janë të punësuar. Erioni është përshtatur me klimën dhe mënyrën e jetesës dhe është integruar në shoqërinë finlandeze.

Finlanda.Pak fjalë që lexuesi, të krijojë një ide për vendin mikpritës. Vendësit e quajnë Suomi. Në lindje të gadishullit Skandinav.Në lindje kufizohet me Rusinë, në veri(afër rrethit polar) me Norvegjinë dhe perëndim me Suedinë.Në jugë laget nga deti Baltik.Shtrihet në 64 gradë gjerësi veriore.Ora një plus asaj të KE. Sipërfaqia 338.678 km.katrore,25% e territorit në rrethin polar verior. Popullata 5.5 milion banorë, emigrant 400 mijë, nga këta 7760 shqiptarë(kryesisht shqiptqrë të Kosovës). Klima polare e ftohtë.Në dimër dielli për tre muaj nuk duket.Në verë,prill-qershor dielli nuk perëndon, janë netët boreale,të quajtura netë të bardha. Ngricat nisin në tetor, vendi mbulohet nga bora që vë shtresë, 10-60 cm. temperaturat mesatare të shkurtit në jugë -6 gradëC.Në Lapland -14.

Ka qënë nën sundimin suedez, deri në vitin 1808, kohë kur u pushtua nga Rusia që e shpalli Dukati i Madh i Finlandës. Shpalli pavarësinë në dhjetor 1917. Në 1918 u përfshi nga lufta civile.Në Luftën e Dytë Botërore, luftoi kundër BS në lindje, dhe në vitin 1944 kundër gjermanëve në Lapland.

Finlanda është tokë e rrafshët fushore.Toka e punuar zë 8% të sipërfaqes me 2 milion ha. Kurse pyjet mbulojnë 60% të sipërfaqes, me 20 milion ha.Numërohen 190 mijë liqene, që zënë 9% të sipërfaqes.

Për nga niveli i jetesës, zhvillimi ekonomik, dhe industrial, Finlanda është e krahasueshme me Gjermaninë Britaninë e madhe dhe Francën.Prodhimi Brendshëm Bruto, 140,5 miliard euro, ose 44.500 dollarë për frymë. Rroga mesatare mujore 3380 euro bruto,2509 euro neto.

Ngritja ekonomike ka filluar pas viteve 50-të të shekullit të shkuar, pasi vendi u çlirua nga detyrimet financiare të paqes me ish BS.

Nëntoka është e pasur me minerale hekuri, kromi, bakri dhe ari.

Republikë parlamentare. Kryeqytet Helsinki.

Pejsazhi.Udhëtuam me raste, qindra kilometra. Peisazhi thuajse i njëtrajtshëm: rruga e drejtë, në të dy anët pyll, apo çeltira me ara të mbjella me drithra: grurë, elb, tërshërë, që tashmë janë zverdhur dhe po u afron koha e korrjes, patate apo livadhe të gjelbra.Asnjë pëllëmbë tokë bosh!Kush zotëron një pronë toke por që nuk e punon vetë e jep me qira, atyre që ushtrojnë veprimtari bujqësore. Ah, sa për pyllin finlandez, një fantazi më vete,zor e përshkrueshme, që të mbeten sytë në të.Drurë të dëndur mështekne ,bredhi, ose përzjerje të të dyve, të drejtë,po fare të drejtë,të lartë, nëpër to,vadheza mbushur me fruta të kuqe, që thyejnë gjelbërimin.Është një pamje që nuk ngopesh së sodituri. Rrugës, në distancë nga njera-tjetra, shfaqen qendrat e banuara, që nuk janë fshatra të mirëfillta. Shtëpi të ndërtuara me material drusor, një e dy katëshe, lyer të shumtat me bojë kafe të çelur në të kuqërremtë, sikush në pronën e vet, në ara, por edhe mes drurëve pyjorë. Rrafshulta s’ka fund,(më vjen mall për mallet tona) rrall nëpër të shfaqen valëzime që krijojnë një far thyerje të njëtrajtshmërisë.Pyjet janë të populluara me faunën veriore: drerë, arinj, lepura, dhelpra, ketra, fazanë…..Anët ndarëse të rrugës me pyllin, janë të thurura me rrjetë teli, që të pengojnë drerët të dalin në rrugë. Tabelat lajmërojnë: kujdes drerët! Përplasja me’ ta mund të jetë fatale për vozitësit e makinave.

Rrugët të mirëmbajtura, me vijëzime, sinjalistikë, rrethrrotullime, mbi e nënkalime. Edhe brezi i butë me bar të kositur! Rrethrrotullimet me lule dhe gjelbërim. Kur udhëtohet në rrugë të panjohura mirë, bëhet lidhja me qëndrën e navigacionit, e cila jep udhëzimet për rrugën që duhet ndjekur.

Klima e këtyre ditëve.Dhjetëditori i funditiI korrikut, vijon të jetë kohë e ngrohtë, qielli i kthjellët dhe dielli i ndritur.Me fillimin e gushtit, ditët nisin e shkurtohen, koha freskohet, maksimalja ditore +17 grad, e natës +7 gradë.Fryjnë erëra, të vrullshme dhe të ftohta. Gdhihet mjegull e dendur, qielli mbulohet nga retë, nisin shirat, të shtruara, thuajse të përditshme. Veshjes i shtohet edhe një xhup i lehtë. Ndjehet freskia. Po afron vjeshta. Ndërkaq nga Tirana më thonë se është vapë përvëluese dhe e padurueshme!

A janë vërtet të lumtur finlandezët? Sido që duket si pyetje retorike, nga anketimet ka rezultuar se Finlandezët vetdeklarohen si populli më i lumtur në botë! Me aq sa mundem, përpiqem të kuptoj(në rrethin e njerëzve me të cilët po jetoj)sido që më mungon njohja e gjuhës, sa i vërtetë është ky pohim dhe çfarë i bën ata vërtet që të ndjehen të lumtur.

Banesa dhe mjedisi. Secili nga pjestarët e familjes kur arrin moshën madhore, pas martese, shkëputet. Siguron shtëpinë e vet, me gjithçka i duhet.rrjeti elektrik, furnizimi me ujë, internet,shërbim postar, kanalizimet e ujrave të zeza etj. Hangaret dhe ngrehina ekonomike. Banesa, ka një oborr-livadh që mbahet si tapet me kositje të herë pas herëshme.Në të janë të mbjella lule, disa shkurre frutore dhe drurë të klimës veriore që nuk i njoh, por edhe drurë pyjorë:mështekna, vadhëza, bredha, rrepe. Nuk ka gjerdhe apo sinore të shënuar.Toka e oborrit nuk punohet, as rreth shkurreve frutore.Të pasionuarit, krijojnë disa lehe të improvizuara me kaseta drrasash,të mbushura me tokë, për mbjellje të luleshtrydheve,kungujve domateve etj. Nuk praktikohet kopshtaria, jo se mungon tradita, por pasuria e tregut e ka bërë të panevojshme.

Secili është i punësuar sipas mjeshtërisë së vet, burra dhe gra.

Tregut të punës i përgjigjen shkollat e arsimit professional, që konsiderohen nga më të mirat në botë.